Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas deklaratave të Ilir Metës, i cili akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani. Në një deklaratë, KLP bën thirrje që të mos cënohet puna profesionale e prokurorëve të SPAK, ndërsa thekson se dënon çdo gjuhë urrejtje.
KLP thote se “çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta”.
Keshilli thote se mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.
Reagimi i plote:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ qeverisës e kushtetues i sistemit të akuzës, ndjek me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe në veçanti të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta.
Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.
Mos e perkedhelni Liken e humbisni kohen me te pasi i rendon tokes kot.Te vetmen gje qe ka shkelqyer fshatari i Cepanit eshte kusaria. Pse drejtesia vepron me dy standarte per fukarenjte i menjehershem ligji veprimi kurse per udheheqesit legjendar te hajduterise ku gjerat duken sheshit vonon. Ata nuk duhen lene te lire asnje minute se flitet per miliarda.
Gag order, like the Trump. Lol
Mir e ben Like floriri deri sa nuk jeni te afte ta arestoni tallet me ju.
Mbeshtetje pa Mbeshetje..As mish as peshk! Gjasme mbrojtje,por me dorashkat e bardha dhe gjuhen asnjeanese te "paanesise..." Te trembur, apo te tredhur?! Zhgenjim!
Flisni, flisni ju. Ka 30 e ca vjet qe gjemb ne kemb nuk i hyn , Po tallet me te gjithe.Mendoni kete njeri qe ka patur vendet e punes me udheheqese per nje popull.Ilir Meta apo Metaj qe vetem kur flet te veshtiros. M'fal,m' fal,m' fal............ e perserit 1000 here brenda nje bisede.YYYYYttttttttt tutje o Ilir.
Po lërini deklaratat mbyllini gojën që mos dalin në publik të na llomotisin qelbësirat.Si mund të pranohen ruggaçë të tillë të flasin kështu për drejtësinë?Si Saliu dhe Meta duhet të ndalohen të flasin në publik se nuk janë njerëz me vlera por janë hajdutë...