Grupi i Berishës kërkesë Nikollës: Debat urgjent në parlament për Ahmetajn

14 Korrik 2023, 17:12Politika TEMA

Grupi i Berishës kërkesë Nikollës: Debat urgjent në

Grupi i “Rithemelimit” të Sali Berishës i ka dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla një kërkesë për zhvillimin e debatit publik për çështjen e Arben Ahmetajt.

Sipas grupit të Berishës, kjo aferë është aq e madhe sa që përfshin organet e qeverisë deri të Edi Rama.

“Seanca plenare e ditës së premte, datë 14.07.2023 u zhvillua në shkelje të Kushtetutës, e cila në Nenin 73, pika 4 e saj, parashikon diskutim si dhe votim të hapur me qëllim që opinioni publik të vihet në dijeni mbi qëndrimet e secilit deputet”, thuhet në njoftim.

Kërkesa drejtuar Kuvendit 

Zonja Kryetare, Ne date 7 korrik 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish zëvendës kryeministrit, ish ministrit të Financave dhe Ekonomisë, deputetit aktual të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.

Arben Ahmetaj akuzohet për: “Mosdeklarim apo fshehje të pasurive”, “Korrupsion pasiv” si dhe “Pastrim parash”

Në kërkesën e SPAK theksohet se kërkohet autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë, për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit.

Kjo dëshmon edhe një herë që kjo aferë është aq e madhe sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe Ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe Kryeministri.

Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, po dorëzojmë këtë kërkesë për mocion me debat publik URGJENT URGJENT në Kuvend, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Neni 98, pika 2 e rregullores kërkon mbledhjen brenda tre ditësh të Konferencës së Kryetarëve nga ana e Kryetares së Kuvendit për vendosjen e datës së zhvillimit të mocionit në seancë plenare. Por meqenëse bëhe fjalë për një çëshje të një rëndësie të madhe me interes të gjerë publik, kërkojmë nga ana juaj:

Mbledhjen URGJENTE, brenda ditës së premte datë 14.07.2023, të Konferencës së Kryetarëve dhe futjen si çështje e parë në rendin e ditës në seancën plenare të dt 20.7.2023, të mocionit me debat rreth skandalit të inceneratorëve ku nga informmacionet e bëra publike, përvec ish zv.kryeministrit Ahmetaj janë të përfshirë edhe Ministria të tjerë aktualë, ish ministra, deputetë e funksionarë të tjerë të lartë; Çdo deputet të ketë të drejtën e diskutimit 10 minuta; Lista e folësve për Mocionin me Debat të fillojë detyrimisht me deputetët iniciues të Mocionit me Debat dhe më pas mund të vijojnë folësit apo diskutantët e tjerë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

6 Komente

  1. T
    Taqi nga Laqi

    Akoma i duroni keta Ceceneee!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turi qe ta vur..

      Hani mut hani .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Psikologu

        Kerma mir qe qelb dynjane por kerkon shok per rec

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti i Porcelanit

          Ujqerit e Vicidolit duan te zhdikin gjurmet e krimeve dhe vjedhjeve te tyre, duke bertitur "Kapeni Hajdutin"!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptari

            Keta mblodhen mendjen se korupsionet e tyre jane parashkruar dhe bejne te gjithe si virgjeresha bordellosh.Po qe sejua mban kerkoni ne parlament heqen e parashkrimit per te gjithe politikanet .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nemesis

              Epo ua dha Rama mundesine e parashkrimit me dhjete vjet qeveri plot suksese. Dhe pasi shkaktoi vrasjen ne bulevard per Meten, e beri Meten pjese te suksesit te qeverise se tij. Ju fashiste qe lehni gjithe kohen kunder Saliut kujtoni se ne te tjeret e kemi kujtesen te shkurter. Hajt vazhdojini pijini lengun me etje atij qe keni dhjete vjet qe votoni e mbroni, kusar ai, kusare ju se shqiptaret e ndershem iken nga syte kembet nga ai vend ku kane mbetur vetem lukuni qensh, qe lehin klubeve e gazetave e fryjne barqet me alkol.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje