Belind Këlliçi i bashkohet Besart Xhaferrit: Nëse humb zgjedhjet, kryetari i PD-së duhet të zbatojë statutin dhe të largohet

19 Prill 2025, 11:10Politika TEMA

Belind Këlliçi i bashkohet Besart Xhaferrit: Nëse humb

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV, deklaroi se, sipas statutit të Partisë Demokratike, kryetari duhet të japë dorëheqjen në rast se partia humb zgjedhjet më 11 maj.

A do të zbatojë PD statutin për kryetarin Sali Berisha? Këlliçi shprehet se ky rregull vlen edhe për zotin Berisha, por thekson se fokusi kryesor për të mbetet fitorja në 11 maj, jo skenarët e mundshëm të humbjes.

Pas deklaratës së kryetarit të Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, i cili tha se Berisha duhet të largohet nëse humb zgjedhjet, ky është rasti i dytë që një deputet i listës së mbyllur artikulon të njëjtin qëndrim. Nuk dihet nëse kjo është një qasje e koordinuar, por marrëdhënia e gjatë e bashkëpunimit mes Këlliçit dhe Xhaferrit lë të kuptohet se qëndrimi i tyre mund të mos jetë rastësor.

Të flasësh për statut dhe rregulla në një parti si ajo e drejtuar nga Berisha mund të duket utopike. Megjithatë, konceptimi i një “kryengritjeje në pallat”, sidomos duke parë rezultatet e sondazheve dhe pritshmëritë, nuk është një fenomen i paprecedent. 

Ajo që duket e sigurt është se, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, Sali Berisha nuk ka gjasa të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, dhe arsyetimet për këtë, siç pretendohet, i ka përgatitur që tani. Çka mbetet e paqartë është qëndrimi që do të mbajnë disa deputetë të tjerë të listës së mbyllur.

A do t’i bashkohen Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj apo Jorida Tabaku (nëse do të zgjidhet në parlament) grupit të rebelimit kundër Berishës? Kjo pritet të qartësohet më 12 maj, kur PD do të gjendet sërish përballë një udhëkryqi të ri dhe, ndoshta, një përçarjeje tjetër.

4 Komente

  1. r
    robi

    O Belo krrici pse ke frike thuaje troc vicidoli duhet te ike para zgjedhjeve se la nam, harron daten e zgjedhjeve nga 11 e beri 14 kurse muaji dhe vitin i ka harruar pergjithmone. Dje % et i rritjes se cmimeve i ktheu ne km, vazhdojne gafat cdo dite dhe njerzit tregojne cdo dite ne kafet e mengjezit gafat e vicidolit si dikur kur talleshin me Pal Vaten e Shkurtes se Dukagjinit. Tani eshte bere si Hu Xhintao 81 vjecar i PK te kines dhe Bajdeni 82 vjecar qe e terhoqen nga fushata se la nam me gafat e tij.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati idealist

      Belo evgjiti dhe ky Besarti ja fusin kot,sepse maloku nuk largohet nga kryetarllëku i PD,sepse i till legeni sahaleja.Ashtu siç ka bër gjithmonë kur ka humbur zgjedhjet do të thotë nuk tërhiqem,sepse E Rama i vodhi zgjedhjet.Ky palaço nuk ka turp,as kuqet e as zverdhet,sepse është kriminel,është i korruptuar,është hajdut,është vrasës i shqiptarëve,është non grata nga Amerika dhe BMadhe,por ai është non grata edhe nga shqiptarët.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ta futi edhe Belo jevgu o Sali idioti

        He bre Sali rrota, e fute Belo jevgun ne listen e mbyllur, dhe ja si ta shperbleu. Gjelle jevgjish do thuash ti Sali, por duhet ta kuptosh se nuk meriton gjelle me te mire ti o burre i keq. Thuaj Dumanit dhe Dados tani ta perlajne Belon sipas planit tend.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Firzamoniken dhe dil dasmave

          Mos e rruaj......si gjithmone u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat nuk njohim zgjedhjet narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici protest protest dhe jeta vazhdone......

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje