“Basha është duke fjetur”, PD reagon pas deklaratës së kryeministrit: Për Ramën kush nuk vjedh, fle gjumë

30 Dhjetor 2023, 15:58Politika TEMA
“Basha është duke fjetur”, PD reagon pas deklaratës

Partia Demokratike ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit, ku ironizoi Lulzim Bashën duke thënë se ky i fundit është në gjumë, por edhe  sikur të zgjohet nuk do të sjellë ndonjë gjë të re.

Partisë Demokratike zyrtare  shprehet se për Ramën, kush nuk vjedh fle gjumë.

Reagimi i plotë:

Arkitekti i kriminalizimit dhe korruptimit të çdo qelize të qeverisjes, doli sot sërish të mbrojë Ilir Beqajn dhe dyzinën e të korruptuarve të tij që janë vënë në rradhë në dyert e drejtësisë.

Fytyra e tij sot para shqiptarëve, është pasqyra ku shohin Arben Ahmetajn, Sajmir Tahirin, Ilir Beqajn, Elvis Roshin, Safet Gjicin e dhjetra kryetarë bashkish dhe zyrtarë të qeverisë nën akuzë dhe të dënuar për lidhjen me krimin dhe korrupsionin. Ky është bilanci i Edi Rames, të tjerat janë justifikime me shpresën se shqiptarët do ta kenë memorien e shkurtër.

Për Edi Ramën kush nuk vjedh fle gjumë, kush nuk bëhet mburojë e korrupsionit është i paaftë, kush nuk është aleat me krimin në vjedhjen e zgjedhjeve, nuk bën për politikë. Ky është standarti dhe oferta e Edi Ramës për shqiptarët, por kjo nuk mund dhe s’do të jetë kurrë e ardhmja e Shqipërisë.

12 Komente

  1. K
    Kunati

    Erjon Isufi.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juli

      Po Luli ka ndonje lidhje me vrasjet e 21 janarit?Se ka qene edhe minister i brendshem ne ate kohe.

      Përgjigjjuni
      1. Qafkuqi

        Kemi i dhe Lulin qe vjedh edhe kur eshte ne gjume.

        Përgjigjjuni
        1. L
          LULUSHI VOGEL

          Luli ka vjedhur ka vrare tani eshte ne gjume

          Përgjigjjuni
          1. S
            SHUME LEH o sa-lehes na je ba si legen materniteti

            Dhe thote Lul gjumashi se jemi ndare nga berishizmi mirepo gjuha e perdorur { fjala hajdut } tregon berishizmi ju eshte ngul ne tru

            Përgjigjjuni
            1. S
              SHUME LEH o sa-lehes na je ba si legen materniteti

              O Bashiq ndro fjalorin , ndrro menyren e te berit opozite , me kete gjuhe jo nuk e afron por e largon elektorati ,po vazhdon ti besh dem opozites

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salihi

                Kurse llyllka ka vjedhur e ka bere veze ai gjithmone ishte klluk

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Martin

                  Lulzim Basha ben mire qe fle gjume, sepse PARTIA DEMOKRATIKE ka nevoje per lidership te ri.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Profesioniste te lirë, jeni forcë e madhe .PD, mbr

                    Profesioniste te lirë! Stomatologë,avokatë, mjekë,dhe gjithe ju të tjeret qe do te ndjeni peshen qe qeveria po ju vë , kuptoni se e djathta do tju mbështes. Qeveria po ju fundis. Tatimi i ri , shkaterim.E majta nuk e do shtresen e mesme .Bashkijuni te djathtes dhe fuqizojeni .

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rezari

                      Eshte s'eshte hajdut Rama vetem kete dini te thoni.Shifni punen ner koqe se megjithe mend po flini gjume.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Evisa

                        Shqipërinë, të mos e gënjejë mendja Edi Ramën se po e ndërton ai, Shqipërija po lulëzonë në saj të lirisë dhe iniciativës së lirë që buron dhe mbron ky sistem i mrekullueshëm i qytetërimit perëndimor. Edi Rama dhe shpura e tij Ahmetaj, Beqja, Krifca e të tjerë vetëm sa e frenojnë dhe e perdhosin këtë sistem.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Evona

                          Bravo ????

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje