“PD është kthyer në klan” - Deputeti demokrat: Në 11 Maj do të kemi refuzim masiv të demokratëve për të votuar

20 Mars 2025, 21:41Politika TEMA
“PD është kthyer në klan” - Deputeti demokrat:

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj thotë se PD është shndërruar në një klan dhe se demokratët e kanë kuptuar këtë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Xhaferaj u shpreh se në 11 maj do të ketë një mospjesëmarrje masive në zgjedhje

“Asnjëherë nuk kam thënë është kryetari i PD. Atë që kam thënë në mënyrë konsistente, është që duhet të bëjë një hap pas. Ai nuk e bëri hapin pas. Dy vite më parë, ne u bashkuam drejt një agjende parlamentare. Unë mbaja qëndrimet e mia. Pse gjithmonë nuk kam pretenduar të jem te ajo listë? Unë e shikoj që ka një lëvizje. Janë shumë PD-istë, dhe për këtë më vjen keq, shumë e shumë berishistë që nuk e pranojnë këtë lojë dhe më 11 maj do kemi një mospjesëmarrje masive në zgjedhje.

Ata e kanë konceptuar që PD është katandisur në një klan që Edi Rama i dhuroi vulën dhe nuk duan të bëhen pis. Unë e konceptoj që PD është e keqja më e vogël, por e shikoj që ka një përhapje masive të mendimit, që nuk duhet të përzihemi në këto zgjedhje dhe për këtë më vjen keq. Është ndëshkim për Shqipërinë,. sepse rotacioni ishte i domosdoshëm, pavarësisht të gjitha këtyre vërejtjeve, pavarësisht të gjitha këtyre, unë rotacionin e shoh të domosdoshëm”, theksoi ai.

5 Komente

  1. M
    Mah Muti

    Pezzo di merda

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Kjo eshte ripjellja qe kur ky kllufi pati thene dikur qe do permiresojme cilesite e diellit etj keto u shqyen gazit, kurse tashti kete budallain e mbajne per filozof. Keshtu vepron gelbaza per 30 aspra. Maskarenje.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Ahahahahahhahaa o Edo o i poshterrrrrr ahahahha po si mor ja dhe vulen malokut dhe I futé n sherr t perjetshem dhe akoma nuk e kan kuptu lojen mor ahahahahahaha

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Klan ka qene e klan do vdese. Demokratet kane vite qe ju refuzojne.

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            PD ka qene gjithmonë klan fshataresk,por ju si provincialë injorantë e kuptuat vetëm tani.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje