Bashkimi i PD, Luan Baçi: Do t'ia lija vendin tim Alibeajt, vetëm të vijë. Nuk kam besim tek Bardhi

17 Tetor 2022, 14:44Politika TEMA

Bashkimi i PD, Luan Baçi: Do t'ia lija vendin tim Alibeajt,

PD-ja po bën përpjekje për t'u ribashkuar.  Para mbledhjes së kreut të PD-së, Sali Berisha ka thirrur drejtuesit e qarqeve dhe disa nga deputetët kanë deklaruar se mezi e presin bashkimin.

Deputeti Etmond Spaho tha që është e domosdoshme të kapërcehet ngërçi në grupin parlamentar.

“Pa diskutim që situata ka një përmirësim të jashtëzakonshëm në krahasim me një vit përpara. Unë flas për Qarkun e Korçës, që e kam ndjekur nga afër.

Strukturat janë plotësuar me të gjithë elementët. Tani jemi gati për primaret për zgjedhjet vendore. Ne e dimë që në grupin parlamentar ka një ngërç, që është e domosdoshme të kapërcehet.

Kapërcimi arrihet përmes bisedimeve. Uroj që të dalim me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Të gjithë deputetët që janë zgjedhur në emër të PD-së në prill 2021 janë përfshirë në grupet e punës”, tha Spaho.

Ndërsa deputeti i Fierit, Luan Baçi, i ka bërë një ofertë Enkelejd Alibeajt, në këmbim të bashkimit. “Gjithmonë në negocim kemi qenë. Gjatë gjithë kohës bisedojmë me njëri-tjetrin që të jemi bashkë.

Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pavarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te z. Bardhi.

Jam i gatshëm me z. Alibeaj dhe të gjithë deputetët e tjerë të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do t'ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, është shprehur Baçi.

 

4 Komente

  1. c
    ce

    Per stabilizimin e gjendjes se rende qe mbizoteron tek pd pas pushtimit te shqupit nga grupi naziskin i Sali Lushe turikalit, Muli horrit, Sahiti tritol dollapit, Strazos me patllake do ngrihet nje grup pune per te bashkuar forcat e ndara . Grupi i punes kryesohet nga klevis krrici i faro pace pilafit, strazua me patllake, vokshi gerdalla, dhe Luan baci qe u corr i shkreti por e sheh se fitorja e lokaleve 2023 eshte nje gje e pamundur sidomos tani qe u bashkuan dhe me spiunin Agush askush kokeducja njeriu me i urryer ne shqiperi ku 99.9999% e shqiptareve nuk duan te ja shohin surratin se ngeli nate e dite ne konferenca leshi tek ekrani i tv plepit apo syrit te cim pordhes.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hurin do merni.

      O sh. Luan postin lere se te gjatin do merni sic ekeni mare gjithmon.

      Përgjigjjuni
      1. m
        miku

        Une nuk dua ti kuptoj: si do bashkohen keta qe u rrahen me gjak e hekur?! Vetem duan ti fusin ne kurth Alibejan dhe pastaj do ti perjashtojne fare se do u mbushe te tjereve dobiçi Sheqeres bythen me leke.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hixha

          Luan Buci,trego,si e ke vene tere ate pasuri,tek Komuna Parisit! Sa dyqane ke? Mos harro floket!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje