Dash Sula: Në këto zgjedhje mund të mbështes një kandidat të PS në Elbasan

20 Mars 2025, 16:10Politika TEMA
Dash Sula: Në këto zgjedhje mund të mbështes një

Gazetari Ardit Rada, i ftuar në Euronews pyeti sot ish-deputetin demokrat Dashnor Sula, nëse është e vërtetë që ai do përkrahë një kandidat socialist në këto zgjedhje.

I ndodhur përpara këtij informacioni, ish-deputeti demokrat pranoi se është e vërtetë që në qarkun e Elbasanit do të mbështesë një kandidat në listën e hapur të PS, për shkak të lidhjeve familjare që ka bashkëshortja e tij me kandidatin.

Edhe pse gazetari Rada nuk e zbuloi emrin e kandidatit, Sula tha se ky informacion është i saktë dhe është i detyruar të ndjekë këtë fushatë për aq koha sa ai vetë u përjashtua nga listat.

Ndërkohë, Sula u shpreh se ka kërkuar takim me Sali Berishën dhe nuk ka marrë përgjigje prej këtij të fundit.

 

2 Komente

  1. Z
    Zagali

    Ky gjeli shqirak i Peqinit na u be gjel deti. I doli per zot Saliut.Ja kendoi kuranin mbi koke.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vigjilenca

      Shumë burra lapanjozë paska në Shqipëri, e pabesueshme. Si duket ajka e burrave ose kanë ikur të tjerët me pakicë të mbetur, heshtin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje