Balluku takon Escobar. SHBA mbështet rolin aktiv të qeverisë shqiptare në rajon

15 Korrik 2023, 14:30Politika TEMA

Balluku takon Escobar. SHBA mbështet rolin aktiv të qeverisë

Qeveria Shqiptare është plotësisht e fokusuar në përmbushjen e angazhimeve të marra, si dhe rolin e rëndësishëm që mban sa i takon zhvillimeve në rajon. Ky ishte mesazhi i përcjellë nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi në Uashington me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takimin e zhvilluar mes tyre, Balluku dhe Escobar diskutuan mbi një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimet e fundit në rajon dhe mbi rolin që duhet të ketë Shqipëria në gjithë këtë situatë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja Balluku shprehet se Escobar, i cili është një ndër njohësit më të mirë të rajonit tonë në Departamentin e Shtetit, së bashku me skuadrën e tij, shprehu gadishmërinë për të ofruar ndihmën e tyre në zgjidhjen e situatës, si dhe vendosmërinë për mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Uashington- Në Departamentin e Shtetit takova Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare. Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvatjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”, shkruan Balluku.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, si dhe ishte pjesëmarrëse në Konferencën mbi Bashkëpunimin Rajonal për Ballkanin Perëndimor,  organizuar nga Lidershipi Transatlantik dhe Këshilli Atlantik.

 

4 Komente

  1. S
    Skeptiku??

    Balluku takon Escobarin???????????Po ky eshte Lajmi i "Shekullit"....ja na thuaj Zj.Balluku po pastaj??Kur do tja japin Amerikanet Kosven Serbeve?? BBLLLLLAAAAA...bbbbaaaallllll Pordhi Kali ne Dre te Hanit dhe theu xhamat e Dyqanit-kete Vlere ka Biseda juaj me Esco....................barin..zj.Balluku-Fatekeqesisht..lol

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tanguli

      Po Po por vetem konsum ekonomik se fjala e Shqiperis (Rames)askund nuk u vleresua edhe Vucic ka Filluar ta leshoje Vellazerine me Ramen.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ton

        Na plasi....

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          i foli per trimerite e gjyshir Beqir dhe luften pa kompromis ndaj imperializmit amerikan

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje