Mjeku i njohur Vasil Llajo ka vendosur të angazhohet politikisht, duke u përfshirë në garën zgjedhore të 11 majit si kandidat në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës.
I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, zoti Llajo tregon se përse u fut në politikë dhe përse kandidon në listat e hapura.
"Unë nuk kam asnjë siklet që jam në gare me Vangjel Dulen. Sepse Dulen e kam shumë mik, e kam takuar dhe do vazhdoj ta takoj. Pozicionin tim nuk e shoh si një kundërpeshë e Vangjel Dules, nuk e shoh si duel. Ekzistonte mundësia që edhe unë të isha në listat e mbyllura. Por filozofia ime e jetës është të luftoj sepse atë që ta falin shumë shpejt do ta humbasësh.
Nëse unë do të isha në listat e mbyllura, do të kisha humbur identitetin tim si mjek. Unë nuk jam deputet, unë jam mjek. Do ta bëj përpjekjen time maksimalisht për qytetin tim. Mua nuk më shkonte mendja t’i hyja politikës.
Por kur fillova të ndiej mallin për qytetin tim, nisa të shkoj më shpesh. Kjo është edhe arsyeja pse hapa në 2015-ën një Poliklinike Intermedica në Sarandë, që mos vete vetëm të pi kafe, të shoh detin, por edhe të punoj dhe të ndihmoj njerëzit e mi.
Për çfarë po i hyj politikës?
E para nuk e shoh Parlamentin si karrierë akademike. Unë e kam bërë akademinë time me vite të tëra dhe nuk kam nevojë të shkruaj në CV futjen në Parlament. Nuk e kam për biznes që të përfitoj ekonomikisht. Këto për mua janë të shteruara. Unë po futem në Parlament, sepse erdhi momenti që të kontribuojmë.
Një filozof thotë nëse intelektualët nuk marrin pjesë në jetën politike të një vendi, i bie që do të marrin pjesë injorantët. Dënimi më i madh që do marrin këta intelektualë do të jetë komandimi nga injorantët”, thotë Dr.Vasil Llajo.
Nje intelektual i denje per ta votuar , perballe Duleve , Bollaneve , Bejlercinave dhe gjithe seres se tyre , qe na neveritin me ekstremizmin e tyre te skajshem e provokues .
Fakti qe je me diplome nuk te ben domosdoshmerisht intelektual.
Nuk ka filozof të nxjerrë marrëzira të tilla nga goja. Ato janë mendime të një idioti si puna jote, të cilat ti thua se janë të një filozofi për t'u dhënë vlerë. Një intelektual, kur i referohet një filozofi së pari me respekt i thotë emrin dhe më pas i referohet në ligjëratë të drejtë duke i vënë fjalët e tij në thonjëza. Por ti dukesh që në politikë je, siç thuhet, 'gomar me lecka', një politikan kurrë nuk mund të ndaj shoqërinë në intelektual dhe injorantë. Ti mund të jesh ndoshta një profesionist i zoti, por politikisht duket që je një hajvan fenomenal. Të ka urdhëruar Dulja për të mirën e Greqisë të futesh për të shërbyer dhe ti atë po bënë. Ndaj lëri pordhët intelektuale....
Na duhen njerez qe mendojne si ky zotnia ne parlament. O popull jepi votat njerzeve te ditur dhe jo militanteve te verber.
c'lloj intelektuali eshte ky se nuk e kam degjuar ndonjehere si te tille, po qe si doktor Saliu ishte me intelektual se ky si i tille, po qe si xhambaz tregetar kemi pare plot te tille... intelektuali eshte tjeter dimension nga ajo qe kupton zoteria ne fjale
nuk e degjuar ndonjehere? Po ti njeh vetem injorantet mer daj ...
Ky bashk me Tasi Angjelin bene kerdine ne 97 ten , sgjenin dot fugona te trasportonin parate …thaset ishin gati , fugona sgjenin hajahaha... Zgjidhni Llojon tani ..
Ky ne 97 nuk ka qene fare ne Shqiperi! Rrej rrej se dicka do ngelet, ka thon Sali Birrishi ...
DR. JE I VONUM SNA THE NOJ GJO TRE INJORANTET KANE 30 VITE QE NA KOMANDOJNE GJITHANEJ. TUROJ FITORE DEPUTETI
Ndryshimi i vetëm i intelektualit nga bojaxhiu është ne shurtore. Bojaxhiu i lan duart para se te shuroj, ndersa itnelektuali pasi shuron. Mjek:- Gjuetar per tē cilin gjuetia eshtë e hapur gjithë vitin. Paske vlera te veçanta qenke miku i Vangjel Dules. Po i Bejlerit? Me ç'duket paske para tē madhe dhe do fitosh. Gjërat më të çmura ne jetë nuk janë ato që blihen me para.
Duke besuar sinqeritetin tuaj. Sinqerisht ju uroj suksese për të bërë gjëra të mira.