VIDEO/ “Barazia para ligjit, një lëvizje tektonike”, Rama: Lufta kundër korrupsionit meritë e PS-së!

23 Mars 2025, 10:34Politika TEMA
VIDEO/ “Barazia para ligjit, një lëvizje tektonike”, Rama:

Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim me kandidatët për deputet në qarkun e Vlorës është ndalur edhe tek barazia para ligjit, të cilën e ka quajtur një lëvizje tektonike, sipas tij qasjen e re të drejtësisë.

Rama ka theksuar se është mbështetja e socialistëve dhe merita e tyre për luftën që drejtësia është duke bërë ndaj korrupsionit.

“Liria individuale në Shqipëri mund të granatohet njëherë e mirë vetëm nëse hyn ënë familjen europiane dhe nëse ky popull bashkohet me të gjithë popujt e Bashkimit Europian nën ombrellën e BE ku bëhet e pamundur oppër këdo qoftë që udhëheq këtu që të devijojë rrugën e popullit shqiptar duke cënuar dhe kërcënuar lirinë individuale.

E nëse për lirinë individuale kjo ëhstë kështu imagjino çfarë ështëbkjo për barazinë para ligjit. Barazia para ligjit që për herë të parë në historinë tonë dhe këtë e them dhe duhet tat hemi të gjithë me zë të lartë me krenari nuk mund të kompleksohemi nga disa injorantë, se çfarë po ndodh me luftën kundër korrupsionit nuk mund të na kthehet në një arsye për t’u ndier fajtorë.

Përkundrazi, unë jam krenar për këtë që po ndodh dhe e konsideroj këtë një lëvizje tektonike në themelin e shtetit shqiptar. Përtej të gjitha boshllëqeve e lajthitjeve dhe të metave që mund të ketë në procesin e zhvillimit të kësaj lufte nga ana e institucioneve të reja të drejtësisë.

Ne kemi institucione të reja të drejtësisë dhe ne kemi institucione që po luftojnë për të vendosur barazinë para ligjit dhe kjo është panorama e përgjithshme. Duke qenë se ne jemi shumë afër zjarrit dhe politika ka atë oxhakun e vet me zjarr ku të gjithë janë pranë dhe ndihet ajo që ndodh, e kemi ende të vështirë ta shohim këtë proces më ftohtë.

Por do të shikohet qartë se ky është momenti kur u hodh themeli i një ngrehine që nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri i barazisë para ligjit. Dhe për këtë merita është e jona dhe vetëm e jona”, shprehet Rama.

3 Komente

  1. A
    Ana

    Ore mashtrues, me thuaj cfare dhe sa denoncime ka bere kontrolli i brendshem i institucioneve ne varesi te qeverise apo bashkive ne lidhje me vjedhjet e shperdorimet me fondet publike? Asnje konstatim, asnje denoncim, nderkohe qe keto struktura te kontrollit keni me shumice ne cdo dikaster dhe institucion publik. Po keta nuk dine te kontrollojne apo e lejojne vete vjedhjen dhe abuzimin se keshtu marin dicka apo mbrojne vendin e punes si qener qe nuk nuhasin? Ej gjigand, a punon ndonje nga inceneratoret per te djeg plehrat se jane bere si male kudo! Jo po do prodhonit dhe energji elektrike nga djegja e tyre. Kaq kisha per momentin!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rama hajduti

      Bejn shume gabim qe e pranojne ne Vlore kete krijese bastarde , qe vetem genjen dhe vjedh popullin, O Socialste ndiqeni more kete qen te piste, qe ju genjen per cdo gje e ka kthyer pS ne nje bande qe vepron sipas interesave te ketij hajduti . Bejani sic ja bete Fatos Nanos qe u detyra iku fshehuraxzi naten nga bodrumi i selise se PS-se , se jashte e prisnin socialstet ta rrihnin,

      Përgjigjjuni
    2. i
      i koruptuari

      hahahaha... dmth nga njera ane vidh, nga ana tjeter po luftojme korrupsionin.. ky eshte moster..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje