Rienergjizimi i PS, pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve

16 Prill 2024, 12:24Politika TEMA
Rienergjizimi i PS, pasdite mblidhen drejtuesit politikë të qarqeve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi mbledh sot pasdite drejtuesit politikë të qarqeve më kuadër të procesit të rienergjizimit.

Sipas burimeve kryesocialisti Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm. Në këtë takim pritet që të bëhet një analizë e punës në terren dhe drejtuesit e qarqeve të raportojnë mbi prioritetet e vendosura nga Rama për 50 mijë anëtarësime të reja deri në Kongresin e qershorit.

Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Ky takim vjen ndërsa PS do t’i nënshtrohet një procesi për zgjedhjen e krerëve të degëve, ndërsa më 12 maj zgjidhen delegatët. Ndërsa në qershor mblidhet Kongresi i PS, organi më i lartë vendimmarrës në parti.  

2 Komente

  1. S
    Shoku i Balles

    Askush nuk e ka mendjen me se c'ben Rama e Cuci. Propoganden e tyre nuk e ha me askush. Nje fakt eshte i qarte : PS nuk ka me.

    Përgjigjjuni
    1. r
      ramushi

      Nje genjeshter me bisht i funderines Edi rama, eshte edhe kjo e rienergjizimit ...me te rinj ! ? Ku jane keta te rinj qe i anetareson ky funderina qe e shkateroj PS... Ku ka te rrinje ...neper fshatra s ka kembe te riu, kan eikur te gjithe. Prandaj mjaft mashtrove, o funderine ! Nuk ke faj ti...i kane fajet ata qe ta leshuan ate godinen qe e ktheve ne shtepi publike

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje