BE nis programin mbështetës prej 7.2 milionë eurosh për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë

14 Shkurt 2025, 15:37Politika TEMA

BE nis programin mbështetës prej 7.2 milionë eurosh për

Bashkimi Evropian në Shqipëri ka nisur zyrtarisht projektin e mbështetjes për integrimin në BE (EUIS), një iniciativë prej 7.2 milionë eurosh, e cila synon të ndihmojë qeverinë shqiptare në avancimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ky projekt është në përputhje me objektivin ambicioz të Shqipërisë, të përcaktuar në Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027.

Projekti do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për strukturat negociuese dhe të gjitha institucionet publike të përfshira në procesin e anëtarësimit në BE. Përmes ekspertizës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, BE-ja do të ndihmojë Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së në të 35 kapitujt e negociatave.

Ky program gjithëpërfshirës do të ndihmojë gjithashtu Shqipërinë të përshpejtojë integrimin në BE, duke e mbështetur vendin që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë para-anëtarësuese, si pjesëmarrja në programet dhe strukturat e BE-së. Do të zhvillohen programe trajnimi strategjike për të forcuar kapacitetet e administratës publike, jo vetëm për të çuar përpara me sukses procesin e negociatave, por edhe për të siguruar që institucionet shqiptare të jenë të përgatitura për të marrë përgjegjësitë që vijnë me anëtarësimin në BE. Për më tepër, qeveria do të përfitojë nga ekspertiza e dedikuar për zbatimin e Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave të miratuar.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, riafirmoi angazhimin e fortë të BE-së për integrimin e Shqipërisë:

"Perspektiva evropiane për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë më reale. Pas hapjes së dy klasterave negociues me BE-në vitin e kaluar, dhe ndërsa vendi synon të hapë të gjithë klasterat deri në fund të këtij viti, puna për reformat duhet të përshpejtohet ndjeshëm. BE-ja është e gatshme të mbështesë planet ambicioze të Shqipërisë, përfshirë edhe përmes këtij projekti të dedikuar. Së bashku me vendet anëtare të BE-së, ne do të bëjmë maksimumin për të ndihmuar Shqipërinë jo vetëm të përmbyllë procesin e anëtarësimit, por edhe të përgatitet për përgjegjësitë dhe përfitimet që vijnë me anëtarësimin në BE" tha Gonzato. 

7 Komente

  1. T
    Teme

    Qenkan kput ne......aq kushton vetem letra A 4 qe printohet.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marinela

      edhe keto i ka kaparuar Ilda Bushka me shoqe....

      Përgjigjjuni
    2. E
      EVROPIAN

      PER KRUAJTESE VESHI I KA DHENE BE KETO leke,kaq pak?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Opa, kur menduam se Mero do pushonte si vegel qorre propogande e regjimit Rama! = Pyetja qendron, a eshte Rama nje klysh i Berishes! lol

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensonisti socialist

          Per here te pare ke te drejte Kalec, tanime eshte e qarte se Rama eshte klysh i Saliut, e dhimbshme por e vertete. Bile, Rama ka me pak dinjitet se Sali vrasesi. Rama eshte me pa integritet moral, politik dhe njerezor se Saliu. Rama eshte me demagog, me i cmendur, me i pabese, dhe me shtazarak se Sali kerma. Burgu eshte krejt pak per nje monster si Rama.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vlonjati

          Kolec kari që mbete loqe gjithë jetën . Të gjithë u gëdhëndën nga pak , vetëm ti mbete rrotë kari .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Liu i vertete

            Kjo ngjan shume Klotilda Bushken....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje