Ilir Meta konfirmon motivacionin e Berishës për "non gratën": Më thirri Doktori në zyrë dhe më porositi të bëja kujdes nga Ina Rama

16 Prill 2024, 09:21Politika TEMA
Ilir Meta konfirmon motivacionin e Berishës për "non

I ftuar në "Opinion" një natë më parë, mes të tjerash, Ilir Meta ka konfirmuar, ndofta pa dashje, sentencën e shpalljes së Sali Berishës të shpallur nga SHBA-të si shantazhues i drejtësisë dhe minues i drejtësisë.

Meta ka treguar një episod se si e kishte thirrur Sali Berisha në zyrë dhe pasi kishte lëshuar epitetet e duhura ndaj Ina Ramës, i kishte thënë atij të bënte kujdes se ajo kishte marrë porosi për ta futur në burg, sepse kishte çuar edhe audio-përgjimet për t'i verifikuar në Angli.

Sipas Metës, ai e kishte qetësuar Doktorin se nga burgu do t'i jepte më shumë vota nga jashtë tij dhe gjithçka bëhej për të inatosur dhe shqetësuar Berishën.

Ky fragment i marrë në kontekstin e përgjithshëm të kohës, tregon se si është sjell kryeministri Berisha ndaj akuzave për korrupsion ndaj bashkëpunëtorit të tij të afërt qeverisës, ashtu sikurse duket një sentencë e qartë e arsyes së shpalljes së tij "Non grata" si shantazhues i drejtësisë.

Meta duket se e tregoi këtë detaj për të rrëfyer besnikërinë e Berishës ndaj tij, por, në fakt, një bisedë e tillë e zhvilluar në zyrat e shtetit nga dy zyrtarë të lartë shtetëror nuk asgjë asgjë më pak veçse shpërdorim i besimit të publikut me funksionin shtetëror.

Çfarë tha Meta?

“Më merr në telefon, isha në Durrës.

-Ku je, më thotë?

-Në Durrës, i thashë.

-Në cdo kohë që vjen në Tiranë unë në zyrë jam. Nuk ka ndonjë urgjencë, por po pate kohë hajde.

E kuptova unë që kishte një shqetësim dhe vajta.

-Dëgjo, më tha, për atë ish- prokuroren, Ina Rama, duhet vëmendje se ajo ka marrë urdhër të të fusë në burg ty.

-Po shumë mirë, i thashë, çfarë problemi ka?!

-Po ka çuar ato videot dhe audiot në Angli.

I thashë: Doktor merre me qetësi, ata duan të të nxehin ty.

Unë i thashë, të premtoj nga burgu do të jap shumë më tepër vota ty për zgjedhjet dhe Edi Rama do ikë nga kryetari i bashkisë, ti mos u shqetëso për këtë”, tregoi Meta.

6 Komente

  1. k
    k

    Muhabete mizerabēl fshatarēsh. Mē tha, i thashē, mē mori , i tregova. Mjerē shqiperia nē dorē tē kujt ka rēne. Kēta janē krimba plehu nē krahasim me E.Hoxhēn.

    1. N
      Nul Moka

      Berisha ka 2 vjet që thotë, le të më japin një fakt dhe unë largohem nga politika dhe shkoj vetë në burg................. . Ja dhe faktin e dha Meta.................... . Pra motivacioni për Non Grata, SHANTAZUES I DREJTËSISË dhe krijimi i FAVOREVE PËR BASHKËPUNËTORËT E TIJ, i cili shkruhet nga Departamenti i Shtetit, Meta e vërteton dhe po thotë se Departamenti i Shtetit nuk paska gabuar.............. . Nëse Berisha e ka lexuar apo dëgjuar, duhet të mbajë fjalën.

    2. z
      zot cfare ke krijuar !

      Çohu Enver nga varri dhe ....

      1. T
        Tironci

        Non grata I ka treguar koke qypit qe “lavirja e bulevardit” do te te arrestoje prandaj si t’ia bejme ta heqim qafe kete lavire dhe pastaj bertet dhe uleret nga dritarja qe nuk ka nderhyre kurre ne drejtesi. Ma kane vene vulen non grata kot u thote nje grupi tru shpelaresh poshte dritares.

        1. P
          Prostituta Kombetare sali

          Du tju them une juve, padyshim! Jena mbledh na ketu, du te garantoj gjithe miqte tane Nderkombetare, popullin shqiptar se padyshim… rrofte populli shqiptar, padyshim! Kur te kthehem ne pushtet, do ve sali lushen kryeprokuror, argiten kryeministre, ed paloqen president, te Qimin e Pekajve Minister te Propagandes, fredi belerin Minister te Mbrojtjes, Janullen minister te puneve te jashtme dhe Stresin minister te kultures! Padyshim… Rrofte populli shqiptar, padyshim…!

          1. .
            .....

            Nuk të bëri kot Berisha ty, nga një spiun në "Pishtar të demokracisë", ja, për të përdorur si mashë kundër kryeprokurores. Të gjithë spiunët kështu i ka ndërsyer Berisha kundër institucioneve legjitime të shtetit. Thërret Kryeministri i kohës spiunin dhe e ndërsen kundër kryeprokurores. Tipik njerëz të gjirizeve të ministrisë së brendshme komuniste dhe hafije të bodrumeve të errëta të KQ të PPSH, ku ligjin e bënte kryespiuni i Enver Hoxhës, Ramiz Alia.

            Lini një Përgjigje