“S’të del dot as një fabrikë dahoni...” - Basha i përgjigjet Ramës nga Durrësi: O Rame, Çyrbja ka fillu me fol

22 Mars 2025, 20:32Politika TEMA
“S’të del dot as një fabrikë dahoni...” - Basha

Durrësi ishte stacioni i radhës i Koalicionit Euroatlantik, ku Lulzim Basha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidatët e tij për deputet në zgjedhjet e 11 Majit.

Teksa vlerësoi figurat e listës së tij, për të cilët evidentoi se janë të papërlyera e të pakorruptuar, Basha u ndal te telashet që kanë ish-ministra, deputetë e kryebashkiakë socialistë me SPAK-un.

Këtë u kujdes ta nxirrte në pah përmes një mesazhi në rrjetet sociale për kryeministrin Edi Rama, duke vijuar replikat me batuta që kanë nisur të shkëmbejnë prej mëse një jave.

Pjesë të ironisë së tij këtë herë Basha bëri edhe burgun e Durrësit, aty ku qëndrojnë në paraburgim disa emra të njohur të PS, por edhe paketat e cigareve që i la si porosi për kryeministrin para dy ditësh.

Basha thotë se me ritmin e lartë të arrestimeve nga radhët e mazhorancës që po vijon SPAK-u, gjasat janë që as me një fabrikë për prodhimin e duhanit, nuk do t’ia dalë dot të ndihmojë shefin e qeverisë në “hallet” që i bien.

“O Rameee... Në Durrës jam Rameee. A ja çove dy paketat lali Erit apo po i run për ndonjë tjetër. E di vetë ti. Më tha një nga të tutë këtu: O Lul se mos fillon ndonjë biznes me import cigaresh se s’ke për t’ia dalë me paketa për këto tonët në burg. E mër Rame, mër Rame, ngele duke u marrë me shokët e mi. Ja ku i ke shokët e mi të Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës, të Shijakut.

Po shokët e tu ku i ke o Rame? Ku e ke Terin më Rame? Ku e ke më Rame, Gjush Akulloren. E mër Rame. Po Lir Beqen? Po Ben Ahmetajn? E Ramë, Ramë. Ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame? Se s’ja mush dot menjen vetëm me cigare atij. Ka dalë gjithandej duke thon se votat i mora për Ramën, jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë dahoni mo”, thotë Basha në video-mesazhin e tij.

9 Komente

  1. A
    Aurela

    Ik o Lulushe mos u afro ne Durres se do te kerkojn gjith ato emrat qe permende ti kendosh himnin aty posht!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Parku Rinia

      Lulka e Basheve konkludon: -- "..... Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë dahoni mo”, = i shkreeetttiiii !!! = VAZHDON T'I KETE KEQ PUNET ME ARITMETIKEN (7x7=42-?!)

      Përgjigjjuni
    2. R
      Romeeee...Trimi i mire si leshoket ne balte .

      Ku mos fillosh duhanin ....s doli nje i ndershem per hudher....te gjithe 100% hajdute. Meqerafjala mire jane hajdute po Roma pse nuk i denoncon nese eshte sic hiqet i ndershem?

      Përgjigjjuni
      1. P
        Portoromano

        O Lul Infantili, o pallosh budalla, ku e ke partinë, vulën, selinë? Eh, ku i ke? Të gjitha t'i mori Saliu, ke mbetur si qen i zgjebosur. Mos i'a qaj hallin Ramës, ai është kalorës, ti je zvarranik. Nuk e arrinë dot.

        Përgjigjjuni
        1. S
          SHABAN QOSJA

          SA I SHPIFUR! O LUL BASHA, NUK E BO DOT GARIPIN TI! BERTET SHUME. FAQET SI PETULL. IK NE HOLLANDE MER PLAK. LEKET I BONE. ÇA KE QE KRUHESH SI SHABAN QOSJA?!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gaetano

            Kush I ma ne kurriz kto riqna e kupto dhe e di fare mire… Luli eshte si ato sahahatet me te kurdisme Nje here gita nje here edi Gega theriste para shkollave, akullore ose kallom sheqeri per dite Varet nga takati e mideja Portokalli hesapi Nje here gjin, nje here kapo Buke misri apo buke gruni Kjo eshte zgjedhja

            Përgjigjjuni
            1. s
              shqip

              Ka pas qenë njoni në Tiranë, një personazh tragjikomik. Shabon Qosja. Këtë e ngacmonin rinia e asaj kohe, kalonin kohën. Dhe ai i fuste ndonjë batutë. Mirëpo ju bë si zakon kjo punë. Kur e shihte që s'ja varte njeri, shkonte ky i ngacmonte. Basha si puna e tij. S'ja var njeri, helbete peshë e vogël. Rri e rri dhe fillon të ngacmojë . Çilimi, aguridh. Po edhe shumë manall.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lenci

                ky idioti Basha eshte shume qesharak......

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lenci

                  ky idioti Basha eshte shume qesharak......

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje