Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës

21 Mars 2025, 09:05Politika TEMA
Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja

Një vendim i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për t’ia hequr kompetencat kryetares së komanduar, Anuela Ristani e për t’ia deleguar ato Sara Goxhajt bëri xhiron e medieve, ndërsa nisën spekulimet se kishte një përplasje të fortë mes Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama.

Vetë Veliaj në një reagim pasdite deklaroi se gjithçka ishte një keqkuptim duke ia rideleguar sërish kompetencat Anuela Ristanit.

Duke qenë se në emisionin “Opinion” u diskutua për këtë çështje, Ristani reagoi për gazetarin Blendi Fevziu pasi emri i saj u përmend gjatë debatit.

Ajo tha se nuk është e besuara Ramës siç u quajt në studio dhe se komunikimin me kryeministrin e ka pasur për herë të parë kur i është deleguar detyra.

Po ashtu tha se në bashki nuk është zënë askush “me gishta në vesh” duke shtuar se gjithçka ndodhi me çështjen e delegimit, ishte një keqkuptim.

“Kam një reagim nga Anuela Ristani. Më thotë zoti Fevziu ndjesë, por duke ju ndjekur vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë.

Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj.

Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh”, ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme.

Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, thuhej në reagimin e saj.

7 Komente

  1. O
    Opilesh

    Po kokloqja nga kto shtremeberime eshte bere ky qe eshte sot nje halldup miliarder

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      E 'cuditshme' deklarata me shkrim, po dje, e Erion Veliaj, e akoma me e 'cuditshme' kjo deklarate e Anuela Ristani me pafundeisht 'NUK'-e dhe as edhe nje SHPREHJE POHUESE se kush eshte kjo zonjushe/zonje, nga vjen dhe pse gjendet SOT NE KETE POZICION? ------------- Deklarata derguar Fevziu live: "Unë nuk jam ..... sepse ..... nuk kisha ..... . Dhe në ..... nuk është ....., ndërsa ..... nuk ka asnjë ..... . Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin(?!?!?!) e emrit tim në publik(?!?!?!?!?!), Anuela Ristani(????????????)”.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Ben Tigri

      Ishte një keqkuptim mes lalit dhe shefit të MADH u zgjidh tani dhe kjo po thotë të vërteten se u shkarkua pa dashje dhe u vu prapë në detyrë. Hatersat do thonë që janë gënjeshtra se lali deshi të bënte të fortin dhe ja futi me dacka ai i madhi

      Përgjigjjuni
      1. #
        #freelal

        Edhe përgjimet e lalit do hiqen se ka ruset me njerëzit e saliut i kanë dhënë ilace që e kanë bërë të flasë përçart dhe jane dukur si kercenime. Prandaj del klodi e thot se gjoja ka kercenuar dëshmitarët dhe oficerët e BKH-së

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Ti nuk je e besuara e palloshes, por gojorja e tije.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Marinela

            po pra se i habiti te gjithe me Saren

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teodor

              Te besh shtet me Dokushet o zot....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje