Teksa u prezantuan kandidatët e Tiranës për deputet në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama u shpreh se është krenar për këtë skuadër, që u ofron mundësi zgjedhjeje qytetarëve të kryeqytetit.
“Jemi shalqi me provë”-tha Rama duke ftuar qytetarët që të votojnë Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj në zgjedhje.
“Jam shumë krenar për këtë skuadër. Me këtë skuadër i kemi dhënë Tiranës një ofertë të plotë. U kemi dhënë të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeve. U kemi dhënë vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin pa dyshim përfaqësuesen e tyre ne Kuvendin e Shqipërisë.
I kemi dhënë të rinjve mundësinë të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe u kemi dhënë mundësi profesionistëve të kenë mundësi që në gjithë këtë skuadër të zgjedhin një vajzë një djalë, një grua apo një burrë pa pasur asnjë dyshim se do përfaqësohen denjësisht. Me të gjitha kapacitetet tona kemi ndërtuar partinë më të re që është sot në atë fletë të madhe votimi për Tiranën.
Një parti të re, ama një shalqi me provë që brenda vetes ka eksperiencën e të gjitha viteve qeverisje duke u dhënë qytetarëve të Tiranës mundësinë të shohin përpara dhe të ndihen të sigurt që rruga jonë është e garantuar përmes eksperiencës. Të dyja këto bashkë gjenden vetëm në ofertën dhe alternativën e PS. Te të gjithë të tjerët majtas e djathtas fletës së votimit, jo rastësisht ne jemi në mes.
Janë ose të kalbur, ose pa asnjë eksperiencë për ta thënë me fjalë të buta. Hedhja e votës kudo tjetër veçse te nr.5, është ta çosh votën kot. Në gjithë këtë rrugë të gjithë do kenë mundësinë të dëgjojnë të pyesin të kuptojnë në detaje se çfarë duam të bëjmë ne jo vetëm në shkallë vendi por në shkallë të çdo komuniteti. Ka ende plagë për të mbyllur dhe shumë punë të bërë”-u shpreh kryeministri Edi Rama.
Ky mbeti ne nivelin e njeriut me biseda kafenesh, keneta, bufi, sorra dhe deklaratat e pa pergjegjeshme ndaj udheheqesve te shteteve aleate etj…Berisha eshte kafshe por dhe ti po behesh letyre qe po qelb…..
Me prove dhe superprove jeni o Rame. Jeni provuar per korrupsion ne nivelet me skandaloze, te mendosh qe vetem nje drejtoreshe e rendomte kishte mbushur tubat e aspirimit me qindra mijera Euro dhe me 5 shtepia imagjino cfare niveli eshte korrupsioni ne qeverine e shalqive te proves te kryeministrit batutaxhi bajat.
“Jemi shal-qi me provë”.
Po Rame , Shalqi me prove jeni qekur ke vene Drejtore te pergjithshem shoferin tend tek Metrologjia Petrit Rama pa aresim nje injorant bashke me moniken edhe ajo te LSI-se ju merte 20% te roges qe mernin duke ju thene se une ju kam fut ketu ne pune ???? Qe nga viti 2013 kur pashe keto dite e kishe shkarkuar , ke gje per te thene ??? Ama i hoqi nga puna ata qe e pengonin pa ju dridh qerpiku se nuk e linin te bente tendra koti te merte per vehte fitimin sigurisht edhe do i ndante me ate qe e kish vene ne pune ??? Nje rast eshte ky po sa ka ne gjithe Shqiperine prandaj nuk meritoni me voten e popullit te ndreshem ??? I pari duhet te denohet sali krimineli pastaj te gjthe ju me radhe boll e mashtruat kete popull ??? Ktheni ato qe keni vjedhur , vendosni ne pune ata qe i keni hequr pa te drejte se i keni pase pengese per te mos abuzuar te cilet kane fituar edhe gjyqet e shkalles se pare duke bere fajtore drejtorat ijnorante qe i keni vendosur ju pastaj dilni si prifti me kusi kerkoni voten e popullit te ndershem qe ju besoi duke ju votuar qe pas 90-tes ?Dhe turp tju vij se cfar ka ndodhur per gjthe keto 35 vjet ju bej bashkefajtor te gjitheve me ne krye krimineli sali kerma ???