Obsesioni i Ilir Metës me Arben Rakipin (disa detaje mbi profilin e juristit)

17 Prill 2024, 11:03Politika TEMA
Obsesioni i Ilir Metës me Arben Rakipin (disa detaje mbi profilin e

Ilir Meta sulmoi ashpër SPAK-un dhe Altin Dumanin në konferencën e djeshme për shtyp.

Por një detaj nga fjala e e tij duket se u la në hije. Ilir Meta përmendi termin “mentor” të Dumanit për juristin dhe ish-kryeprokurin Arben Rakipi.

U shpreh Meta: “Gjithë këtyre kushërinjve të Nuredinit, të bëhen gati në qoftë se e dinë kaq të thjeshtë punë e Partisë së Lirisë dhe të Ilir Metës, të pyesin edhe mentorët e tyre sesi e kanë parë veten shumë shpejt nga pozitat e të fortit dhe të arrogantit në atë të të squllurit dhe të përbuzurit por edhe të shtrydhurit nga ana politike. Ilir Meta ka integritet tjetër. E ka shkarkuar Arben Rakipin mbasi ka dhënë dorëheqjen si kryeministër për shkak të përfshirjes së tij të hapur në politikë. E duhet ta kisha shkarkuar Arben Rakipin e duhet t’i kisha shkarkuar të gjithë këta vagabonda, të cilët duan të bëjnë parti politike pa u votuar. Kur të ketë dëshirë kushëriri i Nuredinit, t’i marrë të gjithë këta pentitot, laraskat.”

Cili është shkaku që ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit identifikon si thelbin e problemit të tij Arben Rakipin.

Është thuajse një sekret i hapur që Altin Dumani dhe Arben Rakipi kanë një njohje dhe miqësi të vjetër.

Madje Dumani kur u intervistua për rekrutimin në SPAK, e pranoi hapur para anëtarëve të KLP-së se vetëm me mbështetjen e ish-kryeprokurorit Rakipi ai mundi të disiplinonte Prokurorinë e Tropojës në vitin 2000.

Shprehet Dumani: “Pas një pune më pak se një vit në Prokurorinë e Rrethit Sarandë ku m’u desh që të hetoj çështje të rëndësishme për kohën, pasi Saranda atë vit kishte problematikë, sidomos vrasjet, ku kam realizuar disa hetime të suksesshme, jam emëruar si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë në janar të vitit 2000, në një kohë shumë të vështirë. M’u desh që ta ringre atë prokurori nga fillimi, pasi ishte pothuajse inekzistente. Dhe falë mbështetjes së Prokurorit të Përgjithshëm të kohës u bë e mundur që ta ringremë atë prokurori dhe ta rivëmë në punë.”

Ilir Meta e di këtë fabul thuajse publike, por obesioni i tij dhe ndoshta frika e tij ndaj Arben Rakipit lidhet me dy elementë që nuk është se ndikojnë drejtpërdrejt Dumanin.

Elementi i parë ka të bëjë me stekën profesionale dhe sidomos karakterin jo të zakontë të Arben Rakipit.

Arben Rakipi profesionalisht është një shkencëtar i jurisprudencës. Por ai është i blinduar edhe me një karakter të paparashikueshëm.

Në dallim nga pjesa dëërrmuese e e juristëve që Meta i ka parë si shërbëtorë dhe kamarierë, Arben Rakipi nuk është përulur kurrë para asnjë politikani.

Edhe në ditët e tij më të këqija pas shkarkimit is Kryeprokuror, ai përballoi, ashtu i vetëm nënçmimin dhe ndonjëherë edhe diskriminimin publik  nga “krokodilët” që dikur i kishte hetuar.

Rakipi për vite me radhë u mbyll në guvën e tij. Ai nuk i shtriu dorën askujt, tregues elementar po edhe shumë i qartë se ky njëri nuk bën mbrapa.

Elementi i dytë lidhet me kredon dhe reputacionin e Arben Rakipit te strukturat, kryesisht amerikane që mbikëqyrin reformën në drejtësi.

Ekspertët e OPDAT-it apo zyrës ekzekutive në Ambasaadën e SHBA-së e etiketojnë Rakipin me nofkën “tough guy”.

Steka e arsyetimit dhe profesionale e Rakipit ka qenë përcaktuese në shumë prej nismave që institucionet ndërkomëtare kanë ndërmarrë në fushën e ligjeve.

Aben Rakipi patjetër që duhet të ketë një ndikim edhe te Altin Dumani,  por ky nuk është një ndikim konjuktural, por një ndikim i autoritetit të tij moral dhe i stekës së tij profesionale.

Kjo e bën shumë herë më “të rrezikshëm” sesa po të kishte një ndikim alla-shqiptarçe tarafi dhe interesash të ngushta.

Pikërisht duke njohur  këto elementë dhe këto karakteristika të pazakonta të karakterit dhe takatit të Arbën Rakipit, Ilir Meta mesa duket ka arsye të ndjehet i shqetësuar dhe kjo është ndoshta arsyeja që ai e përmend si trurin e operacionit hetimor ndaj tij, pasi Ilir Meta informacionin e ka, ai e di se kjo kategori nuk të bën kollaj për burrë. (Hashtag.al)

10 Komente

  1. s
    shelegura

    Prokuror me integritet me profesjon me te spikatur se z.Rakipi zor se gjen .

    Përgjigjjuni
    1. T
      TemaTiku

      C'faj te rende paska bere ky Kipua qe e paskan dobesuar kaq thua se ka mbajtur Ramazan me vite!

      Përgjigjjuni
      1. t
        tiku fiku

        tiku ja ke pare bythet satshoqeje ?? he xhan shiko ato se ato te duhen ... ose bythet e tua qe tja hipi likja njehere duhet ti kesh ne madhesine e duhur.. he xhan na co ndonje foto te ti vleresojme

        Përgjigjjuni
        1. T
          TemaTiku

          tiku-fiku, une jam beqar e pra bej zahmet e sill tet'shoqe qe te ta mbaroj hallin qe ke e te te nis dhe foton me te.

          Përgjigjjuni
        2. i
          ish punonjesi i KESH

          Kur gazetari i TEMAs shkruan: "Në dallim nga pjesa dërrmuese e e juristëve që Meta i ka parë si shërbëtorë dhe kamarierë, Arben Rakipi nuk është përulur kurrë para asnjë politikani.", kuptohet se nuk e ka fare haberin per kete ceshtje. Arben Rakipi ka qene sherbetori i bindur i Fatos Nanos dhe e ka ndihmuar ate qe te behej K. Minister ne vend te Ilir Metes. Kete e di me siguri absolute. Rakipi filloi qe te krijonte dosje per korrupsion aty ku nuk kishte. Kulmi ishte kur akuzoi drejtuesit e KESH, per korrupsion ne blerjen e energjise elektrike, duke bere show ne marrjen forcerisht te ish Drejtorit te KESH per te deshmuar para prokurorise dhe duke e paraqitur ate si arrestim te tij, nderkohe qe ky individ jetonte ne Tirane dhe askush nga prokuroret nuk i kishte kerkuar qe te paraqitej per te deshmuar me cilesine e personit qe kishte dijeni. E tera kjo tymnaje u krijua nga Arben Rakipi, kur ne fakt i tere procesi i blerjes se energjise ishte teper trasparent dhe teresisht i mbeshtetur ne ligjin e prokurimeve publike, sic edhe u pranua nen ze nga Krye Prokurori i Tiranes dhe grupi i prokuroreve qe ndoqen kete dosje. Fakt eshte se dosjet qe Rakipi hapi kunder zyrtareve te KESH-it per blerjen e energjise me shume buje, u mbyllen pa zhurme, qe te mos diskretitohej prokuroria, qe doli huq. Sa per sqarim, energjia blihej nga KESH me vendim qeverie. Komisioni i prokurimit ne KESH, bente thjesht punen e mbledhjes se ofertave qe protokolloheshin dhe ja paraqiste ato qeverise, e cila vendoste per sasine, cmimin dhe kohen kur kjo energji do levrohej ne Shqiperi e ndare ne tremujore.

          Përgjigjjuni
          1. v
            veronika@hotmail,com

            ti punonjesi i KESH-it duhet te jesh i keq informuar sepse nuk ka ndodhur keshtu ne kete kohe

            Përgjigjjuni
            1. m
              mos beso te verteten !

              Ky punonjesi KESH-it ditka hollesi te medha paska nje nuhatje deri tek perfundimi gjymtyreve te pasme. Po rri ore dordolec, se ka burra ketu si Ilir Meta qe nuk pyesin as per Moniken e jo me per te tjeret, ti na nxierr sherbime qe Arben Rakipi i paska bere Fatos nanaos. Ti do jeshe vete ndonje nga ata qe i ke fshire bythen Fatosit dhe i ke shtruar jatakun per ato pune e bente Fatosi. Dilni ketu me maske ne fytyre dhe na çani bythen, dordoleca!

              Përgjigjjuni
            2. N
              Noci

              Iliri bashkoi votat me Berishen per te shkarkuar Rakipi ne ate kohe se ai po guxonte te hetontepak lart ku frike kishte edhe Meta edhe Berisha.Ketyre zoterinjve nuk ju kane pëlqyer asnje nga prokuroret edhe pse ishin zgjedhur me lejen e " mbretit" Berisha.U shkarkua Maks Haxhia,Ina Rama,,sepse donin te punonin jashte kornizave te Sales e Metes dhe bene qametin ykur erdhi dita e perfundimit te Tikut,prokurorit qe shkatërroi prokurorineNoci

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berti

                I ben reklamë Arben Rakipit, thjesht do ta ricikloje në politike, ose edhe në prokurori. Por të mos harrojmë kush është Arben Rakipi, Benjamini i fosiles politike të Nanos, Rexhep Mejdanit. Ai e mbeshteti dhe e futi në politikë si lidhje e farefisnore e tij dhe për ta perdorur. Por Rakipi nuk u përdor vetëm nga politika por edhe nga mafia dhe grupet e droges. Rasti i Sokol Koçiut eshte akoma domethënës. Rakipi ishte aq shumë i zhytur në trafik sa u desh ndërhyrja e prokurorëve të antimafias italiane për ta larguar nga karrigia. Ishte çimentuar nga krimi dhe politika sa që u bënte karrshillek edhe Nanos me shoke. Për të luftuar krimin as mos e pyet. Riciklimi i Rakipit i sjell një aleat me shume Metës me shoke. Prandaj duhen njerëz të rinj, që janë diplomuar në Evropë dhe Amerike. Vetëm këta mund ta bëjnë Shqipërinë.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eduard

                  Ankohet se po e shantazhojne mafiozi Arben Rakipi i cili shantazhon shume gjyqtar ish student te magjistratures, atje ku ai ka kapur postin e drejtorit dhe ka punsuar gjithe familjen e vet ne ate shkolle te larte shtetrore te Shqiperise, si gruan, kunaten, nipin dhe djalin e vet qe i ka blere dhe ciflliqe ne Hollande dhe ben udhetime cdo jave me fondet e shkolles se Magjistratures per interesa private te familjes Rakipi. Ankohet se po e shantazhojne komunist Rakipi, nderkohe ai i urdheron gjyqtaret e gjykatave ne Tirane e rethe, qe te marrin vendime gjyqsore sic ja do qefi Rakipit per te favorizuar te korruptuarit ne qeveri duke vjedhur miliarda Lek shtetit. e nese ata gjyqtar nuk pranojne ti binden, Rakipi i kercnon me shkarkime nga detyra por dhe me dhune e terror psikologjik mesazhesh te perditshme me celular si; 'suksese ne jete, ke mbaruar pune me ne, pac veten ne qafe, do ta psosh, nuk ke shanc qe te arrish dicka, do te me lutesh, e kemi zerin dhe pamjen tende,'( behet fjale per vidio qe ai u ka bere mafiozisht dhe neper ambjente ku ai i ka detyruar ti kete shpesh, shantazhe vajzat dhe grate magjistrate, me qellim per ti kercnuar nese ato nuk i binden nje dite). etj fjale mafiozesh qe ai ua ka derguar shpesh. Ankohet per shantazhe Rakipi, ndersa cdo nate grate e vajzat magjistrate qe nuk pranojne shantazhet e ti, ai i kercnon me telefonata anonime, nga zera qe flasin ne emer te ti dhe i kercnojne me dhune se.x.ale si dhe me aksidente qe ata duan te ua krijojne, ndersa u thone me kercnim; 'me mire kthehu ke profi..... u thone e bindju urdhrave te ti, ndryshe nuk e keni te gjate se qente do te u hane neper kanale'. ai kriminel duhet debuar nga shkolla e Magjistratures menjehere me protesta te organizuara nga familjaret e gjyqtareve te Shqiperise qe ai pronar drejtor mafioz primitiv pervers i shkolles se magjistratures po ua kercnon bijat gjyqtare e bijte me eleminime fizike me mafien e ti te lidhur e mbrojtur nga Edi Rama me qeverine mafioze.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje