"Nuk del kot me veshje si gango", Ngjela: Ja çfarë ka ndryshuar tek Rama pasi mori pushtetin

16 Prill 2024, 10:22Politika TEMA
"Nuk del kot me veshje si gango", Ngjela: Ja çfarë ka

Gjatë rrëfmit të tij për periudhën e komunizmit dhe më pas për rrugëtimin e tij politik, avokati Spartak Ngjela zbuloi edhe mendimin që ka rreth kryeministrit Edi Rama, duke kujtuar edhe raportet me këtë të fundit kohë më parë.

Ngjela tha se Rama është zhvilluar shumë politikisht duke arritur që të jetë politikan i mirëfillt.


“Tani mund të themi se është bërë politikan. Është dhe mesa shoh unë, meqë mori pushtet ka hequr dorë nga sistemi i karrierës nëpërmjet individëve. Nuk e ka tanimë, sepse është absolut. Ka pasur dy apo tre vetë dhe Nano.

Ky e heq frikën me mënyrën e sjelljes. Nuk i ka kot ato që del si me veshje si gango rrugësh apo poturesh, i bën kastile për një shtensionim që të thotë nuk jam politik. Sepse veshja klasike tregon pushtetin”- u shpreh Ngjela në studion e “Top Story”.

Grida Duma: Unë do kisha vënë bast që ju të dy do shkonit shumë mirë

Ngjela: Po unë atë e kam marrë që kur ishte 22 vjeç, i kam dhënë të gjithë botëkuptimin tim.

Ai rrëfeu gjithashtu edhe për “luftën” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gramoz Pashkos për drejtimin e Partisë Demokratike.

“Gramozi nuk luajti mirë se mund ta mundte Saliun. Por ai kishte një gjë që Saliu e kishte. Populist ishin njësoj. Por kishin një gjë që i dëmtonte, ishin të dy në të njëjtën parti. Ai që ka aftësinë të bëjë me vete një pjesë të partisë e merr atë dhe të dëmton. Pashko mendonte se e kishte të tijën partinë. Kurse ky (Berisha) kishte eksperiencën e goditjes si të Enver Hoxhës. E njihte mirë gjeneralitetin e një intriganti”- përfundoi avokati.

1 Komente

  1. M
    Mesuesi

    Berisha thjeshr eshte enverist. Eshte zgjatja e enverizmit ne kushte te reja te pseudopolitikes shqiptare eshte zgjatimi i.enver Hoxhes . Edhe fjalimet qe mban Jane fjalimet e dnver Hoxhes . As me pak e as me shume .atomperserit,SI per demokracine, apo.per teorine e sovranitetit, te cilen Enverii proklamonte sinje fitorejete forces te Shqiperise, dukethene se ne karabirun I kishte bendisur topat e deti mesdhe qe nga Gjibraltari e deri ne Dardanele situaten e kontrollonte SI. E kercenonte NATON dhe Traktatin e Varshaves se nuk pyste per ta. Sicben edhe sot ,fjatuesi itij.icili kercenon sHBA xheEuropen se do te mboje sovranitetin e Shqiperise.,nderkohe qe dihet se sovranitetin e kombeve e te Shqiperise e mbrob NATO dhe kualicioni SHBAdhe Bashkimi Europian. Eshte ne hall lumadhi, ka lajthitur. Fkst SI I cartur E ndjen fundin e tij te turpshem.

    Lini një Përgjigje