Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët e qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar rëndësinë e sigurimit të një mandati të fuqishëm për të realizuar kërkesat e shqiptarëve, teksa e cilësuar anëtarësimin në BE si një mundësi jetike për të ardhmen e vendit.
“Duam të marrim një mandat të fuqishëm për të treguar ja çfarë kërkojnë shqiptarët.
Një lëkundje na prish gjithë ritmin e negociatave, qëllimi ynë dhe shpresa ime është që në 12 maj do bëjmë numërimin e votave.
BE për ne është një çështje jetike, sepse vetëm duke u bërë pjesë e BE ne si popull do të shpëtojmë nga kurthi i vazhdueshëm i historisë dhe hijet që na ndjekin nga mbrapa për të na kthyer mbrapa.
Vetëm duke u futur në BE do garantojmë disa gjëra shumë bazike, që nga liria individuale që duke u futur në BE bëhet e pakërcënueshme, deri tek barazia para ligjit”, tha Rama.
O edo po pse BE eshte ceshtje jetike per shqiptaret,Ore shqipetaret skan buke kjo eshte ceshtje jetike,Te ngeli BE ne goje 3 here ne dit,Po na thuaj ndonje gje per kabinetin e hajduteve,
Ehhh merr artisto, pikturisto, propandisto-Gëbelsisto! Përsëri do pushtet egzekutiv ekslulsiv absolut... Për të berë reforma si e kjo e cunguara e drejtësisë. Ku Salehu livadhis ende i lirë me duar me gjak. Dhe kjo se je ti avokati i tij në heshtje, për paprekshmërinë e tij... Se të duhet ty si kufomë aty. Për t'ju thënë Shqiptarëve... Saliuuu! Kur dihet se Shqiptarët i kanë larë duart me të dhe shpejt edhe me ty. Po kërkon një mandat deri në 2029 kur e di shumë mirë se ky mandat nuk të çon në EU (po prezumojmë 2030). Kjo nuk është asgjë tjetër veçse syndrome i pavdeksisë dhe pushtetit të përjetshëm. Je shumë i pistë Edo. Për të parë se sa i llumosur je ti mjafton të gërmojnë ca Bela-në. Dmth indirekt ty! Jam i bindur se AL do të shkoj në Europë dhe ti në burg. Se ti je Koka e "peshkut" të kalbur!