Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon kauzën e demokracisë dhe rrit sigurinë europiane

16 Prill 2024, 15:35Politika TEMA
Basha takon kryetarin e Parlamentit ukrainas: Fitorja e Ukrainës fuqizon

Në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për rindërtimin e Ukrainës, kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, i cili i ka shprehur mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën.

''Kënaqësi që në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës të takoja kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.

Diskutuam situatën atje dhe nevojën për të shtuar përpjekjen në ndihmë të Ukrainës. Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.


Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.

Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.


Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë'',- shkruan Basha.

 

3 Komente

  1. d
    dsa

    Basha me shikim prej te cmenduri i jep kurajo bufit dhe i forcon besimin per fitoren qe nuk ekzeston ne Ukrine.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hokatari

      Shyqyr qe u takove me nje politikan te pa njohur , po i rendesishem sa shefi i Agronit te Gjek Makut . Aferim Lulush djali , ke bere ne jete te pakten nje pune te mire . Shpresoj te te motivoje ne pune , ne luften kunder Sa liut non grata dhe Gazit te mendes .

      Përgjigjjuni
      1. a
        asd

        Rri ca dite te luftosh o Lul trimi! Trego solidaritetin tend per disa dite me vepra.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje