Rasti Gjiknuri: Dokumentet që përgënjeshtrojnë Edmond Spahon dhe Vasilin

15 Korrik 2023, 09:07Politika TEMA

Rasti Gjiknuri: Dokumentet që përgënjeshtrojnë Edmond Spahon

Deputeti i foltores Edmond Spaho me një status në Facebook ka ricikluar akuzat e bëra dy vite më parë se qeveria dhe posaçërisht Ministria e Energjisë dhe Industrisë i kishte dhënë shoqërisë që do ndërtonte inceneratorët edhe një kontratë për ndërtim të impiantit të prodhimit të energjisë nga djegia e mbetjeve për 25 vite duke garantuar edhe blerjen e energjisë. 

Për këtë, Spaho nuk hezitoi të akuzojë me emër edhe ish-ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri. Një akuzë që ekzaltoi pamasë Petrit Vasilin e LSI që siç duket gjeti kohën të gëzojë e të shkëpusë mendjen nga çështja e nxehtë CEZ-DIA dhe pasojat e pritshme të saj për kokat e LSI. Vasili madje deklaroi se zbulimi i ricikluar pas dy vitesh nga Spaho ishte një bombë.

Së pari, Spaho e Vasili aludojnë se kompania e inceneratorëve kishte marrë një koncesion të dytë që mbivendosej me të parin e lëshuar nga Ministria e Mjedisit. Së dyti, Spaho e Vasili aludojnë se kompania kishte marrë të drejtën të prodhonte dhe shiste energjinë për 25 vite ndërsa kontratën e koncesionit në inceneratorin e Elbasanit e kishte vetëm për 7 vite. Pra, sikur kishte të drejtën për të shitur energjinë edhe pasi të kishte dorëzuar veprën tek shteti.

E vërteta në fakt është krejt tjetër. Së pari, ministria e drejtuar nga Damian Gjiknuri nuk ka firmosur asnjë kontratë të asnjërit prej inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe as Tiranës. Në pamundësinë për ta përfshirë në këtë çështje, pasi dështuan edhe me historinë e aludimeve për pagesa hotelesh nga bosët e inceneratorëve, Spaho e Vasili kanë tentuar indirekt të shfrytëzojnë elementin e prodhimit të energjisë duke përdorur dy spekulime.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë nuk ka lëshuar koncesion të dytë kompanisë së inceneratorit. Në zbatim të kontratës që kompania kishte në fuqi me Ministrinë e Mjedisit, të miratuar nga qeveria, ajo kishte fituar të drejtën për të ndërtuar impiantin sëbashku me pjesën e teknologjisë që bën shndërrimin e energjise termike te mbetjeve në energji elektrike. Në zbatim të kësaj kontrate, Ministria e Energjisë kishte detyrimin ligjor për të autorizuar dhe hapur rrugën e licensimit të shoqërisë “ALBTEK ENERGY” shpk. për prodhimin dhe tregtimin e energjisë. 

Njësoj si dhe autorizimet e tjera që jepen për gjenerim energjie edhe në burimet e gjenerimit nga uji, dielli apo era, kjo e drejtë lëshohet për 25  apo dhe me shume vite. Pra, kompania autorizohet të prodhojë dhe të shesë energjinë elektrike të prodhuar nga përpunimi i mbetjeve. Ky autorizim është detyrim kontraktual  por dhe sipas legjislacionit në fuqi. Jo lëshimi por moslëshimi i tij do të ishte një shkelje ligji nga ministria përgjegjëse.

Në përfundim të kontratës koncesionare, pra në përfundim të periudhës 7 vjeçare të koncesionit të inceneratorit të Elbasanit, kjo vepër transferohet në administrim të shtatë bashkive të Qarkut të Elbasanit. Kto të fundit marrin në pronësi veprën dhe fitojnë automatikisht edhe të drejtat e fituara nga kompania në raport me asetin. 

Pra, koncesionari transferon inceneratorin bashkë me kompaninë dhe autorizimin që ka “ALBTEK ENERGY” shpk për prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike. Të ardhurat që gjenerohen nga prodhimi i energjisë elektrike pas marrjes në dorëzim të inceneratorit nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit shkojnë tek ndërmarrja shtetërore dhe koncesionari nuk ka më lidhje me asgjë pas periudhës 7 vjeçare.

Sot që flasim 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit kanë inceneratorin bashkë me të gjitha të drejtat e tij përfshirë dhe prodhimin e energjisë. Këtë e di shumë mirë dhe SPAK madje e ka të evidentuar në dosjen hetimore. Siç mund të shihet në ekstraktin e QKB, shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan kanë marrë impiantin bashkë me të drejtat e fituara për prodhim energjie. 

Në objektin e aktivitetit ECO-ELB është edhe prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike, autorizimin për të cilën e ka të trashëguar nga "Albtek Energy" shpk. Ndërkohë, ECO ELB sikurse mund ta shikoni është e licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali i përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan.

Pra e gjithë gurguleja se kompania e inceneratorit kishte marrë koncesion të dytë dhe të drejtën për të tregtuar energjinë për 25 vite, edhe pas përfundimit të afatit të koncesionit, rezulton të jetë një flluskë sapuni.

Ulërimat publike të Spahos dhe Vasilit ndaj SPAK-ut kanë vetëm një përgjigje: nuk ka asnjë shkelje ligjore ndaj nuk mund të ketë asnjë përgjegjës.

Vetëm logjika spahiste dhe realiteti faktik brenda shtëpisë së tij politike mund ta konsiderojë impiantin e Elbasanit si partinë e vet me dy kongrese e dy vula, që kur e ka shteti zyrtarisht duhet ta ketë akoma edhe privati. Njësoj si partinë që kur e ka Berisha e ka ende dhe Basha! (Arlind Jaçe)

22 Komente

  1. D
    Devolliti

    Prapë na e nxorrët këtë Mond PALLUQEN. Lere këtë more se balta i ka mbuluar trutë dhe palcën e kurrizit dhe është kthyer në deputet kazani. Ti nuk merr fare vesh se nga lidhet gomari e jo më për këto inceneratorët. O Mondi nuk është kjo ministri si ish ministria jote që vodhe nëpërmjet shitjeve të hotel turizmeve të Shqipërisë.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gurabardhi

      Spaho dhe Vasili njihen si sharlatanë, mashtrues, shpifës, përçarës të unitetit. Janë simboli i ligësisë njerëzore.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Po po , keta i dine te gjitha.. Keta siduket kur marin testen e PD, i fut Sala ka*in bashke me cip ne b*th, se nuk ka mundesi qe kane te gjithe nje ton, nje model shprehje, me verdikte ect… , dhe pse kane hubur 5 here

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari jo dicidal

          Po denim per shpifje ka? Nuk eshte rasti i pare qe ky Spaho mashtron .Nuk e di si e besojne studentet ?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Avokati

            Po si nuk merret njeri me shitjen e dy HIDROCENTRALEVE ne Bistrice, BISTRICA 1 dhe 2, ose me mire me vjedhjen qe ka bere Qeveria e PD, qe doli nga zgjedhjet e viti 2009????? Ku shkuan cantat me para??? Si nuk merret SPAK me aferen e CEZ DIA??? E kuptoni o popull si na ka vjedhur kur ishte ne pushtet kjo palo opozita e sotme PD dhe LSI? Keta na bejne moralisti dhe bertet me shume ai qe ka MIZEN nen kesule, thote nje fjale e urte. Ketu nuk funksionon DREJTESIA, se po te funksiononte sot nuk do te ishte kjo situate. DREJTESIA jone e tredhur vazhdon avazin.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatmir Lohja

              Jam nje ekonomist profesioniste ne pension.Zotin Spaho,”profesor te ekonomise”,si nuk e degjova nje here te flase per zhvidhimin ekonomik te vendit!?E lagu,se lagu,eshte logjika e tij!?

              Përgjigjjuni
              1. r
                robi

                Amon o Mero mos u merrni me kete quramanin me bilbil ne goje , deputeti me i pavlere i parlamentit. Ik o plaku i pjerdhur Spaho se koha jote ka mbaruar. Shko zij groshen o Mond se nuk ke me yrbe per deputet qysh kur i re bilbilit 6 ore pa pushim, po si nuk te plasi fyti o tu mbyllte e mendjes o i uruar.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku

                  Thuhet që « sulmi është mbrojtja më e mirë ». Spaho dhe Vasili, këtë po bëjnë, akuzojnë që të mos akuzohen për palaçollëqet që kanë bërë. SPAK-u duhet të gjykojë edhe krahun tjetër dhe jo vetëm ata të PS-së.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Ushtari.

                    Mondi e titja jane si ajo shprehja "si hasa e kasa si muti e si glasa "

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xy

                      Profesor???????????????

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emigranti USA

                        Spaho dhe Vasili dy mdelet me te shemtuara se si nuk duhet te jete nje deputet , qe te dy edhe femije se burra nuk u thuhet, ne moshe qe nuk te ngjallin nje fije respekt pervecse urrejtje nga veprimet e sjelljet e tyre .

                        Përgjigjjuni
                        1. "
                          "Palluqja " me Bilbilin ne goje..

                          Mos prisni gje nga ky " Palluqja " mesiguri ky ka qene Spiun...se sala vetem legenat dhe Palluqet mblodhi mbas vetes...duke i mbajtur nene presion.. Plus ketij " Palluqes " i dalin ne hender Fotografi se si vinte rregull me Bilbilin ne goje para Gjykates ne Tirane para Viteve 90..kure u afronte Autoburgu.. Ky me ato bythqira te tjere duhet Beshtyre ne fytyre se here qe dali neper Rruget e Tiranes ..

                                              Lini një Përgjigje