“Arta Dade u ngrys, Gramozi tha…” - Rama tregon si hyri në PS dhe i sfidoi të gjithë për kryetar: Më thoshin tradhtar, mosmirënjohës, haram...

21 Mars 2025, 09:09Politika TEMA
“Arta Dade u ngrys, Gramozi tha…” - Rama tregon si hyri

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e djeshme me një vizitë në shtabin e PS në Njësinë 2 në Tiranë.

Rama mori stimul nga një i ri që i ishte bashkuar rishtazi PS përmes platformës “Deputeti që duam”, për të treguar historinë e anëtarësimit të tij në këtë forcë politike në vitin 2003, kohe kur edhe shpalli kandidaturën për kryetar.

“Ja ku jam unë shembulli. Betejën e parë për partinë… më lanë rrugëve më lanë. Më linin tek shkallët. Këtu te Njësia 2. Me atë kryetarin e organizatës. Merr Musa Ulqinin pyete. Unë vajta te organizata. I thashë Musait, Musa: ‘Ka kjo partia juaj zyra organizatash’. Po ka më tha. I thashë nesër unë dua të anëtarësohem në PS. Sa kisha fitu zgjedhjet e 2003.

Vete aty unë, më morën, më regjistruan. S’dinin këta të shkretët se ça po i vinte, se këta e kishin këtu vjen njëherë rri tre vite, rritesh, masanej shohim. S’kishte atëherë ‘Deputeti që duam’. Edhe dal te dera, i thashë unë shpall sot kandidaturën për kryetar të PS. Pas një muaj ishte kongresi. 

O nëne, o nëne. Gjithë ajo kërkesa, se bëheshin zgjedhjet lokale, thuaj Ramës të vij. U bë një vakum rreth e rrotull. Vetëm Ben Blushi ishte që i rezistoi vakumit. Musai e mbante veten, po prapë me një farsoletë fshinte pak mollëzat”, rrëfeu Rama.

Pas një telefonate, me ish-deputetin Musa Ulqini, Rama zbuloi edhe emrin e kryetarit të organizatës që e regjistroi si anëtar të Partisë Socialiste, i cili quhej Kismet Meta, e për të cilin kryeministri tha se i është bërë atij “kismet” me emrin e tij biblik.

Më tej shefi i qeverisë tregoi edhe rrugëtimin për në krye të PS, që nisi me shumë kundërshti nga “xhaketat e vjetra”, asokohe të rreshtuar krah Fatos Nanos, duke përmendur një episod në mbledhjen e PS në Ballsh.

“Edhe shkoj unë te konferenca. Ku kishte atëherë të futeshe në konferencë. Më tha s’futesh dot ti këtu. Më thoshin ti je anëtar i zakonshëm i PS, nuk kandidon dot. Edhe u mblodh kryesia. Arta Dade ishte e deleguar aty, ishte ngrysur nga rreziku që po i kanosej partisë. Po më ka mbështet pastaj. Nuk më linin të hyja, pastaj në fund fare më lanë të hyja, po më tha Gramozi do hysh, po mos kujto se aty brenda po të presin ty.

Unë hyra, ata: ‘Tradhtar, tradhtar, mosmirënjohës, haram’. Në fund fare s’kisha firmat. S’më jepnin firmat. Unë te shkallët e Kongresit, këta ma bënin bëre gjë për firmat. Derisa në fund mi dhanë firmat, mora 6%, 40 e ca vota. Dhe dy vjet ishte black-out. Pastaj gjërat rrodhën”, rrëfeu Rama, si për të treguar se tanimë hapja e PS përkundrejt të rinjve është bërë një proces normal dhe qarkullimi i brezave nuk vjen me aq shumë sfida sa më parë.

“Normalisht ti je këtu brenda, se me Partinë e Nares atëherë do ishe në rrugë duke prit atje. Do kaloja unë do të largonin këta, do të thonin ik o djalë piqu njëherë”, i tha Rama, Elton Spahiut që vinte nga platforma “Deputeti që duam” si prurje e re në PS.

15 Komente

  1. s
    shqip

    Eh Belul Gjeraqina . Ec e mos beso po deshe . Ja më thoni ju, : ti je duke u endur rrugëve të Europës , kur hop , del dielli dhe të buzëqesh. Ej ti endacak , eja këtu, kam një punë për ty. Pfff, po ça pune ? Do bëhesh ministër. Po jam me thonj të pa prera. S'ka gjë , do të rruajnë e do të kruajnë ata shokët në Tiranë. Pastaj ngjarjet rrodhën si ujët e ftohtë të Tepelenës , dhe sot bëjmë dy punë. Punojmë me gas e hare, kohën tjetër e mbushim me satirë . Tik - tok - un do e mbyllim, por vidio me Lul e me kënetë do ti kemi gratis në ER TV. Erdhi tava.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Mero po ben pune te mire si qen besnik, nga 8 artikuj 4 kane foton dhe per Ramen…! Lol

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parku Rinia

        Ti me Repartin 'RILINDJA-EDIRAMA-iste', ishe e u konfirmove nje SUPER "Tradhtar, tradhtar, mosmirënjohës, haram" - sepse I MASHTROVE socialistet shqiptare dhe mbeshtetesit e tyre te shumte: ----- 1.- ne pikereferencen ekzistenciale te tyre, SOCIALDEMOKRACIA! = TI U SALDOVE E KE MBETUR I SALDUAR ME INTERESAT E NJE GRUPI SHUME TE VOGEL (P)businessman-esh, (te cilet jane me shume bizantine se sa moderne e nuk u bete kurren e kurres post-postmoderne, edhe se u mbuluat me 'kallain' e veshjeve/parfumeve/hoteleve brand-eve me te shtrenjta Oxidentale; ----- 2.- per rrjedhoje, u grabite votat per 20 vjet me radhe, duke i masakruar, edhe sot ne 2025, PA UJE TE PIJSHEM 24 ore ne shtepi = pse-ne dhe shifrat e sakta i gjen te oligarku i pompave te ujit, deputeti i PS, Arben Pellumbi e te Kompania e tij A.B.A. = sot e bere investitor strategjik te 'Shqiperia 1 Euro'; -- duke i masakruar vazhdimisht me pafuqine blerese (RROGAT/PENSIONET ME TE ULETA ne Rajonin Ballkanik dhe CMIMET ME TE LARTA se edhe ne shtetet ME TE SHTRENJTA TE EVROPES VERIORE! - nderkohe CILESIA E PRODUKTEVE TEJET E ULET = KANCEROGJENE!); ------ 3.- i mashtrove SOCIALISTET edhe me 'lojen luftash' tenden, here si Gjergj Elez Alia, e here si Skenderbeu, e here si Ismail Qemali, me 'BAJLOZIN/GOGOLIN' politik Salih Rame Berishen dhe 'krahun e armatosur' te tij ne PD, NDERKOHE qe me Ndryshimet Kushtetuese te vitit 2008 e bere ate e u bete te dy se bashku 'TE PAVDEKSHEM/TE PAPREKSHEM' ne PUSHTET dhe me Platformen KLEPTOKRATIKE - 'SKEMA' - e ideuar, drejtuar e supervizionuar nga Linda Rama ke gjetur menyrat per te 'pastruar/ricikluar' produktet e SUNDIMIT TUAJ TE PERJETSHEM qe ka ilustrim te prekshem te Kullat 100 kateshe te bashkeinvestuara!

        Përgjigjjuni
    2. N
      Nenat Shami zeza

      Po keq si doli as Arta Dades dhe as Gramos Rucit ?? Nuk kane punuar me shume se ne te tjeret qe perfunduam me pension minimal , ne ishim BUDALLENJT qe i kemi votuar , ata te mencem marin pension 2500 euro si nuk u vjen turp kur nje pensionist i kohes se monizmit pamvaresisht punes qe ka bere apo profilit qe ka pas mer nje pension 178800 lek te vjetra plus disa qindarka shtese qe japin ploteson 200000 leke te vjetra edhe pse ka djesire me shume se keta ,do ti quaj plera se kane menduar vetem per vehten e tyre jo per popull ???Na mashtruan kane qene bashke me saliun kane bere loje ne kuris te ketij populli te gjore qe i besonte duke i dhene voten per te na perfaqesuar me dinjitet ne parlament ?Mos e gezofshin pensionin dhe pacin mallkimet e gjithe nenave Shami zeza gjithecka HIPOKRIZI ????

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Aaaa mjer Shqiperia per diten kur u fute ti ne politike se gjithe bandat i solle ne pushtet! I bere deputet dhe ju dhe gjithe pasurite e ketij vendi! Ti je kanceri i Shqiperise!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          .Pske qene I vogel me llullen e mamit ne goje .Bandat ishin aty.Trusti I geshtenjave me anetare te rinj ne moshe dhe me celula ne cdo cep te shqiperise drejtonte trafikun e armeve,te organeve,te droges sidomos lazaratit,te mishit te bardhe, te klandestineve drejt italise,vriste me pagese, hidhte ne ere shtylla sipas situates trafiku I vizave,I diplomave,I vendeve te punes etj.Ky ,zoti,amerika dhe njerezit e ndershem kryesisht te jugut ,e dijne ckane hequr per ti ulur ne gjunje ku jane sot.Kane akoma njerez ne drejtesi dhe hale injorantesh si ty qe mezi presin tu vije dita si atehere por gjithsesi shume me ndryshe.Ketij ti ngresh lapidar pak e ka.Dhe klintonin te kishe sjelle nuk do ia dilte dot me gjakataret dhe injorantet e llumit kryesisht verior.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eni bishtqeni saliut

            Ndoqi gjurmet e kriminelit komunist sali qe shkatrroi,vrau e preu e te gjithe maloket i beri me prona dhe . Malok muli dhjeputet,gjeli peqinit eshte ber si langaraq neper tv. Ata vodhen edhe vrane,ky palloshi te pakten nuk ka vrare ne gerdec e bulevard

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              Që ditën që u fut Edi në politikë, u dhje saliu dhe banda e shpellarëve kurse Shqipëria bëri vetëm përpara.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Teodor

              Vazhdo me perralla...keshtu vazhdo...se ky eshte halli njerezve.....a ke ndonje strategji per investime te huaja apo bjeri ti bime

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kris

                Diten e pranimit te shqiponjes dardhare ne PS duhet ta shpallim feste kombetares dhe te quhet dita e te cmendurit

                Përgjigjjuni
                1. G
                  GRETA

                  Mos u mërzit Edo… Ti ja bleve vëndin Nanos me lekët që bone në bashki..,. Si ja fute Nanos “butë”, ashtu do ta fusin dhe ty me “ dhunë”… Prit, prit, nuk ke parë gjë akoma…

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tirona

                    Edi we ktheu Shqiperine ne nje vend europian se maloku i vucidolit e beri si afganistani

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali rrocka

                      Ky vetem i majte nuk eshte...asnje poltike sociale .Te gjitha cfare ben jane ne sherbim te milionereve

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zyko

                        Fshati digjet merua *ihet. Po c'na duhen keto o le*en. Na shkruaj a ka korrupsion ne shqiperi dhe a ka dore ajo qeverri idiote e nje k/ministri I*iot ne te???!!! Apo ti je vete pjese e korrupsionit?? Popull Votoni partite e reja!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Musai qe ti e flake si shume senatore te PS

                          Ti e more partine se dha doreheqje Nano, ndryshe do te merrje Noc rrokun. E more partine e sterilizove, e ktheve ne repart ushtarak dhe flake gjithe socialistet e ndershem me kontribute. Je mesuar te udheheqesh me diktat e batuda, por je nje autokrat i rrezikshem. Ne do ta provosh sa te vlen lekura, bej zgjedhjet ne parti, se ke 20 vjet qe nuk ben zgjedhje....

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje