Prapaskenat për kandidimin e Belerit nga Mitsotakis, në Athinë pati kundërshti të forta

16 Prill 2024, 18:27Politika TEMA
Prapaskenat për kandidimin e Belerit nga Mitsotakis, në Athinë

Mediat greke zbulojnë prapaskenat e kandidimit të Fredi Belerit nga Demokracia e Re për zgjedhjet parlamentare europiane. Kathimerini thekson se e diela ishte vendimtare, pasi në kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, takoi ministra, përfaqësues të qeverisë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Media tjetër, Protothema, shkruan se një ditë më parë në zyrën e kryeministrit kishte shkuar dhe djali i Fredi Belerit, që kishte patur “një takim emocional” me zyrtarët grekë.

Pavarësisht kësaj, mediat në Athinë raportojnë se zgjedhja nuk ka qenë e lehtë, pasi brenda Demokracisë së Re ka pasur zëra të fortë kundër kandidimit të tij.

Megjithatë Kathimerini konfirmon se ndër 3 arsyet që shtynë Mitsotakis të vendoste në listë emrin e Belerit, nuk kishin të bënin me procesin gjyqësor, por thjesht po përdoret për pikë politike.

“Së pari, kryeministri konsideroi se mospërfshirja e tij do të dërgonte një mesazh të gabuar, si dorëzim përballë Shqipërisë.

Së dyti, në mbledhjen e së dielës, shifrat treguan një mbështetje të madhe për Fredi Belerin, duke dalë i treti ndër të preferuarit.

Së fundi, presioni politik që do të pasonte nga e djathta ndaj Demokracisë së Re nuk mund të përjashtohej.”, shkruan Kathimerini.

Gazeta greke shton më tej se menjëherë pas zyrtarizimit të kandidaturës, Fredi Beleri, përmes një mesazhi të regjistruar nga një burg në Shqipëri, tha se “beteja që po bënte nuk ishte personale, por “është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë”.

“Është një betejë për vlerat e mbrojtura nga Perëndimi dhe Europa, të cilat duhen respektuar nga ata që duan t'i bashkohen familjes së madhe europiane.

Gjithashtu është një betejë për pjesën më të vuajtur të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë, të cilit i bëhet padrejtësi”, shprehet Fredi Beleri.

Gjatë prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet europiane, kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, tha se në këtë listë takohen persona nga çdo cep i Greqisë, duke harruar që Fredi Beleri vjen nga Himara, një tokë shqiptare.

Alfred Beleri u arrestua në fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit të shkuar për korrupsion zgjedhor. 

2 Komente

  1. E
    Edhe Fredi edhe Bejleri sikur nuk shkone per Grek

    Ky magjup Progonati qe nuk eshte as shqiptar e as grek ka dale ne mbrojtje te grekeve haaa sa poshte ka rene Greqia turp turp Fredi Bejleri ne mbrojtje te Greqis haaaa

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kristiani othodoks

      Rama duhet te ngreje shtet dhe jo te perdoret si historia e lepurit, qe kur arusha mbaronte pune ne hale e perdorte per te fshire menderen...!!! Greqia tall lesht me shqipetaret sepse kontrollon cdo skute te atij vendi , politikisht dhe shteteror, Ata qe e kandidatuan dhe lejuan Belerin ( si person me precedente penale) duhet te ndiqen penalisht..keta jane veglat e grekut...si dhe gjyqtare e avokate qe e kane bere kete problem kaq te madh...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje