Ilir Meta në ‘delir’: Shqipëria Madhështore fiton 84 mandate! Do t’i japim PD-së edhe 2 mandate, që s’i merrte dot pa PL!

20 Mars 2025, 16:32Politika TEMA
Ilir Meta në ‘delir’: Shqipëria Madhështore fiton 84

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fushatën elektorale, ndonëse ndodhet pas hekurave me akuza nga SPAK për korrupsion, duke u shprehur i bindur për një fitore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një mesazh drejtuar mbështetësve të tij, por jo vetëm, Meta shprehet se koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” jo vetëm duhet të mundë Ramën, por të fitojë 84 mandate në mënyrë që të mos ketë asnjë shans për bllokimin e iniciativave ligjore.

Ai shtoi se Partia e Lirisë nuk është në këtë koalicion për të marrë 2 apo 3 mandate, por për të ofruar mundësinë demokratëve të kenë përfaqësues të tjerë në Kuvend, që pa Partinë e Lirisë nuk do të ishin të mundur.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës:

Të dashur qytetarë,

Meta për Tiranën, do të jetë garanci për demokraci. Më 11 Maj jam i bindur se do të jetë fundi i kryetarokracisë dhe garancia më e sigurt për këtë do të jetë Partia e Lirisë dhe rezultati i jashtëzakonshëm, që ajo do të arrijë, në radhë të parë në Tiranë, por edhe në 8 Qarqet e tjera. Ky është misioni ynë kryesor, 17 vite nga viti 2008 kur Edi Rama imponoi ndryshimet kushtetuese duke kushtëzuar listat e mbyllura, pasojat e të cilave janë katastrofike, siç i prekim të gjithë sot. Bashkë me deputetët e LSI atëhere dhe disa kolegë deputetë të partive të tjera, bëmë edhe grevë urie në Kuvend për të kundërshtuar dhunimin që iu bë Kushtetutës brenda natës dhe duke paralajmëruar minimin e parlamentarizimit dhe të llogaridhënies.

Ndaj 11 Maji jam i bindur se do të jetë hera e fundit kur qytetarët shqiptarë nuk e dinë se cili është deputeti i tyre, të cilit duhet t’i kërkojnë llogari gjatë 4 viteve.

Partia e Lirisë është në këtë koalicion “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” jo vetëm për të përmbysur Narkoregjimin, por mbi të gjitha për të rivendosur përgjithmonë demokracinë funksionale dhe garantuar kontrollin e qytetarëve ndaj deputetëve. Për këtë koalicioni ynë duhet të arrijë një fitore me 84 mandate, në mënyrë që opozita e ardhshme e “Rilindjes” të mos ketë asnjë shans të bllokojë këtë rikthim të demokracisë dhe fuqizimin e përhershëm të qytetarëve.

Për këtë Partia e Lirisë do të bëjë betejën më madhore në shërbim të vendit duke përmbushur një mision historik të nisur 17 vite më pare. Më 11 Maj na duhet së pari në Tiranë të realizojmë një rezultat historik dhe spektakolar dhe më të lartin në këto 20 vite, që nga themelimi i kësaj force politike.

Partia e Lirisë nuk ka hyrë në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” as për të përfituar 2 deputetë në listat e mbyllura në Tiranë apo 4 në të gjithë Shqipërinë. As për të bërë Ilir Metën deputet, se një mandat të tillë mund ta marrim edhe me 15 mijë vota. Por çfarë vlere kanë 3 deputetë me nga 5 mijë vota secili? Këta janë gjysëm-deputet.

Jo. Ne hyjmë jo për t’u marrë 2 apo 3 deputetë demokratëve, por për t’u dhënë të paktën edhe 2 deputetë të tjerë që ata kurrë nuk do të mund t’i merrnin pa Partinë e Lirisë. Për këtë qëllim madhor na duhet minimumi të fitojmë mbi 50 mijë vota në Qarkun e Tiranës, pa përfshirë diasporën, aq sa ka qenë rezultati i LSI në vitin 2017 në betejën më të vështirë kundër koalicionit më të madh të 17 Majit që synonte shfarosjen e LSI. Ndaj vota për Ilir Metën në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është vota e Partisë së Lirisë, por edhe garancia e rikthimit të demokracisë në mënyrë të përhershme.

Ndërkohë, Partia e Lirisë garanton se kushti i parë dhe i padiskutueshëm i koalicionit të ardhshëm qeverisës do të jetë zhdukja e listave të mbyllura, që imponoi Edi Rama 17 vite më parë për të shkallmuar parlamentarizmin dhe llogaridhënien.

Jam i bindur se kjo do të mbështetet plotësisht edhe nga Partia Demokratike, PDIU dhe aleatët e tjerë.

Me këtë rast dua të vlerësoj shumë edhe kandidimin e Kryetarit të PDIU-së në listën e hapur për Qarkun e Tiranës.

Kështu do të marrë fund kjo situatë absurde që ka shpikur Edi Rama, ku shumica e deputetëve janë të nënës dhe pakica janë të njerkës.

Ndërkohë që shqiptarët praktikisht ftohen të votojnë për pakicën e deputetëve, sepse shumica e deputetëve të ardhshëm janë kyçur në sirtarin e KQZ-së me firmën e Edi Ramës.

Edhe 6 javë për të shporrur listat e mbyllura të Edi Ramës dhe “Rilindjes” dhe garancia e Partisë së Lirisë dhe Ilir Metës është e pakthyeshme.

Ndaj për Ilir Metën nuk do të votojnë vetëm të gjithë votuesit e Partisë së Lirisë, por edhe të gjithë socialistët që u eksterminuan pjesë-pjesë nga Edi Rama gjatë 17 viteve, me pabesi, për t’i zëvendësuar sot me anonimë kokëulur dhe karton ngritur.

Përshëndes fuqimisht edhe deklaratën e mbrëmshme të liderit të Partisë Demokratike dhe Kryetarit të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Prof.Dr Sali Berisha, se do të përkrahë listat e hapura për t’ua kthyer deputetët qytetarëve dhe për t’i rikthyer pushtetin sovranit ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Pengmarrja nga Edi Rama e demokracisë, e parlamentarizmit, e llogaridhënies i ka ditët e numëruara dhe listat e mbyllura që ai shpiku, do të hidhen në koshin e plehrave të historisë më 11 Maj.

U bëj thirrjë të gjithë anëtarëve, simpatizantëve të Partisë së Lirisë, të gjithë atyre që na kanë ndjekur në 20 vite, për shkak të kauzave të mëdha, por edhe të gjithë qytetarëve që janë bërë indiferentë për shkak edhe të listave të mbyllura që nuk i përfaqësojnë, që të angazhohen, që nga ura e Rogozhinës e të ura e Fushë-Krujës, nga nënkalimi i Maminasit e te tuneli i Krrabës, të mobilizohen si kurrë më parë në këtë betejë historike të 11 Majit që do ndajë epokat.

Ta kthejmë 11 Majin në një referendum kundër listave të mbyllura që instaluan Narkoregjimin dhe në një referendum që garanton listat e hapura 100%, përgjithmonë, duke ja rikthyer fuqinë qytetarëve dhe sovranit.

Jam i bindur se kjo do të ndodhë kudo, në të gjithë Shqipërinë, nga Saranda e deri në Tropojë.

 

28 Komente

  1. C
    Cecua

    Duhet pa puna jote se ty o te ka bo dom sapuni o grosha

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zagali

      Piçken e sateme dhe te Monikes do fitosh ne 11 Maj. Kush te jep 84 vota ty more hajdut? Shiko dhe ha ndonje tas me fasule aty ne biruce.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mandati

      I paska bërë keq 313 like floririt,paska lajthit fare,mbas dy javësh do thotë që marrim 240 mandate

      Përgjigjjuni
      1. P
        Peço shkolleshumi

        Ka ikur per lesh i ziu Like . Po flet perçart dhe pa logjike , nuk kupton se çfar llomotit , po nuk ka faj fakiri se imagjinon sikur flet ne tribunen e mitingut madheshtor per fitoren e koalicionit Shqiperia madheshtore . Likja nuk e di qe partia e tij eshte bere kash e koqe dhe se vetem Monika me Xhixhon i premtojne se do ta mbeshtesin .

        Përgjigjjuni
        1. n
          ne

          Mos u shqetesoni, Like kokelopa po flet per mandate arresti...

          Përgjigjjuni
          1. A
            A fitohet me gënjeshtra?

            Partia e Lirisë (me presidentin Ilir Metaj në burg) nëse do kishte kandiduar më veç këto zgjedhje pra vetëm me listat e saj, s'do merrte dot asnjë deputet dhe rrezik do shkrihej fare si parti. Likja nuk është në delir por do që të mbajë votuesit me gajret me gënjeshtra, se të gjitha sondazhet i kanë kundër, e si rrjedhim, futi ndonjë broçkull sikur do fitojnë 84 mandate që të duket I pabesueshëm realiteti.

            Përgjigjjuni
            1. F
              FEJZIU GAZETARI I PAVARUR HAHA

              LIKJA PO BIEN ME DORE DHE PO E SHOQEROKA DHE SHIJOKA ME GISHTIN NE BYTH.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pipi

                Kur do të shpëtojmë nga ky debil njeri? Edhe burgaxhi, edhe kokoroç. Psikopat safi....

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vezhguesi

                  Keta te mender opozites ose jane vertet te cmendur, ose e bejne kete lloj propogande qe te mos njohin rezultatet e zgjedhjeve duke pretenduar se i vodhi Edi Rama. Problemi per ta eshte se shqiptaret nuk jane budallenj. Votat Rama do i marre me shumice nga populli qe e di se Rama nuk eshte engjell, por kusr shikon alternativen, te vjen te vjellesh. Kujton Meta se populli ha bar. Ne bur do mbesi Ilir Hajduti me Berishen dhe lukunine e ujqerve hajdute qe ka ne familje.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pensionisti

                    Ky gomar vazhdon t'na çaj fundin e kurrizit. Mos i botoni asnjë gjë se është i marrë, dhe me të tillë nuk duhet të humbasim kohë.

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      19

                      Hahahahhaah gjynaf qeka cmen fare ne burg .rrote kari bure.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Une

                        Po o hajdut po,flije mendjen se as edhe 1 mandat nuk sheh me me sy lloji yt.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Poseidon

                          Pallen do maresh....

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Aron

                            Te vetmen gje "Madheshtore" qe do te merrni eshte "Muti" i madh.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptari

                              Mos u tallni me Liken,se i ka keq shpirti te ziut. Po nje gje eshte e sigurte:Do marri ate mikun.

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Ujku Skraparit

                                Me shume 30 vende i mer Kujtim Gjuzi 50 vende i mer non grata 40 vende i mer Partia Çame me partin Grêke dhe 40 vende Mul Noka gollobordasi

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Trimi i skaraparit aty ne Burg se je rehat...

                                  Eurote qe ke shperndare te gjithe do tjua u marim........ por sa per Votat Noc rrokun do te japim.....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Trimi i skaraparit aty ne Burg se je rehat...

                                    Eurote qe ke shperndare te gjithe do tjua u marim........ por sa per Votat Noc rrokun do te japim.....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      Ushtari.

                                      Prsh Like.Mos e rruaj fare ashtu mbaje me shkume se mos 82 pa tjeter 28 i ke te sigurte.Te dyja i kane edhe 8 edhe 2.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Ik, laro, gjej shoket!

                                        Paska rrjedhur me shume! Jepi luke, koke tuli! Jepi, se do te fitosh gopin e semes ti edhe saliu me larot e tij. Nje hajdut floriri, nje gango, nje korrupsionist i daleboje, nje shkaterrues i familjes, nje burgaxhi eshte apsolutisht i pavlefshem per politiken dhe po aq i pavlefshem edhe per popullin. Kush e di dhe e njeh kete palaço burre, habitet se si u ngjit ky pis deri ne majat me te larta te pushtetit, deri ne postin e presidentit, pa bere nje dite pune konkrete. Me thoni: çfare profesioni ben ky legen?! Kush i ka thene ketij vagabondi nje here te vetme: Puna mbare?! Ik lara, gjej shoket!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nard Noka

                                          Pèr ju po bèhet gati Noc Rroku ...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. x
                                            xhoxhi

                                            Ti dhe Sala do merni 84 vite burg se nuk keni lënë gjë pa bërë.Megjithë kusuret që ka qeveria Rama ju nuk do fitoni kurë sepse je ti dhe Saliu që po çanë bythën 34 vjet vetëm duke vjedhur....Juve nuk mendoni burgun por mendoni 84 deputetë që do merni...Në shesh ju dalin 100 veta dhe del e na thua do marim 84 deputetë..Hajde kaqol hajde...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Leo

                                              Do marësh KOQET e Mero Bazes në GOJË , më 11 MAJ , O Like KRYEKRIMINELI i LESHELISË HAJDUTËRISË , BABËZISË dhe PLAÇKITJES !!!!! Ti ka hedhè ÇELSAT e QELISË në OQEANIN INDIAN Altin ❤️❤️ Dumani ❤️❤️ i NDERUAR. , O Like GRABTQARI dhe GJAK PIRÊSI i FËMIJËVE SHQIPTARË

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Liqeni

                                                Koalicioni me i famshem ne histori: PD - ALEANCA PER SHQIPERINE MADHESHTORE! Coalition! Alliance! Greatness Albania! Nje Akademi Boterore duhet te investohet per te na shpjeguar kete fat te madh qe na ka zene porten!!! Perendia nuk na le pa pleq! I urti - I mencuri I malit, me ne fund, e gjeti llafin - zgjidhjen shpetimtare per Shqipen, per ne shqipot!!! Hair inshallah!!! Edhe ky I Madhi liridashes, i cili po vdes si trim per Lirine, i jep nje dore...

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Drenioti

                                                  Thon që njeriu kur rritet dhe ka gjith të mirat në rini Në pleqëri do vuaj shumë Sepse hak pa mar e borxh pa lar nuk ka. Të fala ke like Nga belgu. Ke shumë gjynahe për të lar ti Like mutaj

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vuk Karaxhic baba i Lexhendes

                                                    O Agush Cepani ti ne marrsh çizmet e Munikes te jesh i lumtur aty ne biruc. Kap sapunin bashke me veremli Veline. Shpejt do vij gjysh Sala tju tregoj prralla me TikToq. Bej pak "blowjob" gardianit....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Dursakja

                                                      Ti je hajdut me çizme_thotë populli. Atë që i vodhe këtij populli do ta vjellësh gjithë jetën. Kaq i lig që je, sikur të ishe dhe po aq i zgjuar do t'i bëje gjëmën e përhershme këtij vendi. Por shyqyr që zoti të ka bërë të marrosur,se zoti e do këtë vend.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        Vleshte ka thone dikur njona e Parlamentit

                                                        LIRO M....! 7%-shishin te pakten kete per ndegjegje, e besoj! Duhet te vijojsh me procesin e sekuestrimit dhe te deklarimit te vjedjeve qe ke bere! Pa's kesaj mund te shoh....

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje