“Partia e Metës, biznes familjar”, avokati: Po e përdor për t’u mbrojtur nga drejtësia, është nën paranojë

16 Prill 2024, 09:33Politika TEMA
“Partia e Metës, biznes familjar”, avokati: Po e përdor

Avokati Romeo Kara thotë se nuk do të çuditej nëse Partia e Lirisë do të sekuestrohet, pasi kjo forcë politike është biznes familjar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se Meta do e përdorë partinë për t’u mbrojtur nga drejtësia. Sipas Karajt, Meta e sheh veten të pashpresë dhe është nën paranojë.

“Nuk duhet të çuditesha që atë parti ta sekuestronin. E shoh partinë si një ndërmarrje aksionere, biznes familjar.

Kurrë nuk ka pasur zgjedhje në atë parti dhe nuk ka dalë nga ndikimi total i familjes Meta. Partitë politike në Shqipëri, nga 2008 e këtej, janë organizatat më të mëdha kriminale.

Do ta përdorë partinë edhe për t’u mbrojtur. Kur fillohet hetimi pasuror, nuk mund të mos ketë seksutrime. Nuk besoj si i kanë sekuestruar të gjithë pasurinë. Besoj se të telefonat, shkresat i kanë sekeustruar në funksion të hetimit.

Meta po e kupton që nuk po tërhiqen, kjo është një nga hetimet për të cilat ai është në merak të madh. E sheh veten të pashpresë. Ky person po jeton në një mani, është në paranojë, nuk e kontrollon dot depresionin dhe stresin. I rekomandoj të qetësohet, se kështu dëmton veten”, theksoi ai.

 

Lini një Përgjigje