Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Komisionin Europian, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, vlerëson hapat e Shqipërisë drejt BE-s me çeljen e disa grup kapitujve.
“Shqipëria po ecën shumë mirë” vlerëson ajo.
Edhe Tirana thotë komisionerja është përfituese nga fondi një miliard euro i Planit të Rritjes së BE dhe se me këto para do të inkurajohet zbatimi i reformave të nevojshme.
Zgjerimin e BE-s me vendet e Ballkanit perëndimor në kontekstin e ri gjeopolitik të luftës në Ukrainë, ajo e komenton si një zhvillim historik për ta bërë Evropën më të fortë. Por, sipas saj mbyllja e kapitujve nga Shqipëria, nuk do të thotë automatikisht anëtarësim i plotë në BE.
Komisionerja për zgjerim Marta Kos thotë se Komisioni Europian, nuk është i kënaqur nga largimi i disa institucioneve amerikane, nga financimi i SPAK, por ajo jep garanci se do të jetë Bashkimi Europian që do mbështesë SPAK dhe institucionet e reja te drejtësisë me asistencë teknike e financiare ne drejtimin forcimin e kapaciteteve dhe pavarësisë së prokurorisë së posaçme,
Komisioneria zbulon për Top Channel sapo janë dhënë 270 milionë euro për shtetin e së drejtës nga fondi një miliard që përfshin plani i rritjes për Shqipërinë. Zyrtarja e lartë e Komisionit Europian vlerëson punën e SPAK duke nënvizuar se ky institucion i drejtësisë gëzon besimin e plotë të BE dhe se sulmet ndaj prokurorëve të posaçëm po ndiqen nga Brukseli.
Komisionere, le të ndalemi pak në një çështje shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare, shtetin e së drejtës që sapo përmendët. Pra, si i shihni rezultatet e SPAK-ut deri tani dhe sa shqetësuese janë për Komisionin Evropian sulmet ndaj këtij institucioni dhe kreut të këtij institucioni, zotit Dumani, të cilin sapo e takuat, dhe prokurorëve të tjerë specialë?
Reforma në drejtësi ishte, në fakt, parakushti që të mund të fillonim negociatat. Pra, ky ishte një hap i madh përpara në rrugën tuaj evropiane, por kjo nuk është e lehtë. Ju përmendët shtetin e së drejtës. E dini se çfarë është në të vërtetë shteti i së drejtës? Shtet i së drejtës do të thotë që njerëzit mund t’i besojnë sistemit tuaj, ligjeve tuaja dhe nëse po përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme për popullin shqiptar. Ndaj, sa i përket SPAK-ut dhe institucioneve të tjera gjyqësore, jam e lumtur që SPAK-u ka qenë i suksesshëm dhe e mbështes vërtet pavarësinë e SPAK-ut, sepse ju e dini se ndarja e pushteteve në çdo vend është shumë e rëndësishme. Kemi parlamentin, kemi pushtetin ekzekutiv, pra qeverinë, dhe pastaj kemi sistemin e pavarur gjyqësor. Pra, nuk ka të bëjë vetëm me SPAK-un që duhet të jetë i pavarur, ka të bëjë me të gjitha institucionet e drejtësisë që duhet të jenë të pavarura dhe të punojnë në një mjedis ku njerëzit e besojnë realisht se Shqipëria ka një sistem të drejtë apo drejtësi për të gjithë, realisht për të gjithë.
Komisionere, janë të shqetësuar në Bruksel për sulmet me mënyra të ndryshme ndaj SPAK-ut dhe veçanërisht ndaj zotit Dumani?
Ne nuk shqetësohemi kur e ndjekim këtë çështje. Deri tani kemi parë që SPAK-u ka funksionuar mirë, ndaj ka besimin tonë. Nuk është asnjëherë… e përmenda edhe më parë, se të kalosh nëpër reforma apo ndryshime, nuk është kurrë e lehtë. Është një proces transformimi dhe jo të gjithë mund të jenë të kënaqur me atë që po ndodh në këtë proces transformimi. Ndaj, sigurisht që po e ndjekim, por nuk jemi të shqetësuar.
Komisionere, po përballemi me një realitet të ri. SHBA-ja ka tërhequr mbështetjen teknike që i ka dhënë SPAK-ut. Si do të vazhdojë Komisioni Evropian ta mbështesë SPAK-un, veçanërisht për të ruajtur gjënë më të rëndësishme, pavarësinë e tij?
Kjo është një pyetje shumë e rëndësishme. Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian në procesin e negociatave me Shqipërinë bazohet jo vetëm në faktin që Shqipëria duhet të japë rezultate, por edhe që Bashkimi Evropian të ndihmojë.
E njëjta gjë ka qenë edhe për vendin tim, Slloveninë, për çdo vend tjetër kandidat në të kaluarën, dhe e njëjta gjë është edhe për Shqipërinë. Nuk nuk jemi të kënaqur që disa institucione amerikane po largohen nga financimi i institucioneve të ndryshme, jo vetëm për SPAK-un, por edhe të shumë organizatave të shoqërisë civile.
Jam e lumtur që përmes Planit të Rritjes, sot u konfirmuan dy marrëveshje në parlament, do të mund të ndërhyjmë deri diku.
Për shembull, afro 270 milionë nga një miliard i kemi ndarë për themeloret dhe për shtetin e së drejtës.
Kështu që për këtë nuk kam frikë. Kjo do të thotë… por në të njëjtën kohë, kur flas për reformat e nevojshme dhe mbështetjen e Shqipërisë, është shumë e rëndësishme që ne t’ju sfidojmë gjatë gjithë kohës dhe ju të na sfidoni ne, që të ecim sa më shpejt. Kur them se duhet t’ju sfidojmë, do të kthehem përsëri në kohën kur vendi im, Sllovenia, ishte në procesin e negociatave. I thamë vetes, o Zot, vërtet duhet t’i bëjmë të gjitha këto? Po. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me faktin që Shqipëria të përgatitet më mirë, por ka të bëjë edhe me faktin që Bashkimi ynë Evropian të jetë i sigurt që kur ju, Shqipëria, të bëhet anëtare e BE-së, do të jetë dicka 100% e mirë për Bashkimin Evropian. Pra, për të dyja palët është e rëndësishme që vendet anëtare të jenë në gjendje ta përqafojnë Shqipërinë dhe sigurisht që me këtë të jenë të kënaqur edhe njerëzit në Shqipëri, të cilët, siç e dini, janë shumë në favor të anëtarësimit në BE.
Dhe nëse mund të shtoj diçka këtu, jam shumë mirënjohëse që mund ta bëjmë këtë intervistë, sepse media mund të luajë një rol vërtet të rëndësishëm. Qeveria nuk mund të arrijë në çdo fshat dhe te çdo qytetar i Shqipërisë, por me ndihmën e medieve mund të përhapim informacione mbi përfitimet e anëtarësimit në BE.
Me ndihmën e gazetarëve të BE-së mund të marrim komente mbi çka njerëzit ndoshta nuk e shohin se po funksionon mirë dhe ne mund ta bëjmë më mirë. Pra, në këtë aspekt, media e lirë apo liria e shprehjes janë shumë të rëndësishme dhe unë e shoh median si aleate për ta bërë këtë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet anëtare.
Dhe një nga detyrat që kam për veten time është të bëjmë një fushatë komunikimi në vendet anëtare ku do të flasim se pse është gjë e mirë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së.
skap = KOLONA E 5 QE NE PORDHEN E MADHE TE BE-se TE DREJTESISE -NJI LABIRINTH QE S'KA STACION NE DREJTESI POR SHKATERRIM TOTAL TE SHTETIT SHQIPTARE NE EMER TE LUFTES VS KORRUPSIONIT - ANALOGE ME SPECIALEN HAG-QE ARRESTON PRESIDENT ETJ POLITIKAN KOSOVARE NE EMER TE "DREJTESISE" MBAS SE CILES FSHIHET POLITIKAT E MBAJTJES TE DESTABILIZUAR KOSOVEN POLITIKISHT E PENGOJN KONSOLIDIMIN E SHTETIT . SPAK= LLALLA
JU, BE, le ta mbeshtese SPAK-un sepse ju mbeshtete dhe nje te burgosur duke e bere deputet te Evropes, ju mbeshtesni dhe Gerqine qe shantazhon fqinjet. Mbeshteteni DUmani se po udheheq drejte fashtizimit te drejtesise shqiptare sipas porosive te klani grek.