Zgjedhjet e 2025, Alibeaj: Lista e kandidatëve për deputetë, gati brenda majit! Ja komenti për tentativën e Bardhit për të futur në grupin parlamentar të PD, Berishën

16 Prill 2024, 13:39Politika TEMA
Zgjedhjet e 2025, Alibeaj: Lista e kandidatëve për deputetë, gati

Lista e kandidatëve të PD për deputetë për zgjedhjet e 2025 do të jetë gati brenda muajit maj. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i PD Enkelejd Alibeaj në “Studio Live” në Report Tv.

“Ka pasur një vonesë për shkak të votimit të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe kryesisë. Ne e kishim menduar që ky proces të përfundonte në fund të marsit.

Sot që flasim janë dikur te 10 degë të vogla dhe ky ishte shkaku i parë. Procesi i identifikimit të kandidaturave nuk bëhet për një ditë. Ai është proces dhe ka startuar para 31 marsit duke përcaktuar se cilat do jenë pishinat ku do identifikohen kandidaturat për deputetë.

Deri në fund të këtij muaji do jetë e përfunduar kjo listë. Në maj do kalohet në lancim të programit. Binomi kandidat dhe program do jetë e përfunduar brenda majit", shtoi ai. 

Një koment pati edhe për tentativën e Gazment Bardhit, për të futur zyrtarisht në grupin parlamentar të PD Sali Berishën dhe deputetët e tjerë që janë përjashtuar.

“Të enjten e kaluar Lindita Nikolla jashtë funksionit të vetë e merr Berishën dhe e sjell brenda grupit parlamentar. Unë dëgjova atë që Nikolla tha: të gjithë deputetët e përjashtuar do rifuten në grupin parlamentar të PD.

Pezullimi i Berishës nuk ishte vetëm një sherr i vogël brenda PD, nuk janë sherre të vogla, qëndrime zyrtare të PD, e cila e ka detyrim dhe për nevojë të saj, që të distancohet nga të gjitha praktikat individët dhe personazhët që mbartin ngarkesë politike dhe që nuk kanë çfarë të ofrojnë më në tregun politik.

Nuk duhet ta harrojmë 8 janarin Arbër. Ne reaguam. Nikolla, në fakt Rama, se Nikolla nuk ka autonominë e saj, në kundërshtim me vendimet autonome të PD, me qëndrimin zyrtar të saj dhe në kundërshtim me SHBA dhe raportin e Freedom house, e merr dhe ta sjell pilaf në shtëpi.

Ky është fundi i moralit politik të mazhorancës. Ajo që nuk ka kuptuar Rama është fakti se ajo çfarë i ndodhi PS që është detyruar të ndërmerrte këto akte është pikërisht që duhet të jetë një politikë kombëtare. Halli i bën bashkë”, shtoi Alibeaj. 

Lini një Përgjigje