Associated Press: Një i dënuar në burgjet shqiptare, kandidat për eurodeputet në Greqi

17 Prill 2024, 09:16Politika TEMA
Associated Press: Një i dënuar në burgjet shqiptare, kandidat

Lajmi që në listat e partisë greke në pushtet “Demokracia e re” ndodhet edhe një person i dënuar në burgjet shqiptare ka marrë vëmendje në mediat ndërkombëtare. “Associated Press” ia ka kushtuar vëmendje rastit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që garon tashmë për eurodeputet.

Shkrimi i plotë

Partia konservatore qeverisëse e Greqisë shtoi një politikan të dënuar nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë në listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, duke shtuar tensionin që ekziston tashmë mes dy vendeve.

Fredi Beleri u zgjodh kryebashkiak i qytetit të Himarës në Shqipërinë e Jugut vitin e kaluar, por u arrestua me akuza për blerje votash dhe nuk u betua. Më pas ai u dënua me 2 vjet në mars. Politikani ka mohuar akuzat kundër tij dhe qeveria greke e quajti paraburgimin e tij të padrejtë, duke kërcënuar se do të bllokojë përpjekjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Partia në pushtet “Demokracia e Re” bëri njoftimin e papritur të hënën vonë, duke lejuar Belerin të konkurrojë në zgjedhjet që do të zhvillohen midis 6-9 qershorit në 27 vendet anëtare. Grekët pritet të votojnë më 9 qershor.

“Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për sundimin e ligjit dhe demokracinë” – shkroi Beleri në Facebook të martën pasi (nuk) mori pjesë në një ceremoni ku shpalli listën e kandidatëve në Athinë, të mbajtur nga partia konservatore dhe e udhëhequr nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Është një betejë për vlerat e përqafuara nga Perëndimi dhe Evropa dhe që duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane”, – shkruan Beleri.

Gjashtë vende në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë në faza të ndryshme në aplikimet e tyre për anëtarësim në BE. Kroacia ishte vendi i fundit anëtar i BE-së që u pranua në vitin 2013.

Shqetësimet perëndimore për stabilitetin rajonal të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës kanë shtuar urgjencën në procesin e pranimit. Greqia dhe Shqipëria, një vend ish-komunist dhe një anëtar aktual i NATO-s, kanë një marrëdhënie historikisht të tensionuara.

Athina e ka akuzuar Tiranën se po vepron shumë ngadalë në rivendosjen e të drejtave të më shumë se 100 mijë qytetarëve të saj etnikë grekë pas rënies së sundimit komunist në fillim të viteve 1990. Shumë anëtarë të minoritetit kanë punuar në Greqi dhe kanë dy shtetësi. 

2 Komente

  1. E
    Epirot

    Kjo pra është BE-ja,mban brënda saj shtete si Greqia,vetëm se e kan kriju vet,jo se e meriton,sepse nëse asaj do t'i vinin kushtet që i vendosen Shqipërisë,mbase do shkonte 'në kalendat greke' pranimi i saj. Por jo kemi këtë realitet që kemi,ajo e hedh shu*ën përpjetë ,duke bërë çdo gjë që nuk i lejohet standartit europian të deklaruar të BE,sepse në politikën e brendshme ajo nuk njeh minoritetet dhe i persekuton pakicat,sidomos shqiptarët e Çamërise dhe kërkon minoritet zona në Shqipëri që janë me shqiptar greqishtfolës,të cilat në fakt i ka përvetsuar dhe shkon më tej ,luan djallëzisht me gjoja shkeljen e të drejtave minoritate, deri aty sa bën një alabak që është në burg,heroin e vet dhe e zgjedh kandidat për eurodeputet. BE-ja me këtë qasje në fakt ka lejuar lojrat e të tretëve brenda saj ,duke shfrytëzuar në fakt problemet e vjetra dhe të reja ndërmjet shteteve dhe në këtë rast të Shqipërisë me Greqinë,por ajo që është paradoksale është pikërisht se 'konflikti' ,apo gjendja e tensionuar mbahet nga një shtet që aderon në BË. Thënë kështu,a ka më të dobta se këllqet e Brukselit,të cilat mbahen me 'themelet' e dy standarteve,ku Greqinë e aprovon edhe pse 'kollonat i ka në ajër' dhe ndërsa Shqipërisë e Ballkanit perëndimor,iu kërkon me këmbëngulje,jo vetëm që 'themelet të ndërtohen në tokë',por duhet të gjejnë dhe 'tokë të fortë se ndryshe' nuk mund t'i afrohen BE.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kaq e thjeshte.....

      Hahahahaha.....100 mije "minorikkkk"....te semuret e Athines...qe llogjiken e kane zevendesuar me ...delirin.....Dule me 200 vota qe i jargavitet sa PS dhe sa PD per tu futur ne Kuvend....turku i Progonatit Beleri qe megjithese bleu vota nuk "fitoj" me me sshumese 19 bota avantazh....dhe keto fakte flasin faktikisht per 100 mije "minorikkk".....ta leme pastaj zhantazhin e Athines kundrejt politikes shqiptare qe nje perfaqesues i minorikkk grek te jjetene Kuvend edhe pa votat e nevojshme....kjo tregon edhe nje here per 100 mije "minorikkk" greke......hahahahahaha....cmenduri anadollakesh...qe edhe gazetat prestigjose europiane ju vene "veshin".....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje