Rexhep Uka rikthehet në skenën publike përkrah Lulzim Bashës: Demokracia, stacion, jo destinacion. Kujdes nga riciklimi!

22 Mars 2025, 14:20Politika TEMA

Rexhep Uka rikthehet në skenën publike përkrah Lulzim

Profesor Rexhep Uka, një nga themeluesit historikë të Partisë Demokratike, ka mbajtur një fjalim emocionues dhe plot mesazhe të forta gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Koalicionit Euroatlantik, ku ishte i pranishëm përkrah drejtuesit politik të koalicionit, Lulzim Basha.

Në një atmosferë përplot entuziazëm në Kamëz, qytetin ku Uka tha se ka lindur 72 vite më parë, profesori rrëfeu se ishte hera e dytë që nuk mund t’i thoshte jo politikës. “E para ishte në 2005, pas 96-ës. E dyta është sot. Kam ardhur me ndërgjegje të plotë dhe jam mbushur me shpresë,” tha ai.

Në fjalën e tij, Uka u ndal në reflektime të thella mbi rrugëtimin e Partisë Demokratike, gabimet e së kaluarës, mungesën e analizës dhe rëndësinë e rotacionit, pa rënë në kurthin e riciklimit politik. “Demokracia nuk është një destinacion, por një stacion. Kujdes nga riciklimi! Populli shqiptar ka marrë lemeri nga ai parlament,” theksoi ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë për njerëz me mendje të ndritur, përvojë dhe përkushtim.

Ai nuk harroi të përmendte shpresën që, sipas tij, përfaqëson sot SPAK-u, si një institucion që po e prek realisht drejtësinë dhe kërkesat e popullit për llogaridhënie.

Duke folur për Kamzën, si simbol i bashkimit të njerëzve nga të gjitha trevat e Shqipërisë, Uka e cilësoi qytetin si një pasuri unike me sinergji përvojash, që ka pasur gjithmonë rol protagonisti.

Në përmbyllje, me një ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe shprese, Uka theksoi: “Parlamenti është fytyra jonë. Ne e kemi në dorë ta ndryshojmë dhe të çojmë atje fytyrën tonë të vërtetë.”

Faleminderit dhe suksese! – mbylli ai fjalimin mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

Fjala e plotë:

Unë kam kohë që jam tërhequr nga politika, por dy herë jam gjendur ngushtë dhe që nuk mund ta refuzoja ftesën. E para, ka qenë pas 96-ës, në 2005 kur ftesën e pata nga Puka, - unë jam me origjinë nga Puka,- dhe baba më tha “nuk ke nga ja mban, do shkosh!”; dhe sot, erdha sot. Bëra një investim të vogël, se isha edhe pjesë e programit më 1 Qershor.
Shoh që i njoh të gjithë këta sot dhe u mbusha me besim të jashtëzakonshëm se jam i bindur që s’do ketë mendje, zemër dhe dorë të votojë kundër këtyre burrave. Me këta, kam bërë biseda të gjata. Me Shemsiun, në 92-in në Tropojë, ne diskutonim si sot. Në 2017-ën më ka ftuar Lul Basha tek çadra, - e kam mik të ngushtë që në 2005-ën,- dhe të them të drejtën, nuk shkova. I thashë, -do vij vetëm me një kusht, nëqoftëse do të dalim bashkë, në televizion dhe ti do flasësh e do thuash: Këta që nuk janë më me ne, në të vërtetë nuk janë më askënd; ata që nuk janë më me ne, kanë më të drejtë se sa ne dhe e ditkan të vërtetën, kjo është e hidhur e madhe.

Nuk mund të rri pa përmendur disa fakte të hidhura në atë tragjedi që ndodhi me PD-n, - e kini në youtube. Partia Demokratike, u themelua në këmbë dhe asnjëherë nuk u ul për të analizuar, prandaj ndodhi ajo që ndodhi. Ndodhi! Por shpresa vdes e fundit. Ne e kuptuam fare mirë, që demokracia nuk është një destinacion, por stacion. Demokracia është tepër e vështirë, të paktën të bëjmë rotacionin, por kujdes nga riciklimi! Kujdes nga ricilimi sepse populli shqiptar, ka marrë lemeri nga ai parlament. Lemeri! Është detyrë e jona, e qytetarëve që të zgjedhim brumin e mirë kësaj rradhe edhe të dëgjojmë atje mendjen e ndritur, njerëz me përvojë, njerëz të përkushtuar, njerëz me qëndrime patriotike sepse po jetojmë në një periudhë shumë të turbullt. Jam i bindur që edhe një çilimi e kupton që bota është përpara disa sfidave të mëdha. 

Sot, jemi në Kamëz. Mbrëmë kam lexuar fjalën time, në mitingun e parë demokratik që është bërë, këtu mbrapa shpinës time. Përpara kisha një të njohurin tonë, që bëri 8 vjet burg, vetëm pse i tha gjizës- gëlqere. Edhe e kisha përpara, edhe po shkulte flokët. Kamza është vendlindja ime, këtu kam lindur 72 vjet më parë. Kam memorie 3-4 vjeçare, dhe mbaj mend, që nga dita e parë ndryshimet janë të jashtëzakonshme. Kush mohon ndryshimet, mohon vetveten. Por ajo që duam ne, zhvillimi, ëndrrat tona, programi ynë i hershëm, jemi ende shumë larg. Kush është treguesi? Mërgimi. Mërgimi s’ju nda shqiptarëve asnjëherë. Kjo është një fatkeqësi e madhe. Pse? Shumë arsye nxjerrin. Lloj- lloj specialistësh, lloj-lloj eksperti. JO! Zogu që e ndjen, që meriton të jetojë më mirë, e kupton zhurmën e keqe dhe ikën. Nuk është as ekonomia, asgjë tjetër, duhet ta ndjejë veten qytetar, të jetë me të vërtetë i lirë. Këtë ende ne, nuk e kemi siguruar sepse nuk i patëm pushtetet e ndara.

Ka një shpresë, që quhet SPAK !

9 Komente

  1. E
    Ela

    Po ik o xhepi

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrat i deshperuar

      Urime profesor, nese keni vene kandidaturen per deputet. Me gjithe qejf do te ta jepja voten time nese do te ishe i pavarur, po me lul braven e saliut kurresesi.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toma

        Ky do te haje me targen Euro deri dhe hate me targen USA. Puna eshte te hash dhe mire.Sic duket I Jane mbaruar rerzervat. I duhet shume politikes nje 72 vjecare.... Ha dhe ha perseri.. te lumte suma se me kete popull ha dhe Saliu 81 vjecar. Do rinohemi apo jo....

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agronomi nga Kkamza

          Të paska lënë jo vetëm mosha por, edhe mendja o profesor. Pse mundohesh t'a lyesh fytyrën me të zezë, në këtë moishë!? Dhe, pas kujt dhe me cilin? Me Lulzimin e dështuar, të degjeneruar, hajdut. Hajde prof. hajde!

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtari.

            O Xhepo te te pyes kur ishe Min bujqesie trungjet e arrave te prera e te pyjeve tona ku kane shkuar ?! mos te themi se ku i ke cuar.?!

            Përgjigjjuni
            1. 0
              007

              Rexhep Uka nje Agronom i dobet medioker e ka filluar punen si Agr. Mbrojtjes Bimeve ne Suc te Burrelit dhe atje do ishte dhe sot me ndonje tufe bagtish bari........... Mirpo si malok u trega i " shkathet " u martua me mbesen e Hysen Shahut dhe fet e fet e sollen ne Tirane. Nga Tirana beri nje specializim ne Krete - Greqi... Me dhjetor 1990 u bashku P.D - se si perfaqses i bllokit prej gruas dhe gjithashtu si malok i Saliut. Mori toke kunder ligjit ber Ferme " Rexhep Maloku "...!!

                    Lini një Përgjigje