“Raportet politike me Monika Kryemadhin kanë pësuar një tronditje të madhe”- Ilir Meta: Në politikë bëhen edhe gabime

15 Prill 2024, 23:13Politika TEMA

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se raporti politik me Monika Kryemadhin nuk janë të mira. Sipas tij, këto raporte janë tronditur pas djegies së mandateve.

“Raportet politike me Monika Kryemadhin kanë pësuar një

Po ashtu, Meta tha se Kryemadhi vazhdon të jetë anëtarë kryesie e Partisë së Lirisë dhe deputetë e qarkut të Fierit.


Sipas tij, kur LSI që drejtohej me Monika Kryemadhin i la parlamentin Edi Ramës.

“Raporti im politik me Monika Kryemadhin nuk është i mirë.  Raporti është tronditur thellë për arsye se në politikë bëhen gabime, por ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë. Ti lësh parlamentin një të marri?! Raportet politike kanë pësuar një tronditje të madhe. Ajo është anëtare kryesore, deputetet e Fierit, kishte angazhime të tjera”, tha Meta në Opinion.

Pyetje: Çfarë po ndodh ndaj jush dhe zonjës Kryemadhi?

Meta: Asgjë, ca di ti?


Pyetje: Kam të dhëna që jeni treguar shumë agresiv ndaj saj dhe disa personave të tjerë në parti, që duhet të largohen nga partia….

Meta: Asnjë nuk është larguar.

Pyetje: Raporti juaj është i mirë?

Meta: Raporti im politik nuk është i mirë, zonja Kryemadhi ka kontribute të jashtëzakonshme deri ditën që ajo ka vendosur për djegien e mandateve. raportet tona politike që nga ai moment kanë pësuar një tronditje të madhe.

3 Komente

  1. A
    AS

    Komedy nga komediani

    1. R
      Roberto

      AMAN more te keqen se mos na ndahen edhe keta si Bes Kallaku me Xhensilen se na morret ne qafe pastaj.

      1. P
        Peço Vasili

        Genjen si derr ! Kete gje e ka permendur pasi ju deshtoi plani qe kishin bere bashke me plakun e rrjedhur Sali , per te shkaterruar zhgjedhjet lokale . Po kur Europa i njohu ato , Likja doli si kundershtar i ketij veprimi dhe parashikues i madh i situatave politike , po gjithnje pas pilafit . Ky eshte nje specie qe ne vend te trurit ka kashte .

        Lini një Përgjigje