Bardhi sulmon Edi Ramën: Akuzat ndaj gjyqtarëve, të papranueshme

20 Shtator 2025, 22:30Politika TEMA
Bardhi sulmon Edi Ramën: Akuzat ndaj gjyqtarëve, të papranueshme

Edi Rama paska deklaruar para stafit të Ministrisë së Drejtësisë se "duhet t'i mbajmë duart larg vendimmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve". Të pranishmit mbetën jo pak të habitur nga kjo hipokrizi e kryeministrit teksa muajin e fundit ka sulmuar pandalur prokurorë rrethesh dhe gjyqtarë të Gjykatës Administrative që me integritet profesional dhe kurajo qytetare i vënë fre abuzimit dhe arbitraritetit të paligjshmërisë së Edi Ramës dhe vartësve të tij. 

I fundit në rradhën e sulmeve të përroit psikik të Edi Ramës ishte magjistrati i ri Marko Boshku, për të cilin në sistem ka vetëm fjalë të mira për punën dhe profesionalizmin e tij. Por, për Edi Ramën, njeriun që i ka vënë vetes objektiv të ketë nën kontroll të plotë të gjitha pushtetet, gjyqtarë dhe prokurorë të mirë janë vetëm ata që i binden urdhërave dhe kërcënimeve të tij me telefon apo ata që përndjekin politikisht liderët e opozitës. 

Autokrati i Tiranës nuk arrin dot ta kuptojë se si mund të ketë akoma njerëz të ndershëm dhe me integritet në këtë vend që ia përplasin në fytyrë paçavuret e tij të paligjshme dhe korruptive, siç ishte rasti i uzurpimit të një prone private për gjoja qëllimin e shpallur të transferimit të stafit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kur në fakt qëllimi i vërtetë ishte prishja e godinës së Kadastrës pranë liqenit për t'i hapur rrugë një kulle shumëkatëshe për oligarkët e tij.  

Ndërkohë që reagimi i gjyqtarëve të Tiranës, Durrësit, Kukësit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve kundër sulmeve të kryeministrit ndaj gjyqtarit Boshku meriton respekt si provë e qartë e refuzimit për t'u nënshtruar para sulmeve të tilla, heshtja e qeverisë së gjyqësorit, Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të bëjë me turp secilin prej 11 anëtarëve të asaj trupe, 6 prej të cilëve gjyqtarë dhe kolegë të Marko Boshkut. 

Për fat të keq, KLGJ-ja dëshmon edhe njëherë se nuk është në lartësinë e detyrës së saj kushtetuese për të garantuar pavarësinë e sistemit gjyqësor. Nëse kanë filluar që tani të mendojnë për vendin e tyre të punës pas përfundimit të detyrës do të thotë që nuk ka qenë asnjëherë të denjë për atë detyrë të nderuar që iu është besuar. Historia e shkurtër e vetë atij institucioni ka dëshmuar se ata që vendosin të nënshtrohen e konformohen para pushtetit, enden rrugëve duke u lutur pas dyerve të institucioneve për një vend pune.

10 Komente

  1. k
    k

    Kur akuzat i bën një i pandehur,i korruptuar non grata universal,është e pranueshme.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      I ka harru bardha lehjet e Salihit per laviren e bulevardit.Menyres si shkijne punet kta jane bashke,ndryshe me kohe Salihi e bardha do ishin ne vend tjeter jo ne parlament.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sofi

        O ti njeri Gazi po lehjet me te qelbura te SB per gjykatesit i ke degjuar ndonjehere ?Yyyyyyyttttttt njerez pa skrupull te PD ose me mire sahan lepiresit e Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tironsi

          Po sulmet e Berishës ndaj gjygjtarëve e prokurorëve o Gaz pederasti janë të pranueshme ? O servil i shpëlarë, o gangsterr prel letre, që ke lëpirë disa herë atë që ke pështyrë.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Ha nje te madh o bardhushe ti duhet te ishe brenda .Lehni si tu doje qejfi as nje nuk u fershellen .O te pa udhe kuptoheni se populli I dha te gjitha mandatet Rames qe mos ju kete me neper kembe qe te pengoni hyrjen e Shqiperise ne BE ?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Peshkatari currila

              O Gazpresh po mire po kur babai i Xenit sic i ke thene ti nuk rri dite pa ofenduar drejtesine me emra e familje me epitete te papranueshme pse nuk flet apo han m... ti mor servil e paburrs apo keshtu do marresh kar (jer) tung.

              Përgjigjjuni
              1. @
                @.

                Mos u merni me njerëz de deshtuar. Humbje kohe.

                Përgjigjjuni
                1. Ky njeri eshte ne konflikt interesi. Thjeshte llomotit. Le te ktheje koken e ti drejtohet shefit te vet Saliut qe nuk le gjykates e prokurore pa e share me librin e shtepise. Majmuneri gaztoresh.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bardha e ka kuptuar

                    Nuk dua ti beje anzliza Bardhes pasi s'ke ku e kap pasi te bene pis , por Bufit te kenetes qe nga frika e zgjodhi députét nga frika e zgjodhi kryetare te grupit.... Bufi eshte shume frikacak deklatat qe bene para mikrofon mbajtesve te kazaneve Jane per te fshehur friken dhe Bardha e ka kuptuar qe Bufi e ka frike dhe do t'ja mari partine Po me bekimin ce Bufit me nje kushte qe ta mbroje. Politikan trime qe te varet eshte Edi Rama te tjeret jane zhapiq zvaranik

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cufe

                      Oj Gazore je i akuzuar te vrasja e Doktorit ne Elbasan or plere. Or PEDERAST MUTI

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje