Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka reaguar lidhur me shkarkimin nga detyra të nënkryetares Sara Goxhaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Alban Dokushi.
Pas këtij vendimi, Ristani theksoi se Bashkia e Tiranës vazhdon të funksionojë pa probleme, duke mbajtur të njëjtin vizion dhe angazhim që ka pasur gjithmonë Veliaj.
Gjithashtu Ristani ka falënderuar kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë këto kohë Bashkisë së Tiranës.
Deklarata e Kryetares së Deleguar Anuela Ristani:
Të nderuar qytetarë të Tiranës,
E ndiej si një detyrim ndaj secilit prej jush që, pas një sërë njoftimesh që kanë qarkulluar këto ditë në media, të ndaj sot në këtë konferencë për shtyp një sqarim të plotë mbi mënyrën se si po vijon puna në Bashkinë e Tiranës dhe si po menaxhohet institucioni që drejton kryeqytetin e vendit tonë.
Kryetari i zgjedhur i Tiranës, Erion Veliaj, në përpjekje për të garantuar vijimësinë e punëve të nisura, sic e sqaroi dhe vetë dje nëpërmjet statusit në rrjetet e tija sociale ka marrë disa vendime. Këto vendime te marra në kushtet e një informacioni të cunguar, por edhe të pasqyruara në media në mënyrë të nxituar dhe të pakonfirmuara asnjëherë nga Bashkia e Tiranës, kanë krijuar një keqkuptim dhe kanë sjellë konfuzion dhe shqetësim të panevojshëm, të cilin e sqaroi ai dje vetë.
Nuk ka asnjë krizë funksionale në Bashkinë e Tiranës. Puna vazhdon me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën energji dhe me të njëjtin vizion që na ka udhëhequr ndër vite nën drejtimin e Kryetarit Erion Veliaj.
Ne nuk do të ndalojmë së punuari për qytetin e së ardhmes, për fëmijët tanë, për një Tiranë që nesër do të na bëjë krenarë përpara tyre. Këtë e kemi për detyrë – ndaj qytetit, ndaj çdo qytetari të Tiranës.
Po ashtu, më lejoni të ndaj me ju edhe një mesazh personal. Kam qenë pjesë e kësaj Bashkie dhe e ekipit të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj prej 10 vitesh. Kam punuar çdo ditë përkrah tij, duke sakrifikuar kohën me familjen time për t’i shërbyer qytetit tonë. Për ne, Bashkia e Tiranës ka qenë gjithmonë më shumë sesa një institucion – ka qenë një mision i përbashkët. Nuk ka masë sigurie apo artikull mediatik që mund të zbehë respektin dhe besimin që kemi ndërtuar me njëri-tjetrin.
Unë besoj fort se mënyra më e mirë për të nderuar punën dhe përkushtimin e Erion Veliajt është që Bashkia Tiranë të vijojë të kryejë punët më së miri për qytetarët e saj. Sepse në fund, historia do të kujtojë veprat dhe jo fjalët – punën që shihet dhe jo thashethemet që i merr era. Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time për Kryeministrin z. Edi Rama, i cili, në këto ditë sfiduese, po i qëndron pranë stafit të Bashkisë dhe qytetit të Tiranës.
S'ka lidhje shkarkimi i mësipërm janë gjëra normale në punët publike të bashkisë që ndjej me përpikmëri udhëzimet e kryetarit të saj nga qelia ku e kanë futur agjenturat e huaja me Saliun në krye
Me ze e me figure, me deklarata me shkrim, e me vendimet e sapofirmosura, kjo zonje, Anuela Ristan,i KONFIRMON FAKTIN SE ajo vete, por ndoshta i gjithe staff-i i Bashkise Tirane, KA/KANE NEVOJE URGJENTE PER ASISTENCE TE SPECIALIZUAR JURIDIKO-PENALE e PSIKOLOGJIKE! = TEPER "e Ngrohte" DORA e Kryeministrit Edi Rama!
SPAK e GJKKO kane shansin historik te therrasin kete zonje dhe emrat e tjere te perfshire ne "KEQKUPTIMIN NJEREZOR e JO-INSTITUCIONAL" e ketyre dite/oreve te fundit e t'i demostrojne opinionit publik dhe partenereve euro-atlantike se nuk jane 'dhoma e mac-up-it' te SKEMA!
E cuditshme qe pas RIDELEGIMIT te funksioneve te tij si Kryebashkiak ne mungese, Erjon Veliaj: 1.- as i ka uruar punen e mbare; --- 2.- as i ka shprehur mbeshtetjen e tij ne distance; --- 3.- as e ka inkurajuar duke i kujtuar sfidat e perballuara ne kohe se bashku si shembuj reference; --- 4.- as ka ftuar bashkepunetoret e tij me te ngushte e keshtu me radhe qe te mbeshtesin pa kursim e besimplote zonjen Anuela Ristani --- 5.- as i ka shprehur Kryeministrit Rama besimin se ky RIDELEGIM eshte ai ME I MIRI ne SHERBIM te Bashkise e te Popullit te Tiranes. ------------ Po aq e cuditshme mbetet fakti qe edhe Kryeministri Edi Rama nuk e ka uruar zonjen Anuela Ristani (E RIDELEGUAR nga Kryebashkiaku Erion Veliaj per te ushtruar funksionet e tij ne munges), ne asnje forme e/o menyre publike.
Ai Dokushi ben ligjin?. O zot.
Ku e gjet lali plehu mikun e Bamir Topes Alban Dokushi nga Zdrajsha e Librazhdit...apo ja dha Bomiri si mashtrues global dhe zv/ kryetarin Andi Seeeemmffeeerrri. Bomiri per te marre fondin nga KQZ - ja regjistroi kerricin e spiunit Fari Balliu si pjese e FRPD - se prone e parazitit Bomir Hasudja.
Ku e gjet lali plehu mikun e Bamir Topes Alban Dokushi nga Zdrajsha e Librazhdit...apo ja dha Bomiri si mashtrues global dhe zv/ kryetarin Andi Seeeemmffeeerrri. Bomiri per te marre fondin nga KQZ - ja regjistroi kerricin e spiunit Fari Balliu si pjese e FRPD - se prone e parazitit Bomir Hasudja.
Ku e gjet lali plehu mikun e Bamir Topes Alban Dokushi nga Zdrajsha e Librazhdit...apo ja dha Bomiri si mashtrues global dhe zv/ kryetarin Andi Seeeemmffeeerrri. Bomiri per te marre fondin nga KQZ - ja regjistroi kerricin e spiunit Fari Balliu si pjese e FRPD - se prone e parazitit Bomir Hasudja.
Nje kriminalist tha:Nesti Angoni eshte personazh i brendshem i stafit te Erion Velise.Ku e ka vendin kjo zonje?Me mire se kjo nuk i di tjeter gjerat brenda grupit.