Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Pano Sko, bashkëkryetari i “Nisma Thurje” që është në koalicion me “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt, debatuan për listat e mbyllura.
Ndërsa Shehaj tha se ata gabuan me Sulën dhe futjen e familjarëve, Soko iu përgjigj që njerëzit kur vijnë në politikë hyjnë për të garuar, jo për t’i bërë fresk kryetarit, siç sipas tij, ndodh te partia e Shehajt.
Agron Shehaj: Lëvizja që bënë këta përveçse ishte populiste, ka nxjerrë shumë probleme. Në momentin e parë futën Dash Sulën, edhe pse thanë do të rrëzojnë sistemin, futën prindërit, dhe pasi reaguan qytetarët në rrjetet sociale, thanë t’i heqim. Po e bëre në mënyrën e gabuar, të kthehet në bumerang.
Pano Soko: Po fol për partinë tënde.
Agron Shehaj: Po më mbyll gojën?
Pano Soko: As ti s’ma mbyll gojën mua.Nuk flet dot për mua, do të flas unë për veten. Mos më qaj hallin. Mos më trash zërin.
Agron Shehaj: Po qetësohu.
Pano Soko: Nuk flet dot për mua.
Agron Shehaj: Do të flas që çke me të..
Pano Soko: Për mua nuk flet dot ti për mua. Mos ma qaj hallin. Do të shikosh kur të vijë dita e zgjedhjeve.
Agron Shehaj: Ore unë do të flas. Je mirë ti vlla? Do të më thuash mua ti për çfarë të flas? Unë do të flas për ty se më ka ftuar Rakipi.
Pano Soko: Mos më fol mua. Mos më trash zërin mua, more vesh? Në rregull?
Agron Shehaj: Lëri këto budallëqe tani.
Pano Soko: Shhhhtttt.
Agron Shehaj: Je mirë nga mendja ti?
Pano Soko: Do të flas unë. Ore, ç’është ky more vlla?
Agron Shehaj: Ore fol sa të duash, por më lër ta mbaroj. Je mirë nga mendja? Më lër të mbaroj.
Pano Soko: Nuk të lë të mbaroj se je gabim.
Shehaj: Nuk je ti që vendos nëse jam gabim. Jam përplasur me ministra dhe deputetë dhe askush s’më ka penguar të them mendimin tim. E vërteta që djeg shumë është se këta bënë një lëvizje populiste, por u doli huq. Ne nuk e bëmë se me qytetarët duhet të jemi transparentë. Këta kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Mund të vendonin anëtarë të partisë që nuk kishin ambicie për t’u bërë deputetë, jo familjarë. Tjetra me Dash Sulën që e morën pastaj e hoqën. Dhe gafa ishte se thanë nuk është e vërtetë. Dhe ju vërsulën opinionit publik.
Pano Soko: Ta vazhdoj unë, se e ke thënë katër herë gënjen. Dash Sula është njeri që ka patur integritetin që ia ka thënë Sali Berishës në sy çfarë ka patur. Ndërsa sa i përket prindërve i kishim si garanci. Njerëzit kur vijnë në politikë hyjnë për të garuar, jo për t’i bërë fresk kryetarit. Te Goni vijnë për t’i bërë fresk atij. Lista e hapur te zoti Shehaj janë kot se janë ca skllevër që do të punojnë që të behet ai deputet. Ky debati real është të jesh me të renë apo të vjetrën.
Ylli Rakipi: Po ju pse intimidoheni?
***
Kryetari partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, u përplas në emisionin me Pano Sokon e Nisma Thurje, që bën pjesë në koalicion me “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt për rolin e këtij të fundit në skandalet me pronat në breddetin e jugut të vendit.
Agron Shehaj: Ne jemi e vetmja forcë politike që ka mbledhur me mijëra qytetarë në mbështetje të drejtësisë, me mijëra.
Ylli Rakipi: Edhe këta (tregon Sokon).
Pano Soko: Agron kur mblidhnim ne me mijëra, ti nuk ishe në politikë.
Agron Shehaj: Po ku i ke ato mijëra? Pano, e di ku është problemi juaj? Kërkoi llogari atij kryetarit tënd se si i ka bërë lëmsh, u ka vjedhur pronat qyetarëve në bregdet. E ke pyetur ndonjëherë? Apo të bën përshtypje vetëm korrupsioni i Edi Ramës? Po pronat që po vidhen me investitorët strategjikë?
Pano Soko: Tani ti do të marrësh vesh që mjekët merren me të sëmurët, kur të rritesh edhe pak do të marrësh vesh që shoferi ulet te makina.
Agron Shehaj: Pano, pyete një herë kryetarin tënd për pronat në bregdet, se s’ka aferë ku nuk i ka futur turinjtë...
Pano Soko: Zoti Shehaj je shumë abstrakt.
Agron Shehaj: Nuk ka aferë korruptive që ka të bëjë me pronat në bregdet ku nuk është i përfshirë kryetari i koalicionit ku bën ti pjesë (Adriatik Lapaj). Ti e ke pyetur?
Ylli Rakipi: Po ky nuk është përgjegjës.
Kokat hengshi se per popullin s’doni t’ia dini. Jemi mesuar me ketë refren.
Mero po ben pune te mire si qen besnik, nga 8 artikuj 4 kane foton dhe per Ramen…! Lol
Patronazhist per popullin mendon Sala dhe Rama.
Pano soko taksa qe merr shteti per 1 liter naft jane per te mbajtur shtetin shqiperia nuk ka industri and dhe ti si ekonomist mos u tall me njerzit shqiperia behet 20 viet me ramen me ju qe keni kete mendije do 200 vjet
Llapaj nje llapaqen ,hileqar dhe bandit. Vetem per mafioz ben. Parti hajdutesh.
keta jane kokeloqe te tre , karavidhet e partive, te vjen per te dhjere kur I degjon
Plehr vazhdo me Ramen e Berishen qe kane 35 vjete duke te rrjepur.
po te mos ishte rama tirana dhe shqiperia do ngjanin me kandaharin e afganistanit nuk e di ca moshe ke me per te kuptuar cfare ka ndodhur ne shqiperi gjate 35 viteve
keta jane kokeloqe te tre , karavidhet e partive, te vjen per te dhjere kur I degjon
Kta mir e Kan se do marrin rrogen e deputetit,po un e kam me ata bolet qe u shkojne ne takim ketyre ketyre vari karava,,,,duhet te jesh me te meta mendore te shpresosh dhe te votosh keta,,,,,mos ma trash zerin thot ky BQ,,sikur jan ke klubi lagjes,, ptuuu ju qifsh,,,robt moret edhe ju lugen ne brez,nuk ngeli pusht e parazit pa' ngrit parti ne shqiperi
Llapaj dhe Soko janë dy personazhe të shpifur, që po turren me të gjitha forcat për të gllabëruar diçka se mendojnë që meritojnë shumë më tepër se ato që kanë plaçkitur. Ai Llapushi është një skizofren i lindur, që nuk di të flasë por vetëm të bërtasë, me atë dorën si skilipec që të bën nervoz sapo e shikon. Jo pushtet këtyre morrave të pangopur që janë të etur për të gllabëruar çdo gjë në emer të populizmit.
Të votosh një hajdut si ky Shehaj është injorancë.....
Debil po cfare ka vjedhur Shehaj? Nuk ka pasur asnje post ne Qeveri,Bashki apo ne administrate. Shehaj ka bere dhjetera denoncime per vjedhjet e pushtetit.
Ky Pano shume I zi ne fytyre duket si plackites,shume I tharte. Ky Pano sillet sikur shoqeria I ka borxh. .Edepsez I lindur .I keq dhe mashtrues. Mendoje kete Panon apo ate Llapaqenin te jene ministra ah do te jene me hajdute se keta qe Jane.Si te thuash super hajdute. Mjere pensionistet qe presim te hyjme ne BE....a do ja mberrijne dot.
kta twe tre jane ca kargjoze qe ste bejne as te qeshes
kta twe tre jane ca kargjoze qe ste bejne as te qeshes
Aman o njerëz mos i votoni këta të tre, më i sakti është Arlind Qorri. Këta pa padur gjë në dorë kërkojnë ti mbyllin gojën njeri tjetrit. Njerëz votoni vetëm Partinë Socialiste, Shqipëria që njohim sot edhe të huaj nëpërmjet turizmit është vepër e Partis Socialiste. Partia Socialiste nuk vret njerëz, nuk ngre bisnese që vrasin njerëz, nuk ju vjedh kursimet popullatës, nuk vë përball Veriun dhe Jugun duke çuar avion për të hedhur lëndë helmuese në qytete se Përmeti etj. Mos harroni kurre kush i detyronte njerzit të mbyteshin në det për të emigruar.
Komplet rrota kari kta
Arlind Qorri eshte me seriozi, me i verteti, me i pakapuri, me i ndershmi, me i zgjuari, me seriozi se te gjith keta halabaket e tjere te gjoja partive te reja.
Bravo shehaj