Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestuesit, ata djegin stola e kosha plehrash

7 Tetor 2024, 20:25Politika TEMA
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestuesit, ata

Në një moment të protestës, teksa drejtuesit e saj dhe mbshtetësit largoheshin nga bulevardi para Kryeministrisë, për rrugën drejt Tajvanit dhe më tej, u pa se dy krerët e PD aktuale, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jepnin instruksione telefonike në të njëjtën kohë.

Komunikimi ishte me bisedë telefonike, por edhe me komunikim, rrjetet sociale apo mesazhe. Ka dyshime se ata orientonin grupin agresiv të protestës, për të sulmuar dhe shkaktuar kaos e trazira, pasi pak çaste më pas u pa edhe stacioni i autobusit urban në flakë, teksa u godit me Molotov dhe lëndë të tjera djegëse.

Kjo skenë dhune pasoi ato para Kryeministrisë, ku u hodhën Molotov, flakadanë dhe u dogjën pemët e shkaktuan dëme materiale.

2 Komente

  1. N
    Nallbani e nxori kallashin ?

    - Keta i thone votuesit mos n'a votoni haaaaa - Rama kenaqet sa me shume dhune me shume mbeshtetes per Ramen . Grupim alabakesh se parti nuk jane .

    Përgjigjjuni
    1. Kësaj i thonë: Po me urën ç'patën?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje