Marrëveshja që tronditi Serbinë, reagon ministri Vengu: Shqipëria nuk ka traktate të fshehta në dëm të fqinjëve

22 Mars 2025, 10:23Politika TEMA
Marrëveshja që tronditi Serbinë, reagon ministri Vengu:

Deklarata e përbashkët për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.

Në përgjigje të tyre ministri i mbrojtjes i Shqipërisë Pirro Vengu, ka sqaruar se Serbia ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe.

Sipas tij, në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedente marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dëm të fqinjëve, siç e kanë pasur shtete të tjera.

“Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe.

Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe. Në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedente marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dëm të fqinjëve, siç e kanë pasur shtete të tjera. 

Për rrjedhojë, krahas kureshtjes së ekspertëve të dramave rajonale dhe atyre që mezi presin të gjejnë një vesh për të dëgjuar rënkime, nuk e kemi aspak problem të publikojmë marrëveshjen tripalëshe”.

Ministri Vengu sqaron se marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.

“Si aleatë kemi një vlerësim të njëmendtë mbi kërcënimet që synojnë të pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Ndaj kemi vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet tona mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë”.

3 Komente

  1. K
    Kosova, therrë në sy për Serbinë

    Epo, Serbia do "Ballkan të Hapur", do izolim të Kosovës. Prandaj, nuk i pëlqen dhe bën alarm!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ervin

      S eshte aleance mbrojtje. Eshte marreveshje bashkepunimi, stervitje etj. Media e keqparaqet se kete pune ka. Ne serbi aq me teper se kane protesta e duhet shperqendrim per njerezit. Nuk na hapet barku per skupidhjet e Koqeves sepse ata majmunoide vec helm vjellin kudo. Kane urrejtje patollogjike ndaj Shqiperise

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cimi

        Kosovaret jane populli me mosemirnjohes dhe budalla i Europes

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje