Përse Ilir Meta sulmoi Antonio Di Pietron?

16 Prill 2024, 20:20Politika TEMA
Përse Ilir Meta sulmoi Antonio Di Pietron?

Nga Ylli Pata

Ilir Meta, pavarësisht se nga shumë mund të konsiderohet një personazh tik-toku, ka qenë president i Republikës, kryeministër i Shqipërisë, kryetar i Kuvendit, zv.kryeministër, ministër, deputet. Me një fjalë ka qenë aq shumë sa asnjë drejtues shteti s’ka pasur postet e tij.

Mbrëmë te Fevziu e sot në konferencë shtypi, pa asnjë lidhje ka sulmuar një qytetar italian. Një jurist, politikan, profesor fakulteti dhe qytetar i lirë i një vendi mik siç është Italia.

Ai quhet Antonio Di Pietro, një personazh që në Itali është një mit. Kanë bërë libra, filma pa fund, artikuj e dokumentarë televizivë.

Di Pietro sot është një person i tërhequr nga jeta publike, por e ka nisur karrierën thuajse në një kohë me Ilir Metën. Për 3 vitet e para arriti të hetojë kupolën politike dhe të biznesit në Itali për korrupsion dhe ja doli. Kjo e bëri që të jetë njeriu më popullor në Itali. Silvio Berlusconi kur u bë kryeministër i ofroi postin e ministrit të Brendshëm. Di Pietro nuk e pranoi dhe për dy javë e shpalli të pandehur për korrupsion.

Berlusconi iku nga qeveria nga hetimi i Di Pietros. Por e sulmoi nga mediat e tij, duke e gjuajtur nën brez. Di Pietro, pasi çoi për lesh gjithë klasën politike italiane, u largua me dorëheqje për të shpëtuar grupin e kolegëve në grupin e prokurorëve të Milanos.

Pas dy vjetësh hyri në politikë dhe u bë ministër në qeverinë e Romano Prodit për Infrastrukturën. Më pas u largua dhe formoi një parti qytetare për drejtësi dhe transparencë por nuk ja doli. U tërhoq në jetën e tij dhe bën bujkun në rajonin e Molises nga e ka origjinën, por nuk mungon në mediat italiane ku thirret shpesh.

Ilir Meta, pa asnjë lidhje e thirri në kauzë duke e quajtur një tenderaxhi. Sapo ndodhi kjo, i dërgova një mesazh doktor Di Pietros, e shpresoj fort që të përgjigjet sepse realisht unë kam qenë një nga gazetarët që e kam sjellë më shumë në kauzë në faqet e TemA modelin e Mani Pulito-s edhe Di Pietro-s.

Por shumë gazetarë shqiptarë, duke nisur edhe nga Fevziu, ngaqë nuk ndjekin zhvillimet i besojnë qëndrimeve të politikanëve, e mbajnë të njëjtin qëndrim, kur në fakt nuk është ashtu.

Antonio Di Pietro nuk ka përfundiar aspak ashtu si thotë Ilir Meta, një tenderaxhi. Pasi politikisht Di Pietro ishte arkitekti i rrëzimit të Silvio Berlusconit në vitin 2011. Ai u largua sepse nuk kishte hapësirë për një parti si e tij, populiste pas daljes së Lëvizjes së Pesë Yjeve.

Di Pietro ishte realisht një pararendës i Grillos. Ky është realiteti, dhe iku me dorëheqje plot nder e respekt nga italianët. Ilir Meta e sulmon vetëm për faktin se disa gazetarë shqiptarë, ndër të cilët edhe unë, e kemi sjellë si model Mani Pulite-n e Milanos në luftën ndaj korrupsionit në politikë. Nëse duhet të sulmohet SPAK apo edhe drejtësia shqiptare, ok, po Di Pietro as nuk e di fare kush është Ilir Meta, edhe pse ka qenë njeriu me më shumë poste në vend.

Sepse siç shkruante Petrit Vasili në një post sot në faqen e tij: “Nëse nuk do të harrohesh sapo të vdesësh, ose shkruaj diçka që vlen të lexohet, ose bej diçka që ja vlen të shkruhet.

14 Komente

  1. S
    Shkembi

    Nuk eshte mire te merreni me te ne kete gjendje mjerimi mendor. Tani ai eshte gati te shaje edhe vet Krishtin. Ajo qe une nuk e kuptoj eshte heshtja e drejtesise, duke e renduar edhe me shume gjendjen e tij emocionale. Cfare presin akoma???

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirë Meta po Fevziu?

      Mirë Meta, se pse me sa dukët ka rreshqitë nga trutë e kokës nga figa se po i marrin lekt që ka vjedhë. Por edhe Fevziu ishtë dhe u sodhë si një gazetarë feminorë veç përseritë sharjet dhe aguzat e Metës, turp. Altin Dumani dhe SPAK jemi me ju Kunder hajdtve. Qofshin këta që janë në pushtet a po atë që kanë ikur nga pushtetin.

      Përgjigjjuni
    2. P
      PN

      Familja Meta-Kryemadhi dhe familja Berisha duhen ndeshkuar egersisht, tu sekuestrohet gjithçka, ndryshe hajduteria ne vendin tone nuk ndalet kurre.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati orëve të para

        Po çfarë rëndësie ka se çfarë thotë ky hajdut, që për turpin tonë ka qënë në majat e pushtetit. Ky njeri i pavlerë që nuk meriton të jetë dhe roje magazine (sepse do gllabëronte gjithë magazinën), duhet lënë në rolin që ka zgjedhur të idiotit dhe budallait.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Jo jo nuk duhet lënë në rolin e idiotit dhe budallait por do futur në burg bashkë me të shoqen dhe ti skuestrohet gjithë pasuria

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Zoti Demokrat, jo për turpin tonë se ne nuk zgjedhim që nga 2008, ne vetëm votojmë. Për fjalinë e fundit zoti e di sa të drejtë keni, le të rrijë në rolin e idiotit që ka zgjedhur vetë, por në burg bashkë me gruan e tij të ndyrë.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Ermali

            Nëse do vriste veh’ten Ilir Meta, do mbetej në gojët e njerëzve, si njeriu që u bë pishman. Ky plerë sa shfaqet në media, iriton një popull. Nëse do dënohej me ligjet e shteteve më të humbura të botës, ky do gjuhej me gurë. Këllirë që përpiqet të bëjë pis këdo, që nuk i shkon për shtat.

            Përgjigjjuni
            1. W
              Washington

              Likja nuk flet mire shqipen dhe pretendon qe gjithe poitikanet e botes te kene koke te shemtuar katrore dhe gruan rritur kurve ne bodrumet e Shallvareve

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pensionisti i Porcelanit

                Ilir Meta luan lojen e shejtan budallait qe t'i shpetoje DRTEJTESISE si kryehajdut dhe kryekriminel.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patoku

                  Iku dhe Pata nga fiqiri! Kush eshte "Antonio Di Pietro" moj, ai Dumanka qe ka frike ti dergoje nje kerkese Interpolit per ta ekstraduar Arben Ahmetajn? Qe meqe ra llafi, Ahmetaj qe ta marresh vesht, rron i pa trazuar atje ne Zvicer e ketej bejne sikur e kane ne hetim por aspak ne kerkim!

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bureto

                    Për këtë majmun dhe për këdo aktor tjetër shqiptar të rëndësishëm, në kuptimin e funksioneve që kanë patur, por jo të vlerave, përgjegjësinë duhet ta gjejmë tek vetja. Pse harrohet aforizma: "Më gënjeve një herë fajin e ke ti, më gënjeve për së dyti, fajin e kam vet!". Si ka mundësi që shqiptarët, edhe pse janë 33 vjet që po i nxjerrin atyre ujin e zi dhe përsëri i votojnë e u shkojnë pas?! Kjo është gjëja që më trishton më shumë, sepse kësaj nuk kam ç't'i bëj.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DmJ

                      Di Pietro nuk eshte ky i pastri qe thua ti. Hetimi i pare ndaj Berlusconit nga Di pietro ishte nje hetim i motivuar 100% politik.Kete e thone te gjithe ne itali.Pervec kesaj Di Pietro nuk arriti te provoje fajesine e Berlusconit.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Davidi

                        Pak e shau di Pietron. Nje idiot, armik i italishtes. Vegel qorre e amerikaneve. Kujtonte se do mund ti fuste te gjithe ne burg. Limon i shtrydhur.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Leverkusen

                          Ju nuk jeni gazetar jeni batakci, Antonio di Pietro esht ish prokuror qe ka mbi 10 viktima mbi shpin vetvrasje per shkak te presioneve verbale dhe fizike mbi te hetuarit, e gjith Italia e denon sot menyren e tij te hetuarit dhe jo me larg se nje vit u denua bashkpuntori i tij nga tribunali breshias, Antonio di Pietro mbeti ne harres sepse ishte maskara i pameshirshem me njerzit ndersa emrat e viktimave te tij i shohim ne sheshe rrug etj etj, me ne fund doli dikush qe kuptoi se plehrat e italis si ky meritojn ndalim kalimin ne shqipri jo firmosin marrveshje spiunllekut ne dem shtetasve shqiptar te sterlodhur nga emigrimi.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje