Rama i përgjigjet sërish Bashës me këngën e Unikatilit: Eh mor Lul, edhe në fletë të votimit të ka rënë 4, ta dhashë gjysmën e qeverisë por…

20 Mars 2025, 15:43Politika TEMA
Rama i përgjigjet sërish Bashës me këngën e Unikatilit:

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, kreun e Koalicionit Euroatlantik, teksa i thotë se edhe në fletën e votimit i ka rënë numri 4, një ironi në lidhje me gafën e famshme të tij në matematikë.  

Rama më tej shton se duhet të tregojë se çfarë ofron ndryshe koalicioni Euroatlantik nga ajo që e quan si ‘aleanca e kënetës madhështore’.

“E vërtetë nuk kam timon unë, s’e pata fatin tat. Ti timonin timon, muzika muzikë, xhiroja xhiro, aritmetika aritmetikë, gjumi nuk diskutohet gjumë top. Unë shih e shkruaj. Por shyqyr më prezantove Unikatilin.

Këtu ia fute kot, ja fute içik kot po s’ka gjë se ta do puna. O Lul, po Hysenin e ke dëgjuar. Teksti i rëndë por ka një pasazh të bukur. Dëgjoje. Ta ndërpreva se i bie që të dëgjosh gjëra të rënda, nuk janë për ty vëlla.

Ej po akoma nuk t'u bë bajat kjo gjuha e bufit. Vjedhje, vjedhje, droga, droga, banda. Po ndërroje pllakën e gramafonit o artist. S’je më roje e Shqupit, vetëm çelësi i makinës të ka ngelur tani.

Na jep vizionin Euroatlantik, na thuaj se ku ndryshon koalicioni Euroatlantik nga aleanca e kënetës madhështore se s’po e marr vesh. Çfarë do të bësh ndryshe nga këneta. Eh mor Lul, mor Lul. Edhe në fletë votimi të kishte rënë 4. Nejse, kape pak unikun kape“, thotë Rama duke e përshëndet me këngën e Unikatil.

Ironisë për paketat e cigareve, Rama i përgjigjet kështu: “E kam lënë cigaren se të ka ngelur ora ku ndjenjëm bashkë deri pas mesnate që u thanë dy paketa se mi pive ti gjysmat më shumë se kishe emocione. Mirë cigaret por edhe gjysmën e qeverisë ta thashë po aha.”

13 Komente

  1. E
    Edvin Rama

    Ky Rama eshte bere nje lolo i pashoq. Nje turp i madh.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vishja kot

      Po pse mo?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Kelyshi majtas vs kelyshi majtas? Gjeagjeze!

        Përgjigjjuni
      2. p
        pilo Lala

        E peshkoi Edi Lulin, tani i terheq filispanjen. Luli si peshk bud.alla qe eshte vjen mbas karremit, dhe i duket sikur e di ku po shkon, nderkohe qe e pret skuqja ne tigan.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loni

          Dmth për ty pilo Lala, krenaria e gjithë patronazhistëve, e rëndësishme është që Rama tallet me Bashën? Nuk je fare kurjoz të dëgjoje programet politike si të Ramës dhe të Bashës se çfarë projekti kanë në të mirë të Shqipërisë dhe popullit të saj? Apo të mjafton që Rama thotë në 2030 do të ngremë si flamur brekët e Ejola Xoxës në Bruksel? Ti dhe shumë si ti shoku Lala jeni skllevër që kurrë nuk keni patur kurajo të mendoni ndryshe nga udhëheqësi i Partisë, ju keni lindur vetëm për hosana ndaj çdo qeverie që buron nga Partia mëmë dhe bija e saj PS.

          Përgjigjjuni
        2. E
          Ermal

          Poshtte edvin kristaqi ky lango e hajdut, ne burg bashke me sanitaren bundra balluku

          Përgjigjjuni
          1. n
            ne

            Bravo Erkar, e rrezove Edvinin...

            Përgjigjjuni
          2. T
            Toni

            O njerez kuptoni apo jo nuk mund te krahasohet nje lolo si Luli me Edi Rama. Luli eshte Lolo e ka bo sunet Saliu me kohe qe i vogel me pantallona te shkurtra kur i shkonte Saliut ne zyre jo kur punonte si kamarier Luli se atehere ishte i sapo lindur Lul mavria Euroatlantiku.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cfurku

              Lul është më mirë të shmangësh karemin e Edit, se sa të tërbohesh brënda kurthit të tij. Çëmoje veten më tepër Lul, se ndryshe të bëri Edi mall oferte. Mer Lulin dhe ke falas Eduart kaubojsin me gjithë kapele.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Duan apo s’duan mijt e kënetave, DREJTËSIA DO T’BË

                Dy mij kënetash, dy t’supërkorruptuar që presin rradhën mër në Rec.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Taulant 2

                  Ram halabak

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Babsi

                    Taulant nuk të vjen gjumë po dhe kur të vjen dhe kur të del mendjen e ke te Ramiu. Ik o laljë fli bre se vajti mesnata. He mu gdhifsh mire po harroje Ramen se te del ne enderr degjo mua, e te terheq me fill si Lul ziun.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Elios

                      Te dy legener dhe hajduter

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje