Bardhi mori në mbrojtje Berishën, reagon Açka: Nuk mund të flasë në emër të PD-së dhe as të grupit parlamentar, mbështesim drejtësinë

23 Tetor 2023, 12:28Politika TEMA

Bardhi mori në mbrojtje Berishën, reagon Açka: Nuk mund të

Nënkryetarja e PD, Flutura Açka ka deklaruar për mediat se Gazment Bardhi nuk mund të flasë në emër të PD dhe aq më pak të Grupit Parlamentar, në lidhje me masën ndaj Sali Berishës.

Açka është shprehur se, PD mbështet drejtësinë dhe se nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëdhëniet strategjike me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.

“Bardhi nuk mund të flasë në emër të PD dhe aq më pak të Grupit Parlamentar.

PD mbështet drejtësinë dhe nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëdhëniet strategjike me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.

Drejtësia duhet të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin, ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve”, tha ndër të tjera ajo.

 

1 Komente

  1. Z
    Zogu Kavajes Dylberi Berrishes

    Nuk e kuptoje flasin ne emer te PD kur nuk perfaqesojne PD. Bardha e Kavajes mund te flasi ne emrin e saje por nuk ka te drejte te flasi ne emer te PS apo te PD

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje