Alibeaj: Të “shkallmohet" dera e të hapen dosjet e ish-sigurimit, shqiptarët janë në errësirë

17 Tetor 2022, 12:22Politika TEMA

Alibeaj: Të “shkallmohet" dera e të hapen dosjet e

Është zhvilluar këtë të hënë mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të bien dakord për hapjen e plotë të dosjeve t ëish-sigurimit të shtetit.

Ai ka shtuar se është dakord vetëm me një kufizim për hapjen e dosjeve, atë të moscënimit të sigurisë kombëtare.

“Momenti është tani, sidomos tek neni 29 i shumpërfolur. Ai përmbys të gjitha dispozitat e ligjit të dosjeve, që vendosin kufizime në hapjen e tyre. Të shkallmohet dera, që mban të mbyllura dojet e sigurimit, juve thoni hajde shohim këto frëngjitë e vogla e ndërkohë publiku mbetet në errësirë.

Është paraqitur sipas procedurës. Edhe kur hidhen nenet në votim hidhet i pari amendamenti që është më i largët, pra ky i joni. Dosjet të hapen pa asnjë kufizim, pra vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare. Me këtë jam dakord.

Ajo që po pretendojmë ne është shumë herë më tepër, jo vetëm të kontrollohet, por të mos kontrollohet nga një dotë e vetme”, është shprehur Alibeaj.

6 Komente

  1. B
    Bureto

    Deputeti, Pandeli Majko drejtuar opozitës, në Komisionin e Ligjeve, bëri një vërejtje lidhur me datën 29 nëntor 1944, prej nga ku duhet të ketë efekte ligji, duke pretenduar se Sigurimi i Shtetit, nuk ishte krijuar atëhere!! Dakord shoku Majko, kronologjikisht është ashtu, po ju, ose nga padija ose nga djallëzia, harroni se para shërbimit informativ me emrin "Sigurim.....", rolin e tij, bile më me egërsi dhe si rregull në shkelje flagrante të ligjit të kohës, e luante ai që quhej "Divizioni i Mbrojtjes së Popullit". Bile shërbimi informativ vepronte qysh në kohën e luftës dhe drejtohej direkt nga Enveri dhe emisari jugosllav, i ngarkuar posaçërisht me këtë mision, me dorën e të cilëve janë likujduar mjaft kundërshtare politikë brenda tyre, por dhe shumë nacionalistë, sidomos nga ata që kishin në zemër dhe në veprimtari, çështjen e Kosovës. Por m.q.s p/ligji në diskutim, ai i "Hapjes së dosjeve të Sigurimit", me të drejtë kërkon caktimin e datës 29 nëntor, si datë e veprimit të tij, atëhere në të duhet shtuar, dhe ai shërbim që kryente po ato detyra të sigurimit famëkeq, por me emër tjetër si organ i shërbimit sekret dhe që quhej "Divizioni....".

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kadriu

      Hahaha! Keshtu fliste edhe kryekrimineli Isa Toska per shtepite e qytetit dhe fshatrave te Fierit.

      Përgjigjjuni
      1. n
        n

        jo mor vella se gjezdisne ne cdo kasaba ku pulat benin kakakaka.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Himarioti

        Ky Ali Beu, gjak i kryekriminelit të kombit tonë, Isa Toska, çdo ditë e më shumë, vërteton injorancën e vet. Si injorant është i përsosur. Por, edhe shumë i rrezikshëm.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Komuniste dite balliste naten

          Ri urte se te erdhi nongrata dhe te flaku si lecke ... po mire mo debil keshtu flet politikani kjo eshte gjuhe rrugaci cfare ndryshime ke ti nga Berrisha

          Përgjigjjuni
          1. l
            lenci

            O Bureto! Po Divizioni i Mbrojtjes se Popullit kur eshte krijuar? Eshte krijuar pas 29 nentorit! Ben mire te njohesh historine. Detyra e tij ishte e percaktuar mire. Te luftonte mbeturinat e bashkepuntoreve dhe krimineleve qe bashkepunuan me nazi-fashistet. Kush diskuton per ligjin per dosjet e ka nje reference. Shembullin e Gjermanise. Keshtu eshte thene deri me sot. Ti je edhe nheri me mend ne koke. E kam pare nga komentet e tua. Edhe te behet sic kerkon nipi i Isa Toskes, nuk do e pranoje BE. Ligj per te denuar nje njeri te vetem nuk behet. Kaq.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje