Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka deklaruar se kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, klientelizimi i qeverisë dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e familjeve shqiptare.
Ai shton se, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë, PD ka përgatitur një program ambicioz që synon mbështetje për sipërmarrësit dhe krijimin e mundësive për punësim.
Sipas tij, programi i PD synon uljen e taksave, rritjen e prodhimit vendas dhe përmirësimin e kushteve për bizneset, me qëllim rritjen e pagave dhe përmirësimin e jetesës për familjet shqiptare.
Basha i fton qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë e votës më 11 maj për të ndryshuar kursin e vendit dhe për të ndihmuar në krijimin e një ekonomie më të fortë.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Kostot e papërballueshme të jetesës, taksat e larta, klientelizimi i qeverisë, mungesa e konkurrencës, korrupsioni që frenon zhvillimin ekonomik, janë plagët e mëdha që godasin sipërmarrjen dhe xhepat e çdo familje shqiptare. Për t’u dhënë zgjidhje këtyre sfidave, në bashkëpunim me ekspertët më të mirë vendas e të huaj, kemi përgatitur një program ambicioz, që e vendos qeverisjen në krah të sipërmarrësve të ndershëm dhe qytetarëve, jo kundër tyre.
Në qendër të programit ekonomik që propozojmë është mirëqenia juaj: ne besojmë në një ekonomi që frymëzon sipërmarrjen, tërheq investitorë të huaj dhe krijon vende të reja pune. Me taksat e ulëta, bizneset zgjerojnë investimet, fuqizohet prodhimi vendas, zgjerohet shtresa e mesme, rriten pagat dhe konsumi familjar. Kështu familjet shqiptare, në veçanti gjysma që jeton në rrezik varfërie, do të kenë mundësi të ndërtojnë një jetë më të mirë këtu, në vendin tonë.
Ju keni fuqinë ta bëni të mundur këtë përmes votës tuaj më 11 maj, të vetëdijshëm se Shqipëria meriton më shumë.
Disa prej pikave të programit ekonomik të Demokratëve Euroatlantikë të prezantuara në videon e programit:
9% taksë e sheshtë
9% tatim fitimi
9% dividenti
0 taksa për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë të reja
Ulim detyrimet që bizneset e vogla paguajnë ndaj pushtetit lokal në vlerën jo më të lartë se 1% e xhiros vjetore
Duke aplikuar pullën fiskale, do të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla
Kompensimi, apo rimbursimi automatik nga sistemi i TVSH-së për çdo tatimpagues përfitues
Bashkojmë në një institucion të vetëm tatimet dhe doganat, duke përgjysmuar burokracinë
Eliminojmë privilegjet fiskale për investitorët strategjik
Heqim “taksën Rama” 240 lekë të vjetra për litër të karburanteve.
ha mut Dordolec aty ku je !
Ore ky debili ashte regjistruar kund si parti apo do regjistrohet kur te perfundojne zgjedhjet ,hajde idiot hajde
Paska edhe Lyli Program?! A na ngrenc mune me gjithe program or Lyl!
I paska dalur gjumi lulit , 7x7 47 o lul bisha
....vetëm ky BUË pa rr e Bën Shqipërinë .
KY e di se po I shkrojti ne fesbuk KY programi I tij do votohet .Ti je nje debil I padoboshem
O lulrava si me Saliun dhe pa Saliun nuk u bëre politikan,të kam thënë edhe herë të tjera,ik në Hollandë dhe shijo jetën e harxho milionat që bëre me ndihmën e Saliut dhe ngrij një monument te oborri vilës,argitës faqe djegura që të futi në politikë...
Programmi 7× 7=42 do te zgjidhej te gjitha problemet:- pensionet do te rriten 1000 euro,rroga minimale 1300 euro,ndihma ekonomike 900 euro.Buka dhe uji do te jene falas,po' keshtu Edhe energia elektrike,sidomos per olirg....te varferit.Cdo familjes do ta bejme me du makinat falas,te treten dk ta blejne me gjysem cmimi.Zgjidhni me voten tuaj Lulush Bilbilush in kryeminister dhe shpetuat.
Shakaja e fundit, e tranzicionit, e ka emrin demokratet euroatllantik!!! Presh ne kopesht.