Një zyrë partiake me simbolet e PD e vendosur në një ambient privat në njësinë 8 në Tiranë, është bërë mollë sherri mes grupimit të Sali Berishës, dhe atij të Lulzim Bashës.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka urdhëruar Lulzim Bashën që të heqë simbolet e Partisë Demokratike në ambientet private që po përdor.
Gjatë seancës së sotme, ku u shqyrtuar ankimimi i Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, Celibashi deklaroi se për zbatimin e vendimit do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit.
“Dakord me kërkesën e bërë nga subjekti zgjedhor PD për tu hequr këto simbole nga ambientet private dhe për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Do të caktojmë edhe një afat në lidhje me zbatimin e këtij vendimi”, u shpreh Celibashi.
Lini një Përgjigje