Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputet të qarkut të Tiranës tha se PS sot është si PD në vitin 1992.
Teksa kërkoi votën më 11 maj, Kreu i qeverisë deklaroi se shqiptarërt duhet ti japin një mesazh Bashkimit Evropian, që PS nuk lëviz nga qeveria.
Rama tha se më 11 maj nuk diskutohet fitorja aritmetike dhe sa mandate do të marrë, por me rëndësi është vota me qëllim që Shqipëria të futet në BE.
“Do shkojnë tek numri 5 sepse duan apo nuk duan është PS sot në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, sic ishte PD në 1992. Nuk është se të gjithë ata që e votuan masivisht e donin, por shumë nga ata që e votuan e votuan sepse i dhanë prioritet zgjedhjes kombëtare të gjeopolitikës.
Shqiptarët duhet të përqafojnë BE duke i dhanë nje mesazh se PS që është sot këtu në qeveri, nuk lëviz nga qeveria në të gjitha rastet. Këtu nuk diskutojmë fitoren aritmetike, por po diskutojmë që a do jetë Shqipëria në gjendje që populli ti japë nje mesazh Evropës që një forcë si e jona që bën fushatë për këtë flamur bashkë me atë flamur ka mbështetjen për ti çuar negociatat deri në fund. Negociatat nuk janë muhabet, por një punë e jashtëzakonshme”, tha Rama.
Ai ironizoi opozitën duke thënë: “Ata që janë në kënetë, flenë në kënetë, hanë në kënetë, bërtasin në kënetë. Do ti duhej në rastin më të mirë 6 muaj kohë se ku janë. Po nuk u bë në 2027, dera mbyllet dhe ne e pësojmë sic e ka pësuar Maqedonia e Veriut”.
Po nuk na votuat ne dreqi do t'ju haje, non-grata do tu jape ate dreq minimumi jetik prej 200 eurosh, pensionistet do marrin ate dreq pensioni jo me te vogel se 200 euro, ajo dreq nafte do ulet me 1/3 e cmimit te tanishem si ne kosove, do tu marre dreqi sepse do te ule energjine elekktrike ne 70 leke/kv, do tu pije e zeza se do tu vendose panele fotovoltaike qe ta prodhoni energjine elektrike vete pa kosto, do tu rimbursohet ajo dreq TVSH per ushqimet sa 3 pensione do tu ule ato dreq taksash, etj etj, prandaj mos e votoni nongraten por ne sepse vetem ne ju cojme ne Europe sepse kemi shpikur nje metode shume efikase per ju o zuzar qe keni ngelur akoma ne Shqiperi, do t'jua bejme jeten te pamundur, do tua nzijme jeten deri sa te shporreni te gjithe e te shkoni ne Europe dhe prej atje te votoni me poste dhe te coni reminitanca.
Ske asnje kauze me. Vetem premtime pa lidhje me BE. Ai qoftelargu na hoqi viza ..ku ishe ti? Na futi ne Nato ku ishe... kur u nenshkrua msa ku ishe?
Bravo, 1 vizat, 2 nato, 3 msa, po shtoj une rrugen e kombit pa disa ura, gjysmerrugen per elbasan dhe disa qerek rruge andej rrotull. pastaj ne 8 vite 0 shkolla, qerdhe 0 lek per te porsalindurit 0 qendra spitalore dhe spitale 0 stadiume 0 qendra kolaudimi per automjete 0 objekte te reja te administrates 0 demshperblime per te burgosurit politik bujqesi pertoke turizem mizerabel sherbime mesjetare pa digjitalizim trefish vrasje trefish aksidente etj etj
Dhe ja na futi ne Nato se aty ju ka ngelur ora, a mos ju shtua mirqenja Shqiptareve nga futja ne nato, mos ju shtua rroga, pensioni, apo u permirsua jeta e shqiptareve nga futja ne Nato. Se Xhozi e permend kete futjen ne Nato sikur erdhi parajsa ne toke, na ka lodhur duke e thene. Ndryshimi ne mirqenjen e shqiptareve filloi vetem kur nje i ri vizionar me emrin Edi Rama erdhi ne krye te bashkise Tirane dhe me 2013 ne krye te qeverise dhe ja ndryshoi faqen shqiperise duke e bere me infrastrukture moderne, rritje rrogash, e pensionesh, spitale, shkolla e rruge me standarte,turizem mbarekombetar 12 muaj dhe sot Shqiperia se shpejti me 3 aeroporte civile eshte vendi me i vizituar ne europe per 2024. Vetem trushplaret nuk shohin se jane ne endren e vicidolit qe del zhgenderr ne 11 maj 2025 kur Edi Rama merr mandatin e 4t dhe 86 deputet.
I vetmi sukses qē ke arritur , ēshtē prania e malokut Gogol non grata nē politikē. Zgjedhjet I ke te fituara, por shqiperia eshte e humbur dhe mbaruar.