Basha: Kërcënimet e Serbisë duhen marrë seriozisht, po përdor serbët e Kosovës

17 Prill 2024, 12:11Politika TEMA
Basha: Kërcënimet e Serbisë duhen marrë seriozisht, po

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se me Serbinë duhet të jemi të kujdesshëm. 

Basha  tha se deklaratat e Vuçiçit dhe deputetëve të Serbisë në KiE, por edhe sulmi i Banjskës, kanë treguar se Serbia qëndron më pranë vizionit të Putinit për një realitet të ndryshëm strategjik dhe nuk përputhet me vizionin e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, apo edhe me vizionin e NATO-s.

“Nuk mendoj se ka një naivitetit sa i takon qëllimeve politike të Beogradit që janë krejtësisht të kundërta me ato që deklarohen. Këtej deklarohen për mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës, por nuk e pranojnë mekanizmin që i mbron serbët e Kosovës.

Përkundrazi i përdorin serbët e Kosovës si “mish për top” siç e tregoi edhe sulmi paraushtarak i Banjskës, i cili nuk është diçka e izoluar, por është pjesë e vizionit të Vuçiç. Është në kundërshtim me vizionin e Këshillit të Europës, në kundërshtim me vizionin e Bashkimit Europian dhe të NATO-s, është në përputhje me vizionin e Putinit dhe të satelitëve të tij për një realitet të ndryshëm gjeostrategjik.


Nuk mendoj se Vuçiç mund të vërë këdo në gjumë me deklaratat e tij. Përkundrazi deklaratat e tij i kanë hedhur benzinë zjarrit, veprimet që kanë kryer tregojnë qartë që me Serbinë duhet të jemi të kujdesshëm, sepse për momentin është një forcë revanshiste në Ballkan, gjë që u tregua edhe nga fjalimet radikale, të papranueshme të deputetëve serb”,-tha Basha në një intervistë për Euronews Albania. 

 

 

 

2 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    O Mero pse mereni me keta individ qe kane nje te kaluar te erret (lulushin).Çfar bere ky per Kosoven ?Shpiku shtepine e verdhe per te bere pis Shqiperine dhe kreret e UÇK .Me thenjwt e lulushit nuk shkohet as ne hall sepse kerkon te shfajesoj veten se po ben diçka me Bakojanin ,por a ishte ky qe i fili detin Bakojanisit basket me saliun ?O Mero pse na beni qe te mos I lexojme me zhvillimwt ne Shqiperine tone te dashur .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kot e ke more Lul legeni

      Keshtu te ka mesuar Rusia o Lulzin i pa lulezuar. Ti o i pa shkolluar, o mashtrues antishqiptar. E ke rradhen te kontrollohesh nga SPAK per pasurite e tua more qelbanik klysh i nongrates.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje