Episodi i ri i “flirtit” Rama-Basha: Jepi gaz Lul cunami, më keni bërë si dashnore kolektive, ju mbyti xhelozia...

22 Mars 2025, 18:11Politika TEMA

Episodi i ri i “flirtit” Rama-Basha: Jepi gaz Lul cunami, më

Në “flirtin” e rrjeteve sociale që ka lindur mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, nuk ka ndryshuar vetëm muzika, por i është shtuar edhe një protagonist i ri, Sali Berisha, të cilit njëri i referohet si Doktori dhe tjetri si Bufi.

Nga “diss-et” me vargjet e reperit Unikkatil, kryeministri Rama kaloi sot në një tjetër zhanër muzikor, më energjik, duke i kthyer përgjigje kreut të Koalicionit Euroatlantik përmes rubrikës “Zgjimi i Lulit” në Facebook, me këngën “Jepi gaz” në sfond.

Rama nuk e kursen aspak ironinë teksa i përgjigjet Bashës pas “zgjimit në mesnatë” që i bëri, duke i kërkuar që “t’i japë gaz”, pasi është rikthyer si “cunami” në politikën aktive dhe për këtë arsye është detyruar, “i frikësuar” që të garojë në listën e mbyllur të Partisë Socialiste për Tiranën.

VIDEO e Ramës në Facebook:

Lulzim Basha: O Rameee, çfarë frikacaku je me burë, ke vënë doktorin me më sulmu mu...! A ça je, ça je, mërzit doktorin që i sulmoi partnerin eee...?!

Edi Rama: Ahaha... e niu Lul e niu... E ndjeu bufi plak, atë që ndjeva unë kur u futa me vrap aty te lista e mbyllur! Sa e pashë që u zgjove, pupupu ça stresi, ik thashë, ik, ik mbyllu në listë aty, mbyll qepenin se të shkatërroi prapë Lul cunami, siç më shkatërrove më 2015, 2017, 2019, 2021, eh ça më ke bë, ça më ke bë. Po që më ka marrë malli mo burrë të ma këndosh pak himnin aty poshtë.

Lulzim Basha: Po dil vetë në fush mo burrë... doktori 81 vjeç!

Edi Rama: Unë të dalë në fushë? Mos mo burrë, tani që dole ti me Hysen Gjurën dhe Pëllumb Seferin, jo mo vlla. Le të merret bufi me ty tani, se e mori lehtë këtë punë. Po kam frikë se është vonë, u ngrejt era euroatlantike dhe po shkunden puplat te këneta, po shkunden puplat.

Lulzim Basha: Dil vetë në fushë, thuj doktorit merrem unë me Bashën, siç jeni marrë më përpara të dy me mua...!

Edi Rama: Eeee, vallai këtu s’di ça të them tani, se më keni bërë si dashnore kolektive kur thoshte ai, Robert Çamçakëzi, e mban mend Bertin apo jo, te ai filmi “Horizonte të hapura”, ju mbyti xhelozia ju mbyti... ti thua jam i doktor Bufit, bufi thotë jam i Lul Bravës. Ore nuk e di, po ai Gaz Ballokumja i kujt është mor Lul, pash Zotin se më para më çmendje, Gazi është i imi, Gazi është i imi, s’ka si Gazi im... ahahah! E mor artist, mor artist kur do të të kuptojë ty këneta do jetë tharë komplet. Por ti, ti, mos ma ndaj mendjen e lehtë dhe ec aty, jepi gaz! Të përshëndes! (vendos këngën ‘Jepi gaz’ në sfond)... Dhe në fund fare mos harro, 5, numrin 5, bashkë me Hysenin dhe Pëllumbin!

 

7 Komente

  1. C
    Cfurku

    Edo, Luli jo se i humbet ndeshjet me tu, por përherë i mbaron koha. Luli nē politikë ëdhtë si sociologu në stadium, që shkon per të spektatorët.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cfurku

      Edi, Lulëzimi jo se i humbet ndeshjet me ty, por përherë i mbaron koha. Luli në politik është futur siç futet sociologu në stadium për të shikuar spektatorët e jo ndeshjen.

      Përgjigjjuni
    2. s
      spata

      Po bejne shou dy djemte e Saliut .Iini keto romuze se nuk ju shkojne .Si Lulushi dhe Ramushi jane shtojsa te berishizmit . Populli kete e di por s'ka c'tu beje .

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Edi Rama dhe Lulëzim Basha duke zbërthyer programet e partive të tyre përpara elektoratit...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Kerrici Vucicit ka 6 muaj as nuk punon por mbeti nga mengjesi ne darke vetem ne fushate elektorale.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daku nga Shijaku

            E more zgjebaruk merresh me Lulin. Per te hequr vemendjen nga Erioni qe i vodhe Bashkine.Ti naivi qe ti hajne kumbullat mbas shpine. Halabak

            Përgjigjjuni
            1. L
              Liqeni

              Edvin Rama pret mandatin 4! Nuk jam i sigurt: - A e ka marre vesh se eshte Kryetar i Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise?!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje