Sulmet e Metës kundër SPAK, avokati: Po shpif se e di që do të arrestohet, është i ngarkuar me një mal akuzash

17 Prill 2024, 09:23Politika TEMA
Sulmet e Metës kundër SPAK, avokati: Po shpif se e di që do

Sulmet e Ilir Metës ndaj Prokurorisë së Posaçme, po vijnë sepse po i vjen fundi! Kështu thotë avokati Idajet Beqiri i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ku theksoi se ndaj Metës ka akuza konkrete siç është rasti i vjedhjes së floririt të Krrabës në ’99 si dhe për dosjen CEZ-DIA.

"Po ndjen se po i vjen fundi dhe do të bëjë marrëzira të tilla siç po bën ai. Nuk ka lënë post pa marrë në këtë vend dhe të pamerituar. E ka turpëruar me dhjetëra herë kryetarin e shtetit. Duke na bërë ne shqiptarëve të turpëruar edhe në raport me popujt e tjerë.

Duke na thënë që kaq poshtë keni rënë sa zgjidhni kryetra shteti një kryetar të tillë. Duket që nuk është një njeri normal. Për të mos thënë skandale pas skandalesh është i ngarkuar me një mal akuzash.

Të gjithë janë të korruptuar në këtë vend por askush nuk dënohet. Vodhe floririn e Krrabës, e vodhe për vitin e ri të ’99. E le hapur të vinin dhe fshatarët atje. More arkat të tëra. Bëri korrupsion të paimagjinueshëm me CEZ-DIA, ku është kapur me presh në dorë. Akuzat e bëra ndaj tij janë konkrete", tha Beqiri.


Duke u ndalur te akuzat e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, se ai është kushëriri i vrasësit me pagesë Nuredin Dumanit, avokati Beqiri tha se këto janë shpifje.  Sipas avokatit, kreu i SPAK nuk duhet t’i ishte përgjigjur, pasi janë akuza që vijnë nga një i marrosur, që ka ikur nga mendtë e kokës.

"Ata janë shpifje monstruoze. Ato shpifje nuk mund ti bëj askush. Edh enjë rrugaç rruge nuk mund të flasë ashtu ndaj kreut të SPAK. Kur e di që pas tij janë SHBA e FBI, kur gjithë shqiptarët e mbështesin dhe ka hedhur hapa të rëndësishme para SPAK, për respekt të popullit, nuk duhet të flasësh me një gjuhë të tillë.

Ata ishin shpifje monstruoze. Çlidhje ka Nuredin Dumani një kriminel një vrasës me pagesë. Çlidhje ka Nuredin Dumani, një vrasës me pagesë të cilin e ka përdorur politika edhe Ilir Meta me njerëzit e vet, edhe atje në Elbasan e ka përdorur Nuredin Dumanin. Të bën babanë burrë.

Fantazira të sëmura i bën sepse mendon se do të thyejë Dumanin në këtë mënyrë. Si profesionist e konsideroj të rëndë që Dumani i kthen përgjigje.

Kujt i përgjigjesh, i përgjigjesh një akuze që ka një bazë, por kur shikon fund e krye një njeri të marrosur që ka ikur nga mend të kokës. Rrezik do e shohin e në ndonjë shtyllë korrenti të balsamosur. Ilir Meta është politikan me dosje ish-sigurimi",- tha Beqiri.

Lini një Përgjigje