Tre vendet ku dyshohet se u arratis Ahmetaj, pa marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë

14 Korrik 2023, 16:20Politika TEMA

Tre vendet ku dyshohet se u arratis Ahmetaj, pa marrëveshje ekstradimi me

Hera e fundit që Arben Ahmetaj u pa në publik përballë kamerave ishte në seancën parlamentare të 6 korrikut, ku shkrep edhe një foto me Rrahman Rrajën, një ditë para se ky i fundit të dorëhiqej prej postit të deputetit pas skandalit ku të afërm dhe djali i tij dhunojnë me shkopinj bejzbolli dy vëllezër nga Borizana e Krujës.

Pas kësaj, në rrjet kanë qarkulluar disa foto, e disa lajme që ai ka lënë Shqipërinë. Sipas informacioneve të siguruara nga Voxnews.al nga burime policore, Ahmetaj është larguar nga Shqipëria ditën e premte më 7 korrik.

Rastësi, apo e koordinuar në të njëjtën ditë është firmosur edhe kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për autorizim për arrestimin e tij nën tre akuza, mes të cilave edhe korrupsioni e pastrimi i parave.

Burimet thonë se Ahmetaj ka lënë Shqipërinë përmes kufirit tokësor me Greqinë nga pika e kalimti të Kakavijës. Kjo përforcohet edhe nga një postim publikuar nga gazetari Artan Hoxha që e tregon Ahmetajn në sportelin e kësaj dogane me pantallona të shkurtra dhe atlete të kuqe.

Megjithatë, dyshohet se Greqia nuk ka qenë destinacioni final i Ahmetajt, por është përdorur si transit prej tij për t’u larguar drejt një vendi të tretë. Dyshohet se destinacioni final i Ahmetajt është njëri mes Dubait, Jordanisë dhe Marokut.

Në Dubai Ahmetajn ‘e pret’ një komunitet i zgjeruar shqiptarësh të shpallur në kërkim nga drejtësia për akuza nga trafiku ndërkombëtar i drogës, te vrasjet me pagesë, ndërsa në Jordani e Marok prania e shqiptarëve është minimale.

E përbashkëta e të trija vendeve është se me asnjërin prej tyre Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi. Mungesa e kësaj marrëveshjeje ka bërë që emra me akuza të rënda mbi shpinë nga drejtësia të strehohen në Dubai, nga ku dyshohet se vijojnë të drejtojnë aktivitetet e tyre, kryesisht në trafikun e drogës.

Nga Jordania e Maroku nuk ka shembuj të tillë, por sërish mospasja e një marrëveshjeje dypalëshe ekstradimi do t’i garantonte Arben Ahmetajt lirinë në rast se Kuvendi autorizon SPAK-un që ta prangosë atë.

Vox News

3 Komente

  1. A
    Arlin

    Per studentet e mjekesise Rama nxori ligj te vecante per ti mbajtur te “burgosur” 5 vite ne Shqiperi me sebepin se jane shkolluar me taksat e Shqiptareve. Ndersa kete bytheqirin Ahmetaj qe ka vjedhur me thase nga taksat e Shqiptareve e la te iki si zoteri. Ah nuk ka faj as Rama edhe as Nano qe na sollen kete manjakun seksual evgjitin e Gjirokastres te na rripte. Fajin e kemi ne qe jemi populle dele edhe mbajme keta bythqirat ne krye, qofte Ramen, qofte Saliun

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roman

      Le te ikin edhe mjeket nga kakavija nuk eshte problem .

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rama Vučić

      Është ky zëvendësi i Ramës që zgërdhihej në -->Beograd ●

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje