Kryetari i PD Lulzim Basha mbajti fjalën e tij sot në Asanblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku ka kërkuar votën e anëtarëve për rezolutën për rindërtimin e Ukrainës.
“Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj.
Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjësi për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin e Ukrainës”- ka theksuar në fjalën e tij Basha.
Më tej ai shtoi se: “Ne kërkojmë ngritjen e një fondi ndërkombëtar, ku do të depozitohen të gjitha asetet shtetërore ruse të konfiskuara, duke siguruar transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë në shpërndarjen e fondeve që duhet të përdoren për kompensimin për Ukrainën dhe personat e prekur nga agresioni rus në Ukrainë, si dhe për të ndihmuar në përpjekjet për ringritjen dhe rindërtimin e Ukrainës.
Dhe ne mbështesim themelimin e një komisioni ndërkombëtar për pretendimet mbi dëmet e renditura në Regjistër, nën ombrellën e Këshillit të Europës”, shtoi Basha.
Kryetari i PD theksoi se Rusia duhet të paguaj dhe vendimi i sotëm të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm.
“Teksa përjetojmë një moment të rëndësishëm në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkëta për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpunimin tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë.
Me votën tonë sot ne rikonfirmojmë se mbetemi të palëkundur në qëllimin tonë: Të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat – duke përfshirë dhe ato financiare – të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm, dhe të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur plotësisht dhe pa kushte agresionin rus”- deklaroi Basha.
Na çatë karin megjithë KiE. Historikisht është thënë KE, pra këshilli europian. Mësoni të flisni shqip, o koqevarë muti! Dhe doni ta quheni shqiptarë ju, gjoja. Ptu!
O ushtar Bilushi, thuhet KiE per ta dalluar nga Komisioni Europian qe eshte KE.