Bëmat e Metës/ Si iku nga Presidenca me kosa, sfurqe, brisqe, kërcënime e me thirrje për luftë civile

2 Janar 2023, 15:53Politika TEMA

Bëmat e Metës/ Si iku nga Presidenca me kosa, sfurqe, brisqe,

Më 28 prill 2017, Parlamenti i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër dhe shumica socialiste bashkë me deputetët e LSI-së i dhanë Ilir Metës votëbesimin për t’u bërë President i Republikës.

Por, Meta e “zhveshi” kostumin e presidentit pas hyrjes në institucion, pasi partia e themeluar prej tij, LSI, sa vinte po shkatërrohej.

Nga presidenca, Meta me deklaratat e tij u bë pjesë e opozitës dhe iu vërsul atyre që e çuan në Presidencë, socialistëve.

Lista e bëmave të Metës si President është e gjatë, por në mbyllje të këtij viti dhe tashmë me një Metë në krye të PL-së, CNA.al po sjell bëmat pikante që e kornizuan Metën si President.

Kur Metës i dukej vetja si Aljende

Me 20 mars 2019, nga Pogradeci, Ilir Meta në pozicionin e Presidentit, ka thënë se është i gatshëm të dorëzojë mandatin e tij.

Ai ka shkuar më tej, duke e krahasuar veten me ish-Presidentin e Argjentinës, Salvador Aljende, i cili vrau veten dhe duke sjellë shembullin e tij Meta ka thënë se është gati të bëjë të njëjtën gjë për vendin.

“Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si President kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake?”, është shprehur Meta nga Pogradeci.


Në fakt, ish-Presidenti i Argjentinës, Salvador Aljende, e vrau veten për atdheun e tij apo për përplasjet politike me qëndrimin që mbante SHBA-ja.

Po Meta për çfarë do ta vriste veten? Derisa sot është ende në politikë, duhet thënë se thjesht ka luajtur me blofin, për të provokuar dhe jo se i dhimbset atdheu.

Meta shfaqet i dehur në media


Ilir Meta është shfaqur edhe i dehur në studio televizive. Kujtojmë këtu tetorin e vitit 2020, ku ai doli në emisionin “Opinion”, tapë, siç thotë populli.

Pamjet nga gjendja e rënduar e presidentit Ilir Meta “thyen” rrjetin. Atij i është marrë shpesh goja ndërsa ka pirë ujë me dhjetëra herë.

Veç të tjerash, në një moment Meta humbi totalisht kontrollin e lëvizjeve, ku edhe uji që konsumonte u derdh.

Jo vetëm i dehur, por edhe i dhunshëm


Ilir Meta është shfaqur edhe i dhunshëm. Sjellim në vëmendje ngjarjen e 12 marsit 2021, ku ai është përplasur fizikisht me Policinë Bashkiake, në zyrat e FRD-së së Sali Shehut.

Meta pretendonte se kërkesa e bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Ai është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do t’i çojë në burg me duart e tij”.

Nga dhuna te thirrja për rrëmbim kosash
Një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, gjatë një konference për shtyp, Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje fierakëve, por edhe gjithë shqiptarëve, të mprehin sfurqet e sëpatat për 25 prillin, nëse preken votat.

“U bëni thirrje gjithë grave e burrave të Fierit e Mallakastrës t’i mprehin sfurqet, kosoret, sëpatat, t’i kenë gati ditën e diel e po u prek një votë e vetme, ashtu do të bëjë gjithë Shqipëria, me në krye Presidentin”, u shpreh Meta.


Dosja I.M


Pas largimit nga Presidenca Ilir Meta u bë Ilir Metaj për pak kohë. Kjo ndodhi pas publikimit të daljes në skenë të ish-agjentit të sigurimit të shtetit I.M.

Menjëherë këto iniciale u lidhën, me ish-Presidentin, tashmë kreun e Partisë së Lirisë.

Gjatë rrugëtimit të tij politik, ish-Presidenti është njohur si Ilir Meta dhe jo Metaj (me “j”) siç e ka të regjistruar në gjendje civile dhe siç e ka në deklarimin e pasurisë.

Edhe në një njoftim të mëhershëm të publikuar nga zyra e shtypit ku njoftohet një dalje e kreut të PL-së për mediat, shihet se gjeneralitetet e ish-kreut të shtetit janë ndryshe nga ç’është njohur gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Tashmë sërish shfaqet me mbiemrin Meta, me të njëjtin që ka firmosur dekretet si President.

Meta ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit, duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente.

“Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të 'mprehin' brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor.

sgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M. e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuara nga Edi Rama”, shkruan Meta mes të tjerash.


Sot, Ilir Meta (j) është në krye të PL-së dhe pretenon të vijë në pushtet, pavarësisht bëmave të tij si President dhe jo vetëm./CNA.al

15 Komente

  1. Z
    Zeqo Pilafi

    Salvatore Aljende, president i Argjentinës? E bukur kjo!!! Dhe vazhdo më posht lexoje çfarë shkruhet.....

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Çfarë prisnit Ju nga një fshatar injorant dhe hajdut i korruptuar ?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

        Nje zoom fytires se shiitit gjaxor e te kuptoi dikush se per cfare rrace perverse turkoshqipfolese behet fjale.....

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janulles me rock kokes

          O pederasti i Janulles qe cdo gje e lidh me besimin fetar , mos haro qe ai gjaksor dhe miku i tij Berisha ben ceshte e mundur qe ju krimba te mbijetonit ne Shqiperi , Meta , gjaksori sic e shkruan , eshte i vetmi politikan ose shqiptar qe eshte dekoruar me medalje te larte nga perlamenti helen per sherbimet e tij ndaj kombit grek .....mos e shaj me se do te presi koromanen mjekermuti Janulla , dhe do fillosh zakonin e vjeter qe mesove ne Sigrou , duke lepire hajdar .....bythqir

          Përgjigjjuni
      2. m
        memo.shaholli@hotmail .com

        O gazetar leshi! Mire qe se njeh historine por lexo e te mesosh. Sapo lexova paragrafin e pare ma shpife me njohuritr qe ke per hostorine. Salvador Allende ka qene president i Kilit ( Chile) o trap i lindur. Ndjese lexuesit per fjalorin e perdorur por me iritojne keta gjoja gazetare.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Presidenti nga skrapari qe te pret doren

          vetem brisku i mungon ketij budallai qe te na e rruaj te gjitheve.ky budalla rakitik vetem per te vjedhur eshte treguar i afte dhe eshte ndihmuar nga berishovici dhe rama.

          Përgjigjjuni
          1. a
            alphade

            Korigjim : Allende nuk ishte president i Kilit dhe jo i Argjentines !!! E keni brre dy here kete gabim ! Vetem nje nxenesi te klases 8-te do t’i falesh nje gabim i tille por jo nje gazetari …..!? Se dyti, Ilir Meta (j) nuk duhet t’a identifiko- ni me Allenden e shek.21 por me Donki- shotin e Mesjetes se larget qe eshte quaj- tur Nata e Gjate e Mesjetes…..!!!!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shaqo

              Mire i gazet-ar qe ke permendur bemat Metes, por nje vogelsire e ke ngaterruar: jo presidenti i Argjentines, por presidenti i Kilit ishte Salvador Alende. Nuk eshte gabim i madh por padijeni

              Përgjigjjuni
              1. k
                keno

                O Zot si mund te behet nje kafshe e tille president....

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Safet zhulalqi

                  Kokerr kaqoli e hajdut

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fatmiri

                    Më sa duket, ky artikullshkrues (nuk meriton të quhet gazetar), por edhe redaktori apo kryeredaktori i kësaj medie duhet të jenë të vegjël në moshë, sepse ka kohë që nuk shfaqet filmi "Në Santiago bie shi", që i dedikohet rrëzimit të qeverisë legjitime të Presidentit Kilian Salvadore Aliende dhe ardhjes në pushtet të juntës ushtarake nëpërmjet puçit ushtarak. Për fat të keq të këtyre artujshkrueve diletant e të pa përgjegjshëm, në bibliotekat dhe libraritë e Shqipërisë, gjendet romani i vajzës të Presidentit Aliende, Izabel Aliende, dëshmitare okulare e ngjarjeve dhe torturave nga junta ushtarake. Së dyti; Salvador Aliende nuk u vetëvra se i dhimbsej atdheu siç pretendon spiuni i Sigurimit I.M., por, nuk donte të binte në duart e puçistëve e të torturohen, ashtu sikur ndodhi me familjen e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Klimax

                      Përfaqësuesi tipik i mentalitetit fshataresk shqiptar!

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qytetari jo dixhidal

                        Fytyre presidenti me te bukur nuk gjen. Pa frike e klasifikojme ne vend te pare ! Itan kijeni,por hakun mos ia hani!

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Universi shprsa ime

                          Rama e bëri president . Ju kot e Shani. Tosi vuri Ramën just prap Ramën Shani. Alia vuri Salën ju prap salën Shani. Nesër do bëhet lali Eri e ju prap Veĺaj-n do Shani. Pse Shkoni pas gjurmëve kur ujkun e keni përball. Peshku qelbet nga koka thot popùlli. Ska faj idioti se ësht idiot po ai që i jep pushtet idiotit. Qotëlargu e mbushi me injoratër dhe spiuna Biron edhe këta po me të njëjtin stil punojn. Jà shikoni sa të paaft ka Rama në qeveri? Po ai ësht vet i till si mund të pranoj dikë mbi veten. Gjynaf se fundi i Tyre Jan varrezat por deri atëher ja kan bër varrin ktij populli më Keq seç po ja bëjn. E ju Shani Metën prap. Neser Xeni me Veliajn . I pàri president i dyti kryeministër. Demokraci e adhe . Familjet Papandreu e micotaqi Jan shëmbulli më i përafërt .

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bylykbashi

                            Ky idjoti me këtë surrat shpifësirë trëmb edhe derrat, e jo njerëzit! Kulmi i shëmtisë!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje