Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës në Durrës, Arian Ndoja: Ish-prokurori presion zgjedhësve, i intimidon duke u thënë se ka lidhje me krimin

9 Prill 2025, 11:40Politika TEMA

Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës në Durrës, Arian

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka kallëzuar në SPAK kandidatin për deputet të Sali Berishës në qarkun e Durrësit, ish-prokurorin Arjan Ndoja.

Në kallëzimin e paraqitur, Koalicioni Euroatlantik kërkon nisjen e hetimeve ndaj Ndojës për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK, Koalicioni Euroatlantik thotë se Ndoja dyshohet se ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për të mos votuar subjekte të tjera politike, si edhe sipas tyre ka pohuar publikisht lidhje me individë të botës së krimit, me qëllim intimidimin e zgjedhësve dhe ndikimin në votë.

“Zgjedhjet e 11 majit duhet të zhvillohen në mënyrë të lirë, të ndershme dhe larg ndikimit të grupeve të strukturuara kriminale apo formave të blerjes së votës,” – thuhet në kallëzimin zyrtar.

Sipas kallëzuesve, këto dyshime bien ndesh me objektivat e Strategjisë së Hetimit për Krimin Zgjedhor të miratuar nga vetë SPAK, e cila përfshin hetimin aktiv të rasteve të presionit, kanosjes apo përfshirjes së elementëve kriminalë në procesin elektoral.

Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të regjistrojë menjëherë kallëzimin penal, të kryejë hetimet e nevojshme dhe të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor përmes veprimit të shpejtë dhe të vendosur.

Kush është Arjan Ndoja? 

Arjan Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit. Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit.

Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku mbeti i plagosur ish prokurori dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës në Durrës, Arian

9 Komente

  1. D
    Doktori

    A ka ligj(dekriminalizimi) qe verifikon kandidatet para zgjedhjeve? Si mund te kandidoje nje person me jete back ground...

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O lulush kot ankohesh , prokurori ka qene krahu jot i dhjathte o derdimen , ti di pikat e tua dhe prandaj ti po ankohesh .Jeni njesoj , kriminele .Çte genjen mendja se do te fitosh , ne 2021 gjete Fluture qe te shkruajti librin, tani ke gjetur Dacin qe shkruan perty o derdimen .Lyej floket se te ka dale boja .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sadiu

        Po tërë mutërshtet ky Saliu i kalbur i ka marrë në partinë e tij. Populli i Durrësit po qe budalla që të votoj një jashtëqitje qëni si ky krimineli ish prokuror.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sufllaqe

          Do te të kujtoj listen w deputetëve te Durresit te 2021? E ke kollaj me i gjet, jane te gjithe ne te njëjtën qeli, mungon vetëm shefi yt dhe i Meros. Se Mero nderroi padron shpejt, i iku lali zemra.

          Përgjigjjuni
        2. s
          sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

          sali berisha. mbrapa. hekurave. sa me pare se do beje. na. nje krim tjeter. dhe pastaj do jet shum von

          Përgjigjjuni
          1. f
            flase

            Me Spak dhe DUmanin si dhe me Celibashin eshte nje çudi qe do kthehet ne bumerang per ta sepse ata po pergatisnin nje 1997 me veprimet kriminale ndaj zgjedhjeve sepse Pd e kryesuar nga nje kriminel si Sali Berisha dhe pastaj te gjithe kandidatet e saj qe nga Dule e Beleri ( do thote ndonjeri ç'pune ka Beleri qe nga ai gazetari Koqja a Koka si e ka !) jane me precedent kriminal te rrezikshem si Gazi Ne Elbasan apo dhe ky mafja prokuror i Durresit, eshte ulurim ç'po behet ne Shqiperi me keta njerez, dhe as KQZ nuk ndihet, por dhe Dumak apo Dumani taks forcen e tij pergjon ndonje tjeter por jo kryekriminelin. Kokat e tyre do hane se nuk te fla me njeri sot, boll me me dallavera, thoshte artisti i vargut Ali Asllani. Ne qiftese Takasa e DUmanit dhe Celibashi nuk veprojne, atehere dikush tjeter do veproje, ....se nuk mund te mbushte prape me kriminela parlamenti !

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kolera berishiste

              Kjo eshte natyra vrasetare e komunisteve , bashkepunimi me subkoshiencen e shoqerise . Domosdo , Saliu nuk mund te beje perjashtim . Per me teper ai eshte Nena dhe babai I i ketyre antinjerezve . Megjithate ai I ushqen trushplaret me dokrrat te tilla se kriminelet e narkoshtetit do t'i gjejme e do t'i denojme kudo qe te jene ...!!? Ai ka dale ne fushate vete me kriminele e bije kriminelesh , sic Kemi degjuar ne Berat ... Berishizmi eshte kolere e tmerrshme .

              Përgjigjjuni
              1. r
                robi

                Vetem llumi i prokuroreve dhe gjyqtareve i bashkohet vicidolit. Ky Arjsn ndoja shok me Rrumin e shijakut, kurse ne Lezhe kandidon gjyqtari me i korruptuar i planetit Gjin gjoni veteriner gomeresh me kurs 3 mujor plepash u be gjyqtar, perjashtuar pergjithmone nga vetingu si gjyqtari me i koruptuar i planetit. Ky eshte koalicioni bathorja foltorja madheshtore kujtimhamshore nga Farka deri ne Vore.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Encrochat.

                  Po perse SPAK nuk reagon ndaj mafiozit Arjan Ndoj? Ka te gjitha komunikimet e ketij horri me te gjithe kriminelet dhe trafikantet me te rrezikshem dhe shume prej tyre jane ne kerkim nderkombetar! Sa turp qe perseri ne parlament do futen horra si arjan ndoj!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje