"Të sanksionohet Serbia", Basha në KiE dënon sulmet terroriste në Kosovë e Izrael: Këmbana alarmi për sigurinë!

12 Tetor 2023, 16:22Politika TEMA

"Të sanksionohet Serbia", Basha në KiE dënon sulmet

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha mbajti fjalën e tij këtë të enjte në Asamblenë Parlamentare të KiE. Ai u shpreh se Shqipëria dënon ashpër sulmet në Izrael dhe qëndron pranë popullit të tij në këtë kohë kritike. Basha foli ashpër dhe për sulmin terrorist në Kosovë më 24 shtator.

"Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë ju ka rënë edhe një herë kambanave të alarmit, për arkitekturën e sigurisë në Evropë. Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014", - u shpreh Basha në Asamblenë Parlamentare të KiE.


Sipas kreut demokrat,  24 shtatori nuk mund të ndodhë pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi.

"Serbia ka nisur të realizojë idenë e  Botës serbe. 24 shtatori, është përpjekje për të detyruar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe rrëmbimit të territorit. Serbët,  u përdoren si gurë shahu në një lojë të ideuar dhe orkestruar nga Moska". 


Basha tha se synimi i Moskes është zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos - minimin e krahut juglindor të NATO-s dhe hapjen e një fronti të ri në zemrën e Aleancës.

Basha apeloi anëtarët e BE-së dhe NATO-s të mos e nënvlerësojnë apo të zvarritin trajtimin e këtij kërcënimi serioz.

"Nevojitet një hetim ndërkombëtar për atë që ndodhi më 24 shtator, sanksione kundër Serbisë. Shtetet anëtare të BE-së nuk mund të veprojnë sikur asgjë  nuk ka ndodhur dhe  të ushqejnë me paratë e taksapaguesve evropianë një makineri shtetërore që punon për destabilizimin e rajonit dhe mbarë Europës", - tha Basha.


Gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë ftoi katër vendet e mbetura të NATO-s duhet ta njohin Kosovën, si një kontribut për paqen në Evropë dhe të hapin rrugën për përfshirjen e saj në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.

 

 

2 Komente

  1. S
    Sorry

    Po ku je o "Yll" i ballkanit dhe mbarè europes...une, dhe jo vetem, tek ty i kemi shpresat...ndryshe, n'a mori lumi...suksese nè jete...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo Luli

      PO KE PERFAQESON KY KOKELOQJA NE KIE? KY SESHTE ASGJE TJETER VEÇ KRYETAR I KANOÇE PARTISE SE VULES DHE DEPUTET I SAJ. LO ATERE ÇLIDHJE KA ME KIE?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje